E marte, 30.04.2024, 07:07 PM (GMT+1)

Kulturë

E dashura teze Pinë …..! mbetet në sirtar

E diele, 24.08.2008, 01:04 PM


Nga Evis HALILI

Shkup, 24 gusht - Të destinuara për tu prezantuar në përvjetorit e datëlindjes së Nënës Terezë, humanistes Nënë Terezë, do të mbeten të fshehura pas misterit të viteve edhe për ca kohë. Akademia solemne, e përgatitur prej muajsh nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve nuk do të realizohet më 26 gusht, atëherë edhe kur parashikohej.

Shkak është bllokimi i fondit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke vënë në rrezik edhe aktivitetet e tjera të paralajmëruara dhe projekteve në përgatitje e sipër. Dokumentet e panjohura deri më tani për humanisten ishin përgatitur nga stërmbesa e saj, Alma Bejtullahu, punonjëse shkencore e këtij instituti dhe janë pjesë e arkivit familjar që pinjollët e Nënës Terezë e kanë ruajtur për ditë të tjera.

“Fondi i dedikuar për realizimin e programit vjetor është miratuar disa muaj më parë dhe duhej vetëm të aktivizohej, për këtë arsye nuk dëshirojmë që Instituti të kërkojë fonde shtesë, nga burime të tjera për të realizuar këtë aktivitet, nuk jemi të gatshëm të mbulojmë turpin e MASH, kështu akademinë nuk do ta realizojmë”, thotë kreu i Institucionit Mirushe Hoxha.

Akademia pritej që të organizohej si një mbledhim tejet modest, ashtu si edhe do ta dëshironte vetë Nëna Terezë. Sipas një formati të konceptuar edhe nga stërmbesa e saj, korrespondenca në gjuhën shqipe me tezen e Pina në grahmat e fundit të jetës, do të shtypej në broshura për të ftuarit, ndërkohë që në fjalën e saj, Bejtullahu do ta ndërtonte mbi një kolazh kujtimesh të shkëputura nga monografia që do të botohet pas dy muajsh.

Përvjetori i ditëlindjes së Nënës Terezë do të shënohet më një sërë aktivitetesh tradicionale që startojnë me homazhet me lule pranë memorialit, ceremoninë në Kuvend ku ndahen edhe dy çmimet shtetërore “Nënë Tereza” me motivacion kontribut human në shoqëri, si edhe promovimin nga Dom Lush Gjergji të librit “Nëna ime Nëna Terezë” të autores Kadrije Zejnullahu.

Dimensionet humane të Nënë Terezës do të vijojë të jetë në qendër të aktiviteteve edhe në muajin e ardhshëm. Më datë 5 shtator do të përkujtohet përvjetori i amshimit, ndërsa më 26 shtator do të kujtohet 80 vjetori i largimit të saj nga Shkupi.

Ky i fundit pritet të organizohet si një aktivitet i koordinuar mes më shumë subjekteve dhe përkujtohet në një format të tillë për herë të parë.

koha.com.mk
kosova.albemigrant.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora