Mendime
Dedë Preqi: Kosova e izoluar
E premte, 30.12.2016, 06:54 PM
KOSOVA E IZOLUAR DHE PENG I NJERËZVE TË PA MERITUAR
Nga Dedë Preqi
Kalimthi, por duhet ti shpjegojmë disa gjëra në prak të vitit të ri, duke menduar se çalimet dhe të metat e qeveritarëve nuk do të përsëriten. Ky vit kaloi në rrethana tashma të njohura për Kosovën, e dobët pothuaj në gjitha fushat zhvëllimore, që nuk lë përshtypjen e mirë të një vendi që proceset demokratike i ka drejtuar vlerave dhe idealeve europiane.
Edhe pse fillimet e proceseve demokratike për Kosovën ishin të vështira, tani më janë pjekur kushtet që elita politike kosovare të shpreh vullnetin e saj dhe të tregoj fuqinë e demokracisë me klasën e vet politike dhe intelektuale, për një Kosovë ndryshe, apo më të mirë.
Kosova ka mundësi që problemet që i lind vetëqeverisja, ti korigjojë dhe kontrollojë vet përmes ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, në mënyrë që të lirohet nga problemet që shkakëtojnë kriza të dyfishta, instuticionale dhe ekonomike, duke ia lënë fajet njëra-tjetrës pozitë-opozitë, për vetë ngerçët e saj, me ç’rast këto zbrazëtira po i shfrytëzon me shumë mjeshtri Beogradi, me marrëveshjet e pasinqerta e dhelpërake që po i inskenon në Bruksel.
Edhe Europa po bënë zehire me Kosovën, herë thotë duhen kushte, herë thotë duhen marrëveshje, që kurrë të tjerët nuk i trajtuan në këtë mënyrë, duke e izoluar Kosovën të vetmen në rajon, por nuk mohohet se shqiptarëve u ka munguar gjithherë demokracia, që do tu garantojë jo vetëm lëvizjen e lirë, por edhe proceset tjera të hapura për Kosovën, janë konsideruar jo të sinqerta.
Prandaj, Kosova po atakohet nga gjitha anët dhe përveq politikave dogmatike të Beogradit, autoritetin e Kosovës, po e shfrytëzojnë edhe njerëzit e pandërgjegjëshëm të vendit, të cilët e keq-menagjojnë qeverisjen e saj, duke menduar se Kosova është e tyre.
Vërtetë diçka e pa parë dhe e pa pranueshme në shoqërinë demokratike kosovare, që pas çlirimit e deri këtu na sjelli politika jo konstruktive, me programe të zvarritura, të cilat nuk dhanë rrezulltate të dukshme dhe të favorshme në favor të shtetit dhe popullit të Kosovës.
Themi kështu, duke u bazuar edhe në rrezulltatet që ka nxjerrë Këshilli i Europës për progresin e Kosovës, por ajo që është e rëndësishme të cekët, qytetarët e këtij vendi e kanë pësuar më së shumti, të cilët kanë shumë pak përspektivë dhe shumica e tyre janë në gjendje të mjerueshme ekonomike e sociale.
Ajo që po ndikon në keqmenagjimin e politikës kosovare, është vendosja e njerëzve të pamerituar në vendet kyqe dhe udhëheqëse në qeverisjen e Kosovës, të cilët zbatojnë politikat e interesave parciale dhe partiake, duke përjashtuar interesat e shtetit dhe popullit të këtij vendi, dhe një politikë e tillë, Kosovën po e degradon si shtet bashkë me dinjitetin e popullit, duke i dhënë kahe të vetëshkatërrimit.
Nuk janë fare bindëse politikat e sotme ditore të kualicionit në mes PDK-LDK, të cilët po e udhëheqin shtetin, dhe aq i pa kapshëm është arsytimi i tyre kur vetë lavdërohen për punën e tyre, dhe progresin që ka arritë Kosova, sepse më mirë e dinë vetë populli, i cili është dëshmitar i pasojave, dhe më keq të asaj që përjeton nga ky kualicion i mërzitshëm dhe më i gjati në historinë e vet.
Në këtë qeverisje ka korrupsion, kriminalitet, padrejtësi, diktat, hipokrizi, dhunë, keqmenagjim, shpifje, politika që e vrasin të vërtetën, që dëshmojnë kurtha kombëtare, logjika të konfrontimëve, sharjeve, jo unitet, jo prosperitet, jo siguri adekuate, dhe politika që qojnë në kahe të spiralës vetëshkatërruese.
Prandaj, duhet të jemi kritik ndaj të gjitha këtyre të metave, por edhe të asaj që thuhet se, Kosova ka arritë progres, apo e ka miratuar buxhetin më të lartë se ndonjëherë tjetër, për vitin 2017-të, një buxhet prej 2 miliard eurove, edhe pse këto shifra nuk i afrohen as për së afërmi nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të vendit, nëse këto të holla kanalizohen pa programe, duke i dhënë rëndësi më shumë asfaltit se tokës së bukës, apo arsimit, shëndetësisë dhe shumë aspekteve tjera dhe më të nevojshme.
Që të arrihet një stabilitet politik dhe prosperitet i gjithanshëm i vendit, dhe që prodhojnë e avansojnë politika zhvëllimore në Kosovë, ky vend duhet të lirohet nga njerëzit e pamerituar dhe të korruptuar, që e kanë zënë peng të ardhmën e këtij shteti, në mënyrë që e ardhmja kosovare të merr kahjen e duhur dhe te qytetarët e saj të kthehet besimi institucional dhe besimi te njerëzit e politikës.
Në Kosovë, nuk kërkohet dhe as që do të ketë sukses mënyra e politikave të tilla, të cilat prodhojnë zvarritje dhe regrese ekonomike, që e detyrojnë popullatën të migrojnë, apo të ikin në vende të ndryshme të perëndimit, duke e krahasuar Kosovën, ndër vendet e krizave dhe më të varfëra të rajonit.
Dhe tani, kur pranvera po na troket te dera, duhet që « cungat e kalbur» dhe fundërrinat politike, që e pengojnë të ardhmën e Kosovës, të » metamorfizohen » dhe të lëshojnë rrugë gjeneratave të reja, gjeneratave të shëndosha politike e intelektuale, me qëllim që të arrihet një synim i përbashkët për një Kosovë më të mirë dhe qytetarët e saj të mos pësojnë keq, si në kohën e luftës, por jo edhe të paqës.
Prandaj, forca e ndërgjegjës dhe integritetit moral të njeriut, duhet të jetë më e madhe se forca e njerëzve të sojit të pandergjegjëshëm dhe të pamerituar, të cilët realitetin e Kosovës e çmojnë dhe e shohin ndryshe, duke rrëmihë pamëshirshëm në thëmelet e saj të brishtë.