E merkure, 11.12.2024, 06:51 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Pykat e Shelgut të Zaevit

E shtune, 31.12.2016, 10:20 AM


PYKAT E SHELGUT TË ZAEVIT

I SHESIN MEND  “ABAZIT”

NGA KALOSH ÇELIKU

Pykat e Shelgut të Zaevit me “Din e Iman”, komunistë e neokomunistë me të katra brez pas brezi, bishtin mbi shpinë dolën në Lëmë. Tambëli i Lopës Katundit, siç duket kishte qenë i përzier me raki kumbulle (shlihovicë), e jo raki rrushi shqiptare. Edhe pse, këto viça të palëpi si “muslimanë me Din e  Imanë”, nuk e pinë verën e as rakinë e rrushit se, është “haram”. E kapërcyen gardhin dhe, iu sulën Murgos, qenit të ”‘pabesë:” Shtëpisë të Babait, nën Rrap mes Bit - Pazarit.

Murgo, ky qen besik, kur i pa kaq të mjerë nën Rrap, tha vetëmevete: Pse, nuk dalin pak të lehin në Iriq edhe te Porta e Madhe, matanë Urës Gurit: para se, të rroken fytas me Kaçakun e maleve, në Kopësht?! Katundi, së paku t’i shoh sesa “trima” të mëdhenj rruge janë mesdite me Diellin mbi krye. Papritmas, qesha: dhe, vazhdova rrugën për në Baba Tomor. Eh, sa “patriotë” të sojit juaj kam parë unë me sy kështu si ju me vite në jetë sokaqeve të Bit-Pazarit, por të gjithë kanë përfunduar këmbekrye te kasapi.

Viçat e palëpi dolën arave dhe u futën në vathën e “Abazit” Malit mes dhenëve. Dashi Ogiç me brirët rreth veshëve, kur e pa këtë soj të patriotëve u sul me kokë e brirë. Qentë e Sharrit i ndoqën matanë maleve. Ikën me bishin nën këmbë duke kërkuar fitues “moral” mes lopëve të katundit me “Besë” e pa besë. Përleshje politike kokë më kokë mes Livadheve me arsyetime “fetare-politike”. Thonë si “analistë” plolitik: Patjetër, vitin e ardhshëm do t’u kthehen edhe dhjetëra mijëra vota shqiptare që shkuan diku tjetër (LSDM),  mu për shkak se, nuk duan më të votojnë për ata që në fushata, tubime e media flasin kundër Gruevskit, e në realitet ulen këmbëkryq në prehërin e tij. Unë them: nuk ulen këmbëkryq në prehërin e Gruevskit, por këmbëhepur  edhe në prehërin e Zaevit me palarenë në “hava” në xhami. Aspak, e arsyshme për një popull me vetëdije kombëtare.

“Djaloshi me topin e kristaltë”, që vinte nga grazhdi i “Sorosit” u turr të dalë para dhenëve pa fyell e janxhëk në krah. Punë tjetër është ajo se, a i ka rujatur dhentë nën dardhat Gorrice dhe, a i ka mjelur me kusi te Çifligu i Xha Derallës?! Nateditë deri dje, në mes Dimrit Madh  protestonte para Qeverisë për ndryshime politike. Sot, e ngre zërin për pajtim të “vëllazërim-bashkimit” komunist. Përçudi, siç duket asaj kohe nuk i punonin gishtat për fyell Bariu. E kishte harruar tekstin e këngës popullore:

O Çobani Tatës bre djalë

O Çobani Tatës bre djalë!

Holli dhentë kën vathës medet -o!

Haj - haaaj, holli dhentë kën vathës -o!

E, sot është vonë këtë këngë popullore t’ua këndosh me fyell, kavall ose çifteli kalorësve të arratisur partiak. Përmëtepër, herët në mëngjes t’u tregosh si ecin punët e Atdheut, “Abazit” të malit dhe Hazreti Aliut të Fushës: ka shumë gjasa që humbësit të fitojnë, e fituesit të humbin. Na presin zgjedhje të reja së shpejti. E sa për zgjedhje, një gjë është e sigurt, shqiptarët treguan se dinë të zgjedhin. (?!) Ta kenë këtë parasysh politikanët shqiptarë, por edhe ata maqedonas. Thotë “djaloshi me topin e kristaltë”, të mos mbetet se e lamë pa thënë… E përfundon shkrimin si “analist” politik.

Mend i shet “Abazit” të Malit dhe Hazreti Aliut të Fushës...



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora