E merkure, 13.11.2024, 06:49 PM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Risi letrare për rilindje

E merkure, 19.04.2017, 05:46 PM


RISI LETRARE PËR RILINDJE…

(Për poetët aktiv në facebook)

NGA NEBI DRAGOTI

Poeti nuk është kalemxhi që shkruan cekt bejte pa pikë objektiviteti, që nuk e mbars krijimin me mesazhe me gamë të gjërë sociale që të reflektojnë, që të gëlojnë në gjirin e shoqërisë që kjo të bëjë lëvizje, kur kërkohet si e nevojshme, për të ecur përpara në mënyrë progresive. E parë në këtë prizëm, e gjykuar në këtë sens, e brumosën krijimtarinë suksesshëm për Rilindje rilindësit tanë. Kjo krijimtari qe zjarr frymëzimi, emancipimi për drejtkuptim të çështjes kombëtare dhe rezuttatet i dha me shpalljen e Pavarësisë më 1912. Por jo të gjithë kontribuan në këtë pikë vlimi ndienjash. Dhe jo të gjithë krijuesit janë të pozicionuar thekshëm dhe kanë shpirtin e madh të atdhedashurisë. Ka edhe krijues të dobët, dhe shumë të dobët, që, veç rrisin numrin me botime librash nën nivelin mesatar e tejet mediokre. Pra, ka prodhime të kota letrare. Ka pak kohë që jam vetëangazhuar, duke mbështetur në facebook krijime të shëndetshme me komentet që u kam bërë poetëve : Hyda Ismaili, Namik Selmani, Ymer Nurkja, Agim Bajrami, Perparim Hysi,, Hilmi Hajro, Sali S. Bytyçi, Ferit Rama e ndonje tjetër.Lexoj poezi edhe në organe të tjera, por krijimtaria e këtyre, sa sipër, më ka ngjitur, sepse poezia që shkruajnë ka impulse bashkëkohore politiko-sociale. Shërbimi i këtyre krijuesëve në elekrizimin e shoqërisë sjell risi të re për një Rilindje të dytë, arsyet e së cilës tashmë dihen, sa i ndien më së miri edhe populli. Vitalitet krijimtarie ka Hyda Ismaili ku shprehet në vjershën “Rilindësit”: “S’ ishin as të majtë e as të djathtë,/ishin patriot e luftetarë zemërartë./ Për Atdhe sakrifikuan jetë e pasuri…”. “Sa hyri mes nesh kjo kurva e bukur demokraci,/ I përçau keq shqiptarët në blu e në rozë”. Dhe tek “Atdheu në rrezik” : “Lehin majtas, lehin djathtas, /luftë qenesh për karrike e pushtet./Atdheu dridhet. Duket haptas,/ thika po i ngulet nga bijtë e vet”. Është meritë e penës që merr frymëzimin nga realiteti dhe e hedh në artin e poezisë. Kjo do aftësi  dhe Hydai e ka këtë aftësi. Ka edhe guximin që e vë në shërbim të idealit popullor. Ndërsa Ymer Nurkja shprehet: “Demokraci të rëntë rrufeja,/ qenë të vjetër , lehje të reja…” Sigurisht, frumëzimi merret nga realiteti bashkëkohor politik:” Me pazare, me ryshvete/ të kthyen valutë në xhepe”. Ymeri kultivon me sukses edhe lirikën duke u mbështetur në tabanin e folklorit tonë. Ai e thur këtë tematikë pa rënë në konformizmin folklorik. Edhe Agim Bajrami, nuk i ndahet stilit narrativ e përshkrues, kap ngjarje politike që e shqetësojnë dhe ngre revoltën e tij kundër qëllimeve ogurzeza serbe: “Ata, kur shtiren dhe të ngordhur,/ bëjnë gati helme për të vrarë…”. Po, A. Bajrami, në gamën e tij, ka përqëndim të theksuar në temën e lirikës erotike dhe shoqërore. Një zë i fuqishëm në poezinë shqipe është edhe Sali Bytyçi me idetë atdhetare, tendencë e cila reflekton në vargjet e tij: “…një do të ngjallja./dhe po të isha zot, do t’i falja pavdekësinë. Avni Rustemi dhe një leje për nagantin/ sa herë të ishte nevoja, të vriste tradhëtinë”. Dhe, në një poezi tjetër:” Gojën plot shtet e kemi/ e kazmën vetë ia vemë në themele/ shtetit”. Këtu kemi vargje akuzë drejtuar politikës, se është politika që e çon vendin në rrugë pa krye, është politika  dhe vetëm politika që nuk e lë atdheun të ngrejë kokën e të eci përpara. Vargjet, fjalët e vargjeve, te ky autor, kanë peshën dhe forcën goditëse mbi politikën aktuale të Shqipërisë matan Drinit dhe këtej Drinit. Poezia e Namik Selmanit rrok hapsira të gjëra temash dhe, duhet theksuar, derdh art të bukur, ka bagazh dijesh, ka formim të shëndosh për të thurur poezinë. Ka zhdërvjelltësi dhe pjekuri ideore për të ngritur vargje lapidare me motive të historisë së hidhur çame. Rrok motive në kompleksitetin e çështjeve shqiptare. Kultivon me sukses edhe gjininë e prozës me një gjuhë të rrjedhshme plot figuracione e dinamikë të të shprehuri. PO, ndryshe , na paraqitet edhe krijuesi Hilmi Hajro ku grish me vargjet e tij prej qytetari temën aktuale politiko-sociale. Janë si grishje migjeniane të drejtpërdrejta për drejtësi të idealeve të kombit : “Tani ndarjen e vuajmë…/ e thyerjes/ a do t’i bëjmë bqallë?” Ose… “Gjymtimi i Kosovës…/ Turp, më i zi se nata?!” Hilmiu në gjykimin e tij, kryesisht, e merr frymëzimin nga aktualiteti, nga i cili ngacmohet shpirtërisht. Edhe prozën (opinionin e shkurtër) e ka me karakter politik. Poeti Perparim Hysi rrok tema të ditës dhe, natyrshëm, ne ato të politikes derdh mllefin e tij, sepse kjo nuk është në shërbim të vendit dhe nuk është aspak e emancipuar në tolerim dhe dialog në tryeza ballafaqimesh. “ Të shesin partitë dushkun për gogël/ ndërsa të betohen për Atdhe e për flamur”. Ndersa një nënë shqiptare pyet të birin në Amerikë:- Or biri jem, a jeni tuj hanger bukë atje në Amerikë…” sarkazmë e forte, teksa në Shqipëri ka shqiptar që vuajnë për bukën e gojës(…). Madje , madje shqiptari po popullon duke emigruar shtetet e botes…Tjetër poet aktiv në facebook eshtë edhe Ferit Rama: “ E di: tallaz e frikë ke në shpirt e zemër/ për gjithë sa krahu yt rrëmbeu sa mundi,/ veç gajle hiç mos ki, e le vërtet një emër/ paçka se të stërpikur me stërkala m…” Sigurisht, edhe kjo temë eshtë vjelur nga realiteti i politikës korruptive. E, për këtë politikanët kërkojnë ta mbulojnë m… me sh… E, komplet, ky realitet siç dikton zëri i këtyre poetëve, duhet të fshihet dhe duhet të funksionojë njëherë e më parë Demokracia e pastër, e shëdosh për popull dhe për Atdhe. Këto frymëzime të këtyre autorëve ( të flaktë i quaj) nuk janë ngacmime ëndrrash, por janë të bazuar në realitetin e hidhur, ku shpirti fisnik dhe mendja e këtyre talenteve është i shqetësuar. E ndiejnë si detyrë të vetën , se kjo gjendje në gjirin e shoqërisë kërkon, kryekëput, ndryshim, kërkon revolucion për një Rilindje të dytë mbarë shqiptare në gjithë sferat e jetës, duke konsoliduar përjetësisht shtetin ligjor.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora