E hene, 29.04.2024, 06:20 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Disa pyetje publike për qeverinë

E premte, 30.12.2016, 06:55 PM


Disa pyetje publike për qeverinë, si dhe për politikën e shoqërinë shqiptare në tërësi

Nga Skënder S. KAPITI

Edhe viti 2016 që po shkon ishte një vit dështimesh të rënda në sferat e ndryshme sociale, arsimore, shëndetsore, ekonomike, politike, psikologjike, juridike dhe në atë të integrimit europian.

Shkaqet, fajet dhe përgjegjësia kryesore për këto bien mbi qeverisjen por që nga autorësia nuk përjashtohen as opozita dhe as shoqëria shqiptare në tërësi kudo: si në Shqipëri, Kosovë dhe ajo shqiptare në Maqedoni.

Këtu unë po i drejtohem si qytetar së pari  pushtetit qeverisës, si dhe politikës dhe shoqërisë shqiptare në Shqipëri, por ama këto vlejnë edhe për ato në Kosovë, pasi përgjithësisht gjëndja  është pothuajse identike në shumë aspekte në të dy shtetet shqiptare.

Këto pyetje të përmbledhura thjesht dhe në pak rrjeshta mendoj se përbëjnë dhe problematikat si dhe shqetësimet kryesore me të cilat janë përballur shqiptarët gjatë vitit 2016 që po e lëmë pas.

Dhe konkretisht: si ndjeheni ju qeveritaro-pushtetarët së pari si përgjegjës direkt si dhe politika e shoqëria shqiptare në përgjithësi me faktet dhe me realitetin se:

1-Viti 2016 po mbyllet si viti i mosintegrimit, i moshapjes së bisedimeve për antarësimin e Shqipërisë për në BE.

2-Si viti i vazhdimësisë së eksodit dhe si viti që e vendosi rininë shqiptare në krye të listës botërore që kërkon largimin nga atdheu.

3- Si viti i drogës dhe i kanabisit, pasi madje, media të huaja arritën deri aty sa Shqipërinë ta etiketojnë Kanabistan dhe si kryeqytet të drogës në Europë.

4- Viti 2016  edhe si viti i papunësisë, i varfërisë dhe i korrupsionit më të lartë në rajon dhe në Europë.

5 - Si viti i vazhdimësisë së politikës së kriminalizuar dhe të pandëshkueshmërisë së saj, pra i vazhdueshmërisë së krimit politik krahas atij ordiner, brenda familjes, atij elektoral, krimit demokratik, krimit financiar, të krimit mbi pronën, atij  mjedisor, krimit të trafikimit të drogës e  qenieve njerëzore si dhe të  eksodit; dhe si viti  i vazhdimësisë së sistemit të drejtësisë së padrejtësisë, të korrupsionit dhe të antiligjit.

Pra, viti 2016 ishte viti i ekspozimit të të gjitha poshtërsive, krimeve dhe të korrupsionit të instaluara nga sistemi politik i dështuar 26 vjecar paskomunist, dhe prandaj diplomacia amerikane, aleatët tanë, Reformën në drejtësi e quanin aq të rëndësishme dhe  jetike për Shqipërinë, si më të rëndësishmen pas rënies së komunizmit që do të thotë: se ashtu si rënien e komunizmit nuk e dëshironin komunistët, ashtu edhe Ligjin për Dekriminalizimin e politikës, Reformen e Drejtësisë i cila mundëson realisht reformim e gjithe sistemit politik, nuk e dëshiron kjo politika e sotme e tranzicionit, politika e kësaj farë elite politike të korrupsionit, krimit, kanabisit, hajdutërisë, papergjegjshmërisë, e tradhëtisë dhe e mosintegrimit, kjo politika jodemokratike dhe e manipulimit me demokracinë, lirinë dhe me integrimin euroatlantik.

Ndërsa për shoqërinë, antare i së cilës jam edhe unë kisha edhe disa pyetje shtesë:

Si ndjehet dhe si është e mundur ta durojë dhe të pajtohet shoqëria shqiptare me këtë realitet të cilin ja ka imponuar asaj politika, kjo elita politike të cilën ajo e ka votuar prej 26 vitesh?

Dhe, a do ta bëjnë shoqëria dhe votuesi shqiptar ndëshkimin e kësaj politike me votë në Qershor 2017, apo do t’i votojnë përsëri po këta politikanët e sotëm, po këtë elitë politike të kësaj mostre të keqe: të papërgjegjshme, të kriminalizuar, tradhëtare të interesave publike dhe kombëtare, të korruptuar, kundërintelektuale dhe antiintegruese?

A do ta ndëshkojë votuesi shqiptar apo do të gabojë e ta votojë përsëri në Qershor 2017 po këtë elitë të keqe politike e cila bashkëpunon tinëzisht dhe djallëzisht shumë mirë edhe tani  kundër zbatimit të Ligjit të Dekriminalizimit të politikës, kundër zbatimit të Reformës në Drejtësi ashtu sikurse bëri dhe para miratimit të tyre të gjitha përpjekjet antiligjore dhe amorale për t’i mosmiratuar ato.

A është ndërgjegjsuar tashmë publiku jo vetëm për tradhëtinë që atij  dhe intesave publike dhe kombëtare që u ka bërë atyre politika e derimësotme; por, a është ndërgjegjsuar edhe për pabesinë e elitës politike shqiptare edhe ndaj aleatit dhe mikut më të madh të kombit shqiptar, SHBA-së, pra për antiamerikanizmin e kësaj elite politike e cila u duk hapur që me bashkëpunimin dhe koordinimin pozitë-opozitë kundër demontimit të armëve kimike të Sirisë; të protestave civile të manipuluara, të protestës parlamentare në parlament nga opozita e djathtë dhe refuzimi që i bëri propozimit të SHBA-së qeverisja e majtë.

A është kthjelluar ndërgjegja kolektive se vetëm me presionin vendimtar të SHBA-së u miratua edhe Ligji për Dekriminalizimin e Politikës dhe Reforma në Drejtësi, si dhe për faktin tjetër të përpjekjes po nga kjo elitë politike e këtyre politikaneve aktuale për t’i  penguar në cdo formë dhe mënyrë tani edhe zbatimin e tyre?

Prandaj, tani e ka në dorë vetë shoqëria që t’i shërbejë vetes po qe se e dëshiron; e  cila duhat ta ndëshkojë dhe të dëbojë  me votë të lirë në Qershor 2017  këtë elitë  politike  me këta politikanë të korruptuar dhe me rekorde kriminale; t’i dëboje ata nga politika, nga parlamenti dhe nga qeverisja në mënyrë që të zbatohet Reforma ne Drejtësi dhe ndërtimi i shtetit ligjor, shtet i cili është kapur nga politika dhe pushteti.

Demokracia  ia mundëson popullit të drejtën e zgjedhjes, por nëse, shoqëria manipulohet nga korrupsioni, tradhëtia, mashtrimet dhe gënjeshtrat e politikës dhe të politikanëve, dhe nëse, votuesit votojnë dhe zgjedhin të paduhurën, të gabuarën, të kriminalizuarit, korrupsionin, injorancën, pra, të keqen, atëhere shoqëria  me meritë vuan prej gabimit të vet: prej zgjedhjes së gabuar të bërë nga vetë ajo.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora