E diele, 28.04.2024, 06:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Isak Ahmeti: Mehmetali Rexhepi - një autor i veçantë

E diele, 20.08.2017, 10:02 AM


NJË AUTOR I VEÇANTË NË LETRAT SHQIPE

Nga Isak AHMETI

"Poemë plagësh që rrjedh..."

Një autor i mirënjohur në letërsinë bashkëkohëse shqipe është edhe Mehmetali Rexhepi.Ky autor ,  që është shumë i veçantë në letrat shqipe,  me veprat dhe shkrimet e tij të botuara deri më tash,  ka dëshmuar talentin dhe prirjen e tij krijuese , të veçantë , moderne dhe postmoderne.Në një shkrim timin për librin e tij:Enigma e magjikës, kam përmendur(shqyrtuar) edhe poezinë:

SI MË SHFAQESH(Mehmetali Rexhepi), ku është dhënë, shumë bukur e artistikisht,  portreti i këtij krijuesi që ka mbetur"poemë plagësh që rrjedh"...Është ky një shkrimtar dhe veprimtar i çiltër për çështjen kombëtare, ka qenë dhe ka mbetur tërë jetën luftëtar i paepur me fjalë e penë:për të vërtetën,  për të drejtën,  për ngadhnjimin e argumenteve,  për vlerat profesionale,  për udhëheqjen e rendit shtetëror sipas ligjeve kundër hajnisë e arbitraritetit.Fjala dhe vepra e këtij veprimrari dhe shkrimtari është model i baraspeshës-ai kurrën e kurrës, edhe atëherë kur ishte i përndjekur dhe i burgosur,  nuk iu shmang kërkesave që shtronin rrjedhat e kohës...

Pak biografi

Mehmetali Rexhepi u lind në Gjilan(1951), ku e kreu shkollimin fillor dhe gjimnazin.Ndërsa studimet ,  në Degën e Albanologjisë,  ndonëse me ndërprerje për shkaqe politike,  i mbaroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës Nga pushteti serbo-sllav, në vitet e 70-ta, 80-ta dhe 90-të shek.XX,  u burgos, u pushua nga puna dhe nga institucionet e KSA të Kosovës . Në biografinë e këtij autori lexojmë ,  veç tjerash,  edhe këtë:Mehmetali Rexhepi asnjëherë nuk iu shmang kërkesave që shtronin rrjedhat e kohës:pajtimit të gjaqeve, veprimtarive të"rrezikshme"legale dhe ilegale, politike,  kulturore-artistike dhe humanitare.Vlen të theksohet në mënyrë të veçantë se fushë-veprimtaria e tij ka shtrirje:në arsim e edukim,  në poezi,  prozë, studime ,  eseistikë e vështrime publicistike.Është vlerësuar me të drejtë se shkrimet letrare, poetike,  kritike e eseistike të tij shquhen për origjinalitetin e shprehjes gjuhësore ,  shpesh eksperimentale,  për ndjenjën e sinqertë e të fuqishme  dhe mendimin e thellë.Siç e ka vënë re edhe Mr.Tahir Arifi, shkrimi i tij buron nga laboratori me kërkesa të saktesisë matematike  të shkrimit qoftë ai estetik, shkencor a publicistik.

Me shkrime letrare,  Mehmetali Rexhepi u muar si nxënës i klasës  së shtatë, fillimisht me vjersha e më pas me qasje  kritike-eseistike , mandej me prozë dhe vështrime eseistike -publicistike.

Veprat

1.Kohëngjeshje bamirësie, me bashkëautor Sherafedin Kadriu, Prishtinë, 2000

2.Frymë e fërguar mynxyrave,  poezi, Prishtinë, 1997

3.Enigma e magjikës, ese, Prishtinë, 2011

4.Hirësia e motit, roman , Prishtinë;2017

5.Selatin Novosella-Kronisti i malbrezave, Prishtinë, 2017.

Vlen të theksohet se autori në fjalë, Mehmetali Rexhepi, përveç veprave të publikuara, ka edhe një mori dorëshkrimesh :në poezi, prozë, kritikë-eseistikë dhe publicistikë-eseistike.Mirëpo ai nuk është ithtar i publikimeve të shpeshta .Njihet edhe si bashkëpunues me revista kulturore, letrare dhe artistike në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Studiuesit e mirëfilltë letrarë por edhe lexuesit për shkrimet imagjinative  dhe diskurzive të Mehmetali Rexhepit kanë shprehur vlerësime afirmative ,  të veçanta për përmbajtjet interesante ,  për risitë hulumtuese,  për gjuhën , qëmtimin figurativ e stilistik në shkrimet e tij.Vlerësime tejet afirmative  për veprën e tij kanë shprehur shumë autorë dhe studiues si:Shefik Shkodra, Mr.Tahir Arifi, Mr.Sherafedin Kadriu, Dr.sc.Faik.Shkodra, Prend Buzhala, Nehas Sopaj, Prof.dr.Hysen Matoshi, etj.Kështu, për shembull,  duke u marrë me botën shkrimore të autorit, Mehmetali Rexhepit, shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur,  Prend Buzhala , shkruan:...Rexhepi është kritik i pasionit kërkues të bukurës dhe vlerave.Tekstet e tij, thekson Buzhala,  janë shënime të leximit pasionant , të hapur për horizontet e ndryshme të kuptimit , kurse burimin e tyre e kanë tek leximi dhe tek mendimi krijues, aty ku ai shquan ndërlidhjen e këtyre teksteve tek fushat e ndryshme të librit letrar, publicistik, shkencor a eseistik.Dhe, për ta dhënë këtë shumësi shkrimore e kuptimore, Rexhepi jep shenja të forta të njohjes të traditave letrare e relegjioze, të mendimit politik dhe atij dituror, historik dhe albanologjik.

Hirësia e motit, roman(2017)

Kohë më parë, autori në fjalë, Mehmetali Rexhepi ka botuar veprën e tij të radhës(të cilën ma ka dhuruar me dedikim të veçantë, për çka e falënderoj nga zemra!) më titull shumë simbolik:Hirësia e motit,  mozaikë të një romani, Prishtinë, 2017, fq.235.Është kjo një vepër e rrallë në mjedisin tonë letrar-kulturor , e cila, siç e ka vënë re shkrimtari dhe studiuesi Prend Ndue Buzhala, përshkohet nga një frymë e një poetike postmoderne letrare.Procedimi i tillë ndërtekstual, fryma poetike moderne dhe postmoderne letrare,  vlerëson Buzhala, e karakterizon këtë vepër , ku autori ka"zënë" çastin më dramatike më kulmor të ekzistimit (njerëzit që shndërrohen në numra), atë momentumin e historisë  më të re:aktualitetin e kthesës së madhe, që nga eksodi deri tek kthimi i magjishëm.Duke e thyer me qëllim rrjedhën fabulative të narracionit,  ai e ka copëzuar, dezintegruar e dekonstruktuar , për ta ri-unifikuar e ndërthurur si frymë krijimi, si tekste autoriale,  si zgjedhje sublime e së bukurës stilistike-narrative-meditative.Kërkmtarët kureshtarë(që e paguajnë me vetëflijim), janë në kërkim -sublim të qenësisë sonë(Prend Ndue Buzhala:Ridimensionimi i qenies shqiptare nëpër kohë).

Hirësia e moti,  mozaikë të një romani, me tema dhe nëntema,  por me temën bosht të robërisë dhe lirisë së Kosovës, shquhet me vlerat shumëdimensionale.Romani nis me përplasjet midis botës së pasur imagjinative e kureshtare të fëmijës përballë prindit ,  a Madhorit , sikundër komenton narratori -autori;pastaj jep një kronologji në disa breza e në disa kohë në vazhdim:nëpër kohët e kërkimit atdhetar të ilegales, rezistencës , luftës dhe pasluftës...me personazhin kryesor Motin që përmbyll këtë aventurë kërkim-lirimi nëpër kohë.

Romanin në fjalë autori e ka strukturuar në pesë pjesë, në pesë njësi tekstore:

I.Mes parandjenjës e gjëmës,

2.Përflakja e mësymjes,

3.Metafora e liqenit dhe pengu i bukurisë,

4.Ngadhnjimi i ëndjes dhe

5.Vatra e fortesës prej letre.

Vlen të theksohet se secila njësi e tillë ëdhtë thurur nga njësi të ndërlidhura tekstore si:

-Mal Brezi, Shtangie-shtare dhe Dhimbja e bardhë(tërësia e parë tekstore),

-Loja e mësymjes , Thika dhe Toka është yll(tërësia e dytë tekstore),

-Margaritari i lëngshëm, Ikona, Pengu, Buja dhe zgojet e bukurisë(tërësia e tretë tekstore)

-Lajthitja e një tundimi dhe Hija pa diell(tërësia e katërt tekstore dhe

-Djegia e dorëshkrimit , Shija e pelimit, Fortesë prej Letre, Pirgu i errësuar, (Sh)krimi, Vogëlsia e mahnitjes dhe Zhgualli i parimit(tërësia e fundit).Ky tekst letrar, i një fryme moderne dhe postmoderbe, lexohet , siç e ka vënë re Prend Ndue Buzhala, herë si poetikë e efekteve të energjisë së fuqishme shpirtërore -refleksive  dhe herë si zë i shumëfishuar  narrativ që na fton në ndërgjegjësimin  e vetvetes apo si  ligjërim i një zëri urtak i folësit lirik-refleksiv, si udhërrëfyes  jete , si mesazh drejtues  në jetë(P Buzhala, vep.e cit).

Krejt në fund të këtij shkrimi le të theksojmë se HIRËSIA E MOTIT, mozaik romani,  shquhet me vlerat multidimensionale, është roman i një kuptimi dhe domëthënie të thellë filizofike e kombëtare, me vlera të larta estetike  dhe si i tillë lexohet me  një frymë , lexohet  me kënaqësi estetike edhe për shkak të gjuhës letrare-artistike të tij si"një ikje legjitime e autorit  nga ligjërimi i standardizuar"(Prof.dr.Hysen Matoshi) .

Në Arbon të Zvicrës, më 28 korrik 2017



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora