E diele, 28.04.2024, 07:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Shqetsime elektronike dhe vlera shqiptare në gjuhën rumune

E marte, 19.08.2008, 06:30 PM


Baki Ymeri
Shqetsime elektronike dhe vlera shqiptare në gjuhën rumune

 

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

 

Korrik-gusht 2008. Një lajm i bombarduar me sugjerime serioze dhe dezinformata të montuara lidhur me një zonjë nga diaspora e cila ka vlera të pakontestueshme humane, e tronditi një pjesë të mass/medias elektronike shqiptare si pasojë e së cilës lindën një serë letrash banale dhe vargjesh arogante të mbrujtura me elemente të ksenofobisë konfesionale, madje edhe kërcënimesh terroriste në adresë të kryeredaktorit të revistës Shqiptari. Disa u mahnitën, disa heshtën, disa shikonin siri, disa kishin të drejtë, disa u penduan, disa i mbuloi pluhuri i harresës. Në të njëjtën kohë, në sajë të kontributeve tona të sponsorizuara zemërgjerësi shqiptare dhe me angazhime vullnetare, në mass/median letrare të Bukureshtit dhe provincës u botua një antologji e vlerash të përbashkëta, një numër i revistës Shqiptari, një intervistë, si dhe një serë kronikash, reçensionesh dhe vargjesh të poetëve tanë të admiruar nga bota rumune. Çka don të thotë kjo? Kjo don të thotë se arti e mund botën e xhindosur të kufomave komuniste që e përzjejnë patriotizmin me idiotizëm. Për shpartallimin e ligësisë së tyre, po kalojmë nga fjalët në vepra, duke dhënë vetëm katër nga argumentet e panumërta që na obligojnë të shkojmë sëbashku gjurmëve të rilndësve tanë.

 

 

Fatime Kulli
1.     Në revistën Oglinda literara (Pasqyra letrare, drejtor: Gheorghe Neagu, www.oglindaliterara.ro)), e cila del në Fokshan, në pesëmijë ekzemplarë dhe lexohet nga dhjetëmijë admiratrorë nga të gjitha kontinentet, në numrin 80 të saj (gusht/2008), e panë dritën e botimit vargjet e poeteshës shqiptare Fatime Kulli. Kështu, njëmbëdhjetë poezitë e saj (Pantofii sorelui (Këpucët e diellit), Sub apele focului (Nën ujërat e zjarrit), Creanga de suspin (Dega e psherëtimës), Cu laptele soarelui (Me qumshtin e diellit), Cu oulele insectelor (Me vetë e insekteve), Cand visul pacauieste (Kur ëndrra bën mëkatë), Pe altarul de bronz (Mbi altarin e bronztë), Astept ochii stinsi (Pres sytë e shuar), Doar eu (Vetëm unë), In mormantul visului (Në varrin e ëndrrës), trebuie daramat stanca (Duhet shpartalluar shkëmbi),  i përktheu në gjuhën e Eminescut autori i këtij shkrimi. Poezitë e Fatimes janë të shoqëruara me fotografinë dhe një listë vëllimesh të botuara. (www.oglindaliterara.ro)

2.     Në revistën Dor de Dor (Malli ndaj Mallit, fondator Marin Toma, www.dordedor.trei.ro) që del në lokalitetin Dor Morunt të Këlërashit, në artikullit Iubirea: ultima instanta a luminii din noi (Dashuria: instanca e fundit e dritës sonë), eseisti Mihai Antonescu i qëndis një vlerësim të favorshëm vlerave të vëllimit dygjuhësh të Rizah Sheqirit, Apel pentru iubire / Apel për dashuri (Editura Ararat, Bukuresht, 2007), përkatësisht botës poetike të këtij autori kosovar me banim në Suedi. Mihai Antonescur, këto vlera i boton edhe në revistën Climate literare (drejtor: Ion Iancuvale, tribunë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Tërgovishtes, nr.10-11/ gusht 2008), në kuadrin e artikullit Rizah Sheqiri apo Dashuria si instancë e fundit e dritës sonë (Rizah Sheqiri sau Iubirea: ultima instanca din noi).

3.     Një vlerësim të lartë për poezinë e një autori tjetër kosovar (Sarë Gjergji), kritiku letrar, Mihai Antonescu, e boton në revistën Viata de pretutindeni (Jeta e kudondodhur, drejtor: Bodea Sabin, www.viatadepretutindeni.wordpress.com)), e cila del në Arad, në format A3 (208 faqe), dhe e cila shpërndahet falas në të gjitha meridianet e botës. Recensioni për poezinë e Sarë Gjergjit mban titullin Ide për pavetminë (Idee intri nesinguratate), i cili de facto është një vlerësim i librit Foc nestins / Zjarr i pashuar (Editura Ardealul, 2007). Po shtojmë me këtë rast faktin se Sarë Gjergji është autori i parë i botës katoilike shqiptare, i prezantuar me një vepër në gjuhën rumune.

4.     Në këtë kontekst vlen të potencohet edhe publiciteti që i bëhet në shtypin bukureshtar një poeti tjetër kosovar, i rikënduar në gjuhën që e flisnin Lasgushi, Asdreni dhe Mitrush Kuteli. Fjala është për autorin Jusuf Zenunaj dhe librin e tij Din stanca curg lacrimi / Prej shkëmbit rrjedhin lotë (Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht, 2008). Marius Chelaru, poet dhe eseist, autor i artikullit Cuvantul in piatra (Fjala në gur, revista Natiunea (Kombi), nr. 466/2008, fq.4), thekson: “Falë Baki Ymerit, sot lexuesi rumun ka mundësinë ta njohë për së afërmi poezinë e një këndi të botës, për të cilin flitet shumë, dhe, duket se shpesh herë dihet pak. Për Jusuf Zenunajn dashuria të shndërron në pjellë të dhembjes, ngase Kosova është një vend i dhembjes së kohës së djeshme, kur “hijet e zeza endeshin nëpër kohë”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora