Kulturë
Tefik Selimi: Rasim Vllasaliu, piktor e dizajnues grafik i arteve origjinale
E hene, 17.04.2017, 10:54 AM
Rasim Vllasaliu, piktor e dizajnues grafik i arteve origjinale...
Nga Tefik Selimi
Artistët asnjëherë nuk vdesin. Ata jetojnë gjatë. Gjatë, sepse, arti i tyre i bën të pavdekshëm. Edhe Rasim Vllasaliu është njëri nga pedagogët e artit pamor, i cili po lë gjurmë të thella tek kjo fushë e dijes. Ai është i lindur më 30 mars të vitit 1954 në Artanë. Shkollën fillore dhe të mesme e vijoi në Gjilan. Fakultetin e Arteve, drejtimi i Grafikës, e vijoi në klasën e Prof. Fatmir Krypës. Studimet i mbaroi, më 1980 në Prishtinë.
Më vonë është trajnuar dhe specializuar në disa qendra të ndryshme, si: në Zagreb, Frankfurt, në organizatën ndërkombëtare të punës „ILO“ në kuadër të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, ku është licensuar si instruktor dhe trajnues për dizajn grafik. Por, ai edhe është profesionalizua në KFOR-in amerikan si dekorater dhe skulptor akulli. Jo vetëm kaq.
Rasim Vllasaliu është piktor dhe dizajner, ku punoi në disa shkolla. Së pari punoi në Shkollën fillore „Liria“, në Artanë; Industria e Tekstilit „INTEGJ“ - kreator i dizajnit. Po ashtu, ai punoi me ditar në dotë në Shkollën fillore „Musa Zajmi, “Selami Hallaqi”, “Abaz Ajeti”, “Thimi Mitko” dhe “Rexhep Elmazi“ punoi si mësimdhënës i lëndës së artit figurativ.
Mandej, ky punëtor arti punoi në N.T.P. „Tropical“ – dizajner për reklama- KFOR-i amerikan – dekorater dhe skulptor i akullit; Ministria e Mirëqenies Sociale, QAP – instruktor-trajnues për dizajn grafik; Shkolla e Mesme Bujqësore „Arbëria“ si profesor i artit pamor; Shkolla e Mesme e Artit pamor „Adem Kastrati“ – profesor i artit pamor etj. Jo vetëm kjo.
Ky artist i artit pamor, po punon dhe nuk po heziton për të krijuar “gjëra” të bukura arti në shumë fusha të dijes. Puna e tij është art, art që po reflekton kudo në jetën tonë. Rasim Vllasaliu, piktor e dizajner, qe bashkëpunëtor në disa gazeta dhe revista të ndryshme periodike që botoheshin në Kosovë. Ishte bashkëthemelues i shoqatës së pavarur kulturore, njëherit kryetar i artistëve pamor prej 1990-1995.
Mandej, ai qe bashkëthemelues i shoqatës së enigmateve dhe revistës së parë enigmatikenë gjuhën shqipe në Kosovë; redaktor teknik dhe artistik në gazetën e punëtoreve në industrinë e tekstilit „INTEGJ“; ilustrator për revista dhe libra të autorëve të ndryshëm; bashkëiniciator për drejtimet e reja të lëndëve profesionale në kuadër tëSH.M.B. dhe SH.M.A.P.; bashkëthemelues i kursit profesional të artit pamor; bashkëpjesëmarrës për hartimin e planprogrameve të reja të rishikuara në kuadër të MASHT-it etj. Jo vetëm këto të dhëna.
Ai çdo ditë e në çdo kohë po “prodhon”grafika origjinale. Pra, krijimtaria e tij artistike në grafikë është origjinale dhe e bazuar fort nga imazhet e vendlindjes, nga përpjekjet maksimale të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, nga ambienti që na rrethon, nga tradita kombëtare, ku kjo veprimtari arstitike pasqyrohet dhe interpretohet me shprehje relaksuese në artin e grafikës së këtij autori të kësaj fushe.
Andaj, grafikat origjinale të cilat i “trajton” dhe i aplikon piktori në fjalë, janë një disiplinë rrallw e artit pamor, ku imazhin e transmeton përmes procesit të punës kreative. Në këtë mënyrë, realizimin e procesit grafik e zbaton në atelenë e grafikës përmes metodave mekanike dhe kimike të përpunimit të pllakave, ndërsa shtypin grafik përmes presës grafike në teknika të dryshme si në: akvantine, linogravurë, linogdhendje etj. Është proces përfundimtar i formësimit të grafikës origjinale.
Rasim Vllasaliu, piktor e dizajner gjilanas, kohën së fundit, në krijimtarinë e tij po e aplikon teknikën e kombinuar si korelacion me teknikën e shtypit të lartë, të thellë, të rrafshtë dhe në shtypin digjital.
Cilat janë motivet, temat dhe përmbajtja e grafikave të këtij artisti?
Padyshim, motivet, temat dhe përmbajtja e grafika të Rasim Vllasaliut janë atraktive dhe univerzale, siç janë: të pagjeturit, vendlindja, fortifikata, minantori, pëllumti, plisi, Skënderbeu, heroi ynë i luftës, Adem Jasharsi etj. Janë arte që posedojnë shumë informata artistike. Siç dihet, krijuesi, gjatë punës së tij kreative, idenë e dertermon në temë dhe përmbajtje të caktuar, atëherë e formëson grafikën përmbajtësore, që në realitet krijohet art i bukur si korelacion i kohës duke u bazuar nga arti tradicional në raport me artin bashkëkohor.
Pra, në bazë të elemeteve dhe parimeve të artit pamor, në grafikat e e këtij krijuesi veçohet kontrasti i vijave dhe sipërfaqjet në përgjithësi, ndërsa dritë –hija, që krojohet në “imazh”, duket si dukuri e natyrës, në veçanti. Si shton autori, dritat në grafika i bën më të dukshme, se aty na jep jetën, ku njeriut të këtij nënqielli ( i këtij shekulli) i mundësohet të njohurit objektiv në perioda të ndryshme historike.
Pra, paraqitet drita, e cila e shkakton hijen, e hija dhe drita janë elemente bazë të komunikimit vizuel tek njeriu ynë. Kështu, me antë të këtyre “lojërave” arti, autori krijon imazhe të reja për të ardhmen e njeriut tonë.
Rasim Vllasaliu ka një krijimtari interesante të veprimtarisë së tij artistike. Ka marrë pjesë në disa ekspozita personale dhe kolektive. Ka marrë pjesë në disa në manifestime kulturore nga arti pamor, si: Ekspozita e Fakulteti të Artit gjatë viteve: 1977, 1978, 1979, 1980.- 1979: SH.A.F.GJ., Gjilan- 1980; „Diploma 80“ – Galeria e arteve, Prishtinë- 1980; Shpërblimi i Akademisë për Grafikë, Prishtinë- 1980; Ekspozita e studentëve të Jugosllavisë- 1982;
Ekspozita e seksionit të fotografisë „INTEGJ“, Gjilan- 1982; Ekspozita e krijuesve jugosllav – shpërblimi për grafikë- 1983; Ekspozita e „INTEGJ“-it në Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Viti dheSuharekë- 1983; Ekspozita në Galerinë e përherëshme në Fondus Pulë të Kroacisë- 1983; Takimet e XV shoqërore, Novisad – shpërblimi nga krijimtaria artistikepër grafikë- 1983; Ekspozita e gjeneratave të Akademisë, Prishtinë- 1983; Ekspozita e Dizajnit Grafik nga arti i revistave enigmatike - përgatitjateknike dhe artistike në Bjellovar të Kroacisë, ku Kosova u vlerësua më e mirapër dizajn grafik dhe përgatitje teknike të revistës Horizonti (titulli më i mirë) –faqja e parë dhe llogo- 1984;
Ekspozita dhe prezentimi i dizajnit të tekstilit në Frankfurt në kuadër tëINETGJ-it- 1984; Ekspozita e pavarur në galerinë e shoqatës kulturore „Punëtori“ (çmimiblerës)- 1984; Ekspozita kolektive „Takimet e Majit“, Gjilan- 1984; Ekspozita kolektive e SH.A.F. Gjilan- 1985; Salloni i XII pranvero- 1985; Punëtorët krijues të artit pamor, Beograd- 1985; Punëtorët krjues të artit pamor, SHID. dhe INTEGJ- 1986; Ekspozita kolektive e SH.A.F.GJ. në Preshevë- 1986: „Takimet e majit“ (shpërblimi për grafikë), Gjilan- 1986; Ekspozita kolektive, Mlladenovc- 1986: SH.A.F.K. Ekspozita vjeshtore, Prishtinë- 1987; Ekspozita kolektive, Mlladenovc- 1987; Ekspozita ndërkombëtare e portretit, Tuzlla- 1987; Ekspozita vjeshtore – SH.A.F.K., Prishtinë- 1988: Salloni i 15 i arteve figurative dhe aplikative, Prishtinë- 1988; INTERBIFEP – Festivali tradicional i vizatimit dhe grafikës, Tuzlla- 1988;
Ekspozita e SH.A.F.GJ. në „INTEGJ“- 1988; Ekspozita e përbashkët e SH.A.F.K., ekspozita vjeshtore, Prishtinë- 1989: Bijenali i vizatimit të Kosovës – SH.A.F.K., Prishtinë- 1989: Salloni pranveror i arteve figurative dhe aplikative të Kosovës, Prishtinë- 1989; Ekspozita e përbashkët Mlladenovc- 1989; Bijenali i parë i miniaturës jugosllave- 1990; Salloni i 17 pranveror, Prishtinë- 1991; Ekspozita e SH.P.K., Gjilan (ekspozita e parë)- 1991; Ekspozita e dytë kolektive e SH.P.K.- 1992; Salloni i 19 pranveror, Prishtinë- 1992; Flaka e janarit - SH.P.K. – shpërblimi për grafikë- 1993; Flaka e janarit- 1994: Flaka e janarit- 1995;
Flaka e janarit – shpërblimi për grafikë- 1996; Flaka e janarit- 2002; SH.A.F.K. „Portreti“ - Galeria kombëtare, Prishtinë- 2004: Salloni vjeshtor - edicioni i V- 2006; Promovimi i muralit të shkollës 100m² i realizuar nga nxënësit dhemësimdhënësit e SH.M.B. „Arbëria“ me temën „Pavarësia“- 2007; Prezentimi „Formësimi i Grafikës origjinale“, RTK- 2009: Ekspozita e përbashkët e SH.A.F.GJ. në Pejë- 2011; Flaka e janarit- 2012; Salloni i Gjilanit 4-5 (2012-2013)- 2013; Akademia Europiane e arteve Euro Art, ekspozitë kolektive eSH.A.A.P.GJ. në Luxembourg- 2014; Salloni i Gjilanit VI (shpërblimi për grafikë)- 2014;
Ekspozita kolektive e SH.A.A.P. në Shkodër- 2015: Flaka e janarit- 2015; Salloni vjeshtor 2015 (10), ekspozitë ndërkombëtare- 2016: Salloni i Gjilanit (8)- 2016; Flaka e janarit (çmimi blerës për grafikë), 2017 Flaka e Janarit etj. Kjo është veprimtaria artistike e Rasim Vllasaliut, piktor e dizajner, e cila në vete ngërthen një bagazh veprash e ekspozitash të shumta e të vlevshme për artdashësit tanë.