Mendime
Zejdush Kastrati: Poshtë ka ra katundi
E premte, 30.12.2016, 12:06 PM
Poshtë
ka ra katundi...!
Nga Zejdush Kastrati
Para lufte, aty rreth vitit 1995, ishim takuar ne Stamboll te Turqise. Ishim vendosur ne te njejtin hotel, dhe rastesisht, deri sa zbritnim me te njejtin ashensor , u njohtuam , se ishim “kosovare” siq po thot Nexhi dhe Lila. Pa e pytur fare, me tregoi se ai merret me biznes, dhe kryesisht bene transportimin e mallit te blere drejt Kosoves. Ishte shume llafazan, dhe te linte pershtypjen e nje personi shume fleksibil.
Kam pasur rastin qe edhe me vone, disa here ta takoj ne Prishtine, por asnjehere nuk kemi ndejtur gjate, pos nje pershendetje spontane, por pas lufte, dy-tri here kam pasur rastin ta takoj, dhe vereja nje ndryshim rrenjesor sa i perket veshjes, por edhe qendrimit e gjestikulimit, gjate pershendetjes, me nje gjuhe dhe ton shume te avanasuar, karshi asaj kohe, para lufte!
Hiq me larg, se sot. Me 30. 12. 2016, nje shok i imi, me tha se ka nje pune private ne nje kolegj, dhe me propozoi qe ta shoqeroja edhe une, me aryetim , se pronari i atij kolegji qenka nje person, qe edhe une kahere po e njihja, dhe, sipas shokut tim, kishte shprehur deshiren, qe edhe une te isha prezent me rastin e ketij takimi.
Pa e bere pershkrimin e objektit, por edhe personelin, qe ishte para deres se drejtorit te ketij kolegji, me te hyre brenda ne zyre, verej personin e “Stambollit”, dhe ndihem i tmerruar. Pershendetet ngrohtesisht me ne, na ofron nga nje pije, dhe menjihere fillon te ankohet per punen e madhe dhe angazhimin qe e ben ai dhe kolegji i tij, duke shtruar se konkurenca jo e ndershme qe po mbreteron tek kolegjet tjera , po e pengon me se tepermi. Ishte konvertuar ne “intelektual” dhe “akademike” dhe fliste sikur gjithe arsimi kosovar, sillej ne duart e ketij personi!
Papritmas, dy here, dikush trokiti ne dere, dhe edhe pse tha se eshte i zanun, dera u hap dhe nga jashte, por me koken brenda u paraqit nje person i cili iu drejtua:”Drejtor a je i lire shkurt. . . ”OK, mire hyne, edhe pse kam disa shoke, per cka eshte fjala”, ! Iu pergjegj shkurt drejtori ! Ishte alamet profesori, minister ne qeverine aktuale, (edhe me heret ka mbajt poste ministrore)ai i cili “u palu” , dhe vetem kur na pa neve dyve , ndryshoi paksa qendrimin, na pershendeti, (me nje krenari te rrejshme), duke shtuar, para drejtorit, se ska dicka me shume rendesi , pos qe desha te pershendetemi para festes se fundevitit !U largua nga zyra si. . . . . .
Tmerr, a. . !
Posht ka ra katundi !!!