E premte, 02.05.2025, 06:18 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Hoxha: Robotika kërcënon kapitalizmin

E enjte, 29.12.2016, 10:32 AM


Rreziku nga robotika kërcënon edhe vetë kapitalizmin.

Nga Gëzim Hoxha

Një natë të vonë po lexoja në Forbes një artikull që fliste për prirjet më shqetësuese teknologjike të vitit të ardhshëm. Aty thuhej diçka dhe për vetë sistemin. Nëpër të, më erdhi një pyetje që u përpoqa t’i përgjigjesha duke marrë për bazë ato pak gjëra që kisha lexuar. Pyetja është: “?farë mund ta përmbysë apo ta shkatërrojë këtë sistem?”.

Ndokush mund të thotë po ç’ke me sistemin? Unë asgjë, por shumë njerëz do të donin të ishte ndryshe. Për Krishtlindje isha me bashkëshorten në kishën ortodokse. Pashë shumë njerëz që kryenin ritet e tyre fetare duke i përkëdhelur ikonat dhe më pas bënin kryq 4 apo 5 herë. Dilnin nga dera e kishës dhe përballeshin më një turmë fatëkeqe lypsash.  ?’do të thoshte vallë Jezusi po të kishte parë diçka të tillë?  ?’do të bënte vallë ai me ta?

Pashë një grua që kërkonte të holla për të bërë operacion djalin në zemër. Më herët pashë edhe një tjetër grua duke kërkuar lëmoshë për të operuar vajzën po nga zemra. Të dyja mbanin fotot e fëmijëve në duar. Keqardhja për to ma kaploi shpirtin si fillim, por  më pas thashë me vete – “ Sa paska evoluar lypja”.  Përbuzjes së gruas time për to dhe të tjerë lypsa që kishin mbushur oborrin e kishës, i kundërvura  opinionin tim për lypjen. – “Nuk bën t’i gjykosh. E vetmja punë që dinë të bëjnë është vetëm të lypin”.

E pra të gjithë ata që unë i pashë tek oborri i kishës janë viktima të këtij sitemi. Edhe një grua që mori pjesë në diskutimin e projekt buxhetit të bashkisë së Fierit dhe që kërkonte punë, ishte po një lypse. Por në ndryshim me të tjerët ajo lypte punë për vete dhe të shoqin. Pa dyshim që edhe ajo është viktimë e tij. Dhe më pëlqeu nisma e kishës katolike për të mos pritur politanë për Krishtlindje por në vend të kësaj pritjeje ajo shtroi një drekë për njerëzit në nevojë.

Sistemi kapitalist në këndvështrimin tim si ekonomist, është tashmë një produkt shoqëror i maturuar. Në marketing të mësojnë se fill pas fazës së maturimit vjen rënia. Teoria utopike e Marksit që thotë se kapitalizmin do e rrëzojnë kontradiktat antagoniste midis klasave, prodhoi një eksperiment tjetër shoqëror në kërkim të diçkaje më të mirë. Por Lindja Komuniste e provoi se edhe kjo e mirë nuk qe aq e mirë sa dukej në fillim.

Për Kirshnamurtin ilaçi  më i mirë ndaj çdo  të keqeje është NDËRGJEGJËSIMI i MASAVE. Ndërsa për atë që ka shkruajtur tek Forbsi vetë përpaimi teknologjik do çojë në fundin e këtij sistemi. Dhe ja se si e shpjegon ai këtë gjë. Robotika dhe automatizimi i ekonomisë së bashku, ose siç quhen me një emër të përbashkët INTELIGJENCA ARTIFICIALE (AI), janë gati për të krijuar rritje potenciale të papunësisë dhe paradoksin e një numri në mënyrë eksponenciale në rritje të produkteve, prodhuar më me efikasitet; por me rritje të papunësisë dhe nënpunësimit, bie paga reale dhe standardi i jetesës.

Më e mira që ne mund të shpresojmë në këtë situatë është një lloj i ri i socializmit, një ekonomi në të cilën pronësia personale zvogëlohet ose zhduket dhe ne të gjithë të ndajmë të mirat rreth nesh në mënyrë të barabartë. Por shkuarja deri atje mund të jetë e dhimbshme, pasi ajo kërkon ose përmbysjen, ose kolapsin e sistemit aktual kapitalist.

Ka edhe tjetër opinion në lidhje me INTELIGJENCËN ARTIFICIALE (AI). Kjo është e njëjta çështje për shumë njerëz si me zëvendësimin e arkëtarëve me makinat ATM, "thotë Alex Terry, shefi ekzkutiv i Konversikas për Inc (një revistë biznesi). Ajo që publiku i përgjithshëm nuk mund të di, është se duke i bërë bankat më efikase me zbatimin e ATM-ve në vitet 1990, secila degë pati më njerëz që ishin në gjendje të bënin më shumë punë -. gjë e cila çoi në në një kthim më të lartë. Ndërsa bankat individuale kishin më pak të punësuar, rritja e kompanive bankare fitimprurëse i lejoi ato të hapnin më shumë degë dhe të punësonin më shumë njerëz në stafin e tyre. Inteligjenca Artificiale nuk është menduar t’i zëvendësojë njerëzit, por të punojë së bashku me ta", shpjegon Terry. "Njerëzit dhe kompjuterat së bashku janë kombinimi më i fuqishëm."

Ndërsa për mua, do të shohim në vitet e ardhsme një ndryshim të rëndësishëm strukturor në ekonomi. Shumë vende pune do të mbyllen në sektorët e ndryshëm të prodhimit në ekonomi. Në  përpjekje për të shpëtuar vetveten nga rrënimi i pashmangshëm dhe i ngadaltë, sistemi do të tentojë të rrisë inovacionin në të gjitha fushat dhe unë pres që të krijohen nevoja për shërbime të reja nga më të çuditshmit në të ardhmen nga gjenitë e marketingut.

Në një botë ku pothuajse gjithçka e ka një çmim duket se çdo gjë është vënë në shitje. Çdo gjë është e lidhur nga vargonjtë e interesit. Duam dhe duhemi për interes (këtu ka akoma përjashtime), nuk flasim se frikemi nga ajo që do na gjej, servilosemi ose na servilosen, shesim dijet, aromat, krahun e punës, fjalën, trupin ndonjëherë edhe shpirtin. Dhe përse? Për ca para të qelbura, me të cilat blen gjithmonë e më pak.

Sa do joshës e grishës qoftë ideja e shit – blerjes ajo nuk ka arritur ende te prekja. Prekja ka mbetur ende pa një  çmim sidomos tek dy binjake të sapo lindura. Historia e tyre më mahniti dhe dua ta ndaj me ju.

“Në Tetor 1995, në Massachusetts SHBA, binjaket Jackson linden shumë të dobëta. Ato peshonin më pak se një kg secila. Edhe pse të gjalla, stafi ishte i vetëdijshëm për brishtësinë e pacienteve të vogla. " – kështu e fillon shkrimin e tij të publikuar në profilin e tij në LINKEDIN, Lucien Engelen, drejtor i një qendre kujdesi shëndetsor.

Teknologjia dhe stafi do të bënin të pamundurën për të rritur shanset e të dyja vajzave për të jetuar. Në një moment, pas 3 javësh një nga vajzat kishte vuajtur nga komplikacione të rënda të zemrës, frymëmarrja dhe niveli i oksigjenit u ulën. Një infermiere vendosi për të vënë foshnjen më të shëndetshme në të njëjtin inkubator me motrën e saj. Çfarë ndodhi më pas është një histori që në të vërtetë ndryshoi kujdesin shëndetësor. Kur ajo i hodhi krahun e saj të motrës së saj të vogël në nevojë, ajo menjëherë filloi të merrte frymë normalisht, norma e rrahjeve të zemrës u rrit dhe niveli i oksigjenit filloi të ngriehej përsëri. Historia bëri lajm në të gjithë botën dhe fotoja e tyre në inkubator ishte në kopertinat e të gjitha revistave të mëdha. Aktualisht binjaket, zonja të rritura, janë shumë mirë.

Historia e porsapërmendur më drithëroi të tërin. Paska akoma gjëra që nuk paskan një çmim, siç është pushteti apo energjia e prekjes njerëzore. Për tu kthyer te kapitalizmi, dua të them atë që më tha një shok për rendin e ri botëror.

Ndër shekuj elitat janë përpjekur të shpikin lloje të reja marrëdhëniesh shoqërore kur kanë parë që diçka nuk po shkonte si duhej. Përpjekje pas përpjekje arritën tek kapitalizmi. Është parë se thembra e Akilit për këtë sistem është keq shpërndarja e pasurisë apo e të mirave. Një e keqe po  aq e madhe e tij është konsumerizmi dhe krijimi nga hiçi i ca nevojave që masave as do t’iu shkonte në mendje (sigurisht jo çdo gjë është e keqe). Dhe mua ende më kujtohen fjalët e një hollandezeje që e takova në plazh. - “Kur unë erdha të takoja njerëzit e burrit në një fshat të Fierit u mahnita nga thjeshtësia e jetës që ata bënin”.

Apo mos duhet thjesht ta bojkotojmë sistemin siç bëri një komunitet në një fshat të Afrikës së Jugut? Vidjoja që pashë para disa muajsh në Face Book më bëri të ngrija pyetje për të cilat e vrisja me kohë mendjen. A duhet të rropatemi me orë të tëra në punë? Përgjigja që gjeta në të ishte jo. Pse?, 3 orë pune në javë do të mjaftonin nëse punojnë të gjithë. A mund të jetojmë pa para? Sigurisht që mundemi. Ky komunitet nuk kishte as se çfarë të blinte dhe as se çfarë të shiste, çdo e mirë ndahej në mënyrë të barabartë. Energjia ishte falas sepse ata shfrytëzonin energjinë diellore, e shumë e shumë gjëra që nuk mund t’iu a them. Ato duhet t’i zbuloni vetë nëse e vrisni fare pak mendjen.

?’të shkruaj më. Ndonjëherë më duket vetja si Don Kishoti që lufton me mullinjtë e erës. Por edhe pse ndonjë prej jush do më quajë Don Kishot, unë do të vazhdojë të ëndërrojë për një jetë më të mirë pa lypsa, pa hajdutë, pa uri e etje të gjithfarë lloji, pa pamundësi dhe nevoja të paplotësuara, pa gënjeshtra, pa policë e ushtarë sepse në një botë ku nuk ndodh asgjë e keqe asnjë prej tyre nuk ka se çfarë bën, pa armë e pa burgje se edhe ato nuk i nevojiten kujt nëse humbasin të gjitha arsyet për të luftuar dhe më në fund pa skllevër të çdo natyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx