E marte, 30.04.2024, 03:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Kathleen Schank: Ç’na mëson miku ynë, at Zefi

E diele, 24.08.2008, 03:27 PM


At Zef Pllumi
Elsa Demo

Përkthyesja amerikane e veprës “Rrno vetëm për me tregue” tregon për njohjen e saj virtuale me At Zef Pllumin dhe përmes tij edhe me të vërtetën e Shqipërisë nën komunizëm. “Shqiptarët i mendonim komunista që do të na hanin të gjallë”
Emri i Kathleen Schank-ut u shfaq papritur si përkthyese e shqipes në anglishte me “Rrno vetëm për me tregue” e At Zef Pllumit që në dhjetë vjet u bë vepër biblioteke e shumë shqiptarëve. Vetëm se jehona e saj në gjuhë të tjera mbetet e kufizuar. Schank-u, falë ndihmës fillestare të përkthyesit Petro Zheji e theu akullin dhe pranverën e këtij viti, “Live to tell” e priftit françeskan, u botua nga shtëpia botuese amerikane “iUniverse”.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së At Zef Pllumit, më 25 shtator, Schank-u vjen në Shqipëri për të marrë pjesë në konferecën përkujtimore që do të mbahet ë Tiranë.

Para këtij udhëtimi ajo tregon për njohjen e saj virtuale me At Zef Pllumin dhe përmes tij edhe me të vërtetën e Shqipërisë nën komunizëm; dhe për bashkëpunimin me Petro Zhejin. Dy indivdië dhe jetët e tyre i rrëzuan mendimin klishe që si amerikane ajo pati për shqiptarët: “I mendonim komunista që do të na hanin të gjallë”.

Kush është Kathleen Schank? Kur dhe ku fillojnë lidhjet e saj me gjuhën shqipe dhe Shqipërinë?

Kathleen Schank është një ish-Kathleen Toohey. Kathleen Toohey ishte një studente e universitetit të Milëaukee, Ëisconsin. Atje kam patur rastin të takoj mbrenda shkollës së kinomatografisë një ekspert animator, ai sapo kishte ardhur nga një vend shumë i largët që e njihja shumë pak. Ishte Vlash Droboniku nga Shqipëria. Pata dëshirë ta ndihmoj Vlashin me familjen e tij, duke mësuar edhe sekretet e filmave të animuar. Prandaj fillova studimin e gjuhës shqipe, dhe më vonë nisa të përkthej nga kjo gjuhë. Nga takimet me Petro Zhejin njoha dhe një nga miqtë e tij, Pater Zefin.

Emri juaj u përmend qartë me rastin e përkthimit të veprës së At Zef Pllumit. Na thoni ju lutem, përshtypjet e takimit me këtë njeri humbjen e te cilit ju e quani “humbje të një njeriu të madh”.

Fati nuk më lejoi të takoj Pater Zefin. Por ndjeja të afërt sepse kemi folur shumë herë në telefon. Ai po priste daljen e librit në anglisht, dhe bashkë me të më priste edhe mua që të vija për ta takuar. Ishte një humbje e madhe për mua. Ai ishte një njeri superior, sepse bota e tij shpirtërore ishte e madhe. Ai ka ruajtur veten dhe dinjitetin e tij për vite me radhë edhe në mes të atyre vuajtjeve të tmerrshme dhe persekutimeve. Feja e tij ishte kaq e fortë sa do t’iu rezistonte të gjithë atyre situatave që do të kalonte. Ai kishte dëshirë që ta ndihmonte vendin e vet, dhe popullin e vet. Mendoj se ia arriti këtij qëllimi jo vetëm duke ruajtur dhe duke i shërbyer fesë katolike në Shqipërie, por duke shkruajtur historinë që po i tregohet gjithë botës.

Trilogjia e Pater Zefit, është ndër të paktat vepra autobiografike në shqipe që ka një unitet të formës me përmbajtjen tronditëse. Ju si mendoni?

Ndonjëherë të trondit e vërteta. Kështu është për neve amerikanët, sepse jemi më pak të mësuar me kësi historish dhe ngjarje që kanë ndodhur nën komunizëm, dhe kjo është një pikëpamje shumë personale. At Zefi është miku ynë: këtë kuptim marrim kur hapim kapitullin e parë të veprës së tij.

Si ka ecur deri tani botimi i “Live to tell”? Në ç’fazë jeni me përkthimin e dy vëllimeve të tjerë?

Puna po shkon mirë, kam kaluar ato vërshtirësitë fillestare. Tani problemi është që të propagandohet më shumë që libri “Rrno Vetëm për me Tregue” v. I është botuar në anglisht. Është një libër i rëndësishëm që duhet lexuar nga amerikanët, që ta dinë se si ishte e vërteta, ai ishte situata në Shqipërinë e mbasluftës nën komunizëm, çfarë ka kaluar populli; pse, dhe si ka rezistuar Pater Zefi deri sa të na tregojë këto histori.

Çfarë marrëdhëniesh keni me vepra dhe autorë të tjerë shqiptarë, që të mos besojmë se përkthimi i “Rrno vetëm për me tregue” ishte një rastësi për ju?

Petro Zheji është një autor me shumë interes per mua. Do të lexoj veprat e tija, dhe do të vendos, në mund të përkthej edhe një libër prej tij.

Si ka qenë përvoja me Zhejin përkthyes i jashtëzakontë?

Petro Zheji më ka ndihmuar shumë fillimisht me përkthimin e vëllimit të parë të trilogjisë së Pater Zefit. Unë mësova nga eksperienca e tij, është mjeshtër i përkthimeve dhe i gjuhëve, ka edhe shumë njohuri si shkrimtar. Pa atë s’do ta kisha bërë këtë përkthim në anglisht.

Sëshpejti ju vini në Shqipëri, me çfarë qëllimi? Ka të bëjë me ndonjë projekt apo vini për pushime?

Unë po vij me burrin tim, Mike Schank. Shqipëria është vend i bukur dhe me një kulturë të pasur dhe të lashtë. Edhe unë kam pasur opinionet e mia klishe për këtë vend, pa e njohur atë. Kishim idenë se ju ishit të gjithë komunista që donit të na hanit të gjallë. Me hapjen e kufijve mbas izolimit të gjatë, mësova që shqiptarët janë një popull mikpritës dhe Shqipëria është e magjishme për neve që vijmë nga ana tjetër e botës. Kam dëgjuar që gjendja ekonomike e vendit është përmirësuar, atë shpresoj.

Kurse arsyeja e ardhjes tonë lidhet me konferencën përkujtimore për Pater Zefin më 25 shtator në Tiranë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora