E shtune, 27.04.2024, 06:29 PM (GMT+1)

Mendime

Naim Kabashi: Trimi shqiptar Selman H . Kabashi

E hene, 02.01.2017, 11:37 AM


Selman H . Kabashi apo «Selmon Qafshtremti», trimi shqiptar që i barti “si kujtim” dy plumba nga lufta kur i doli zot Sanxhakut

NÊ PËR KUJTIM TË SELMON H. KABASHI (15.02.19190-06.06.2006)

Nga Naim Fetahaj Kabashi

Si fëmijë, por edhe kur u rrita dhe fillova të kuptoja më shumë, më ka rastisë që në «odat e burrave» të Kabashëve në Gurrakoc, të dëgjoja rrëfime të ndryshme, ndër të cilat edhe rrëfimet për betejat për mbrojtjen e Masbjeshkes së Sanxhakut, në të cilat përpos shume trimave të Dukagjinit e Kosovës, kanë marrë pjesë edhe shumë burra të Kabashve të Gurrakocit, Tomocit etj.  Axha Selman Kabashi ka rrëfyer gjithmonë me krenari të madhe për pjesëmarrjen e tij në mbrojtjen e Pazarit te Ri, Sanxhakut. Pas kapitullimit te Mbretërisë Jugosllave, kah mesi i vitit 1941, çetnikët me serb me mjekra të gjata, të ardhur nga Kraleva, Rashka, Malet e Kopaonikut dhe Luginat e Lumit Iber, iu vërsulën Pazarit të Ri, dhe mbarë Sanxhakut, për ta shkatërruar, për të vra dhe pre çka të gjenin të gjallë në atë krahinë të skajshme shqiptare. Haqif Blyta, i zgjedhur nga vendësit, i mobilizoj dhe armatosi banorët e asaj ane për tu mbrojtur nga çetnikët. Haqifi Blyta, në atë kohë e kish pas dërgu një delegacion në Kosove, për tu takuar me Xhafer Deven, Pajazit Boletinin, Adem Vocën, Bislim Bajgorën dhe komandantin Shaban Polluzha, ku dhe kërkonte ndihmë që tu dilet në ndihmë dhe mbrojtje banorëve shqiptare të Masbjeshkës (Sanxhakut), në luftën e tyre të pabarabartë me çetnikët. Posa u dha kushtrimi për ti ndihmuar e mbrojtur vëllezërit dhe motrat tona me fëmijë e çdo gjë të gjallë në Sanxhak, menjëherë ftesës iu përgjigjën 3200 vullnetar shqiptare nga Drenica, Dukagjini etj., ndër të cilët edhe Selman H. Kabashi, i cili nga betejat për mbrojtjen e Masbjeshkës së Sanxhakut, gjithë jetën derisa vdiq i ka mbarur në trup dy plumba si “kujtim e dhurate» e pushtuesve që e kishin qëlluar ta vrisnin, por fati e kishte shpëtuar që të mos ia merrnin jetën. Selmon Kabashi ka qenë një burrë i hijshëm, i gjatë e çobardhak, siç i quajnë në Dukagjin njerëzit me lëkurë të bardhë, të theksuar. Përndryshe, e kanë quajtur edhe si «Selman Qafshtremti»! Këtë nofkë jodashamirëse e ka bartur gjithë jetën derisa vdiq, për shkak që qafa e tij i rrinte shtrembër, e kthyer dukshëm prapa , si rrjedhim i lëndimit nga ai plumb që i rrinte aty në qafë.

Axha Selmon ishte në moshën 22 vjeçare , kur iu bashkohet djemve më të mirë të kombit, ajkës së atdhetarëve shqiptarë për ta mbrojtur Pazarin e Ri e Sanxhakun në përgjithësi. Selmon Kabashi shpesh na tregonte që, pasi kishin mbërri në Sanxhak me luftëtarët e Dukagjinit, kishin vërejtur masakra të mëdhaja në disa fshatra përreth Pazarit të Ri, fshatra ku çetniket kishin mund të depërtojnë. Shkuam në një fshat, rrëfente axha sa ishte gjallë, dhe  kur e çelëm derën e xhamisë, na mbuloj gjaku që rridhte si përrua?! Xhamia ishte përplot me pleq, gra dhe fëmijë, të gjithë të masakruar në mënyrën më barbare nga çetnikët. Selmon H. Kabashi rrëfente se çdo ushtar çetnik i vrarë apo i zanun rob, në torbat e tyre kishin gozhda (baskia) të mëdhaja, që i kishin marrë për ti gozhduar të gjithë ata që do ti zinin të gjallë?! Lufta për mbrojtjen e Pazarit të Ri zgjati plot 65 dite, prej 2 Tetorit të vitit 1941, e deri me 7 dhjetor të vitit 1941. Në një betejë të madhe, axha Selmon ishte plagosë rëndë nga 2 plumba çetnik prej nga i plagosur kthehet në Kosovë, në vendlindjen e tij në Gurrakoc të Dukagjinit. Bashkë me axhën Selmon, kthehen të gjallë edhe 12 burra të Kabashit të Gurrakocit, që së bashku kishin shkuar për ta mbrojtur Pazarin e Ri. Disa prej tyre pastaj vdiqën herët për shkak të torturave që pasuan nga OZNA famëkeqe, ndërsa Axha Selmon tregonte se si pas pak viteve, po ata çetnik që ne kishim luftuar kundër tyre në Sanxhak, erdhën në Kosovë, por tani të veshur si Partizan, dhe filluan ndjekjet, likuidimet…

Axha Selmon, ndërkaq, me ata dy plumba në trupin e tij, njërin në qafë e tjetrin në fund të kurrizit, punoi dhe jetoi deri me 06. 06. 2006, kur vdiq në vendlindjen e tij në Gurrakoc të Istogut, duke i marrë në varr ata plumba “si kujtim” nga koha kur i doli zot Pazarit të Ri (Novi Pazarit) e Sanxhakut në përgjithësi. Ata plumba që e gjakosën dhe ia bënë jetën tepër të rëndë e të mundimshme, e që ashtu siç kishte qenë i detyruar me i mbajtë në trup pothuaj gjithë jetën, i mori me vete edhe në varr, si plumba të larë me gjak.

Përkundër vuajtjeve të mëdha që e përcollën dhe që i përjetoj në jetë ky njeri i urtë e trim, Selman H. Kabashi gjithmonë ka qenë krenar që sadopak kontribuoi për ti mbrojtur vëllezërit, motrat e fëmijët shqiptarë të Masbjeshkës, Sanxhakut tone.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora