Kulturë
Sylejman Morina: Sporti te Arbëreshët e Zarës
E premte, 22.08.2008, 04:41 PM
Sporti te Arbëreshët e Zarës
Sylejman Morina
Nga Sylejman Morina
Autorët: Drago Mariq dhe Bernard Kotllar, sportdashësve të Zarës, dhe lexuesve të tjerë iu paraqiten me një libër tejet interesant për historikun e sportit të arbëreshëve të Zarës për shpirtin sportiv e mahnitës të kësaj diaspore të vjetër shqiptare.
Vitin e kaluar pata informuar lexuesit se prof. Drago Mariq dhe Bernard Kotllar janë duke punuar në realizimin e një projekti të përbashkët “Sporti te Arbëreshët e Zarës”. I pari është gazetar i njohur i sportit, ekspert i historisë së sportit dhe arbëreshi Bernard Kotllar, një entuziast i mishëruar në vlerat e bashkëvendësve e që me pasion punon për afirmimin e vlerave të arbëreshëve tanë. Këta bashkautorë arritën ta realizojnë me sukses një vepër të veçantë, e cila ndoshta është edhe e para këtij lloji në Dalmaci. Promovimi i kësaj vepre u bë në Shtëpinë e Teatrit Kroat ( HKK) të Zarës, si pjesë e manifestimeve tradicionale të arbëreshëve të Zarës, për nder të Zojes Loret-Zoja Jon (famullisë së Arbëreshëve), që sivjet e feston 282 vjetorin e shpërnguljes së arbëreshëve në Zarë.
Për këtë manifestim kulturor pati interesim të madh, gjë që shihet nga pjesëmarrja e madhe dhe vlera e autoriteteve pjesëmarrësve që e kishte kaluar optimizmin e autorëve të librit . Në mesin e pjesëmarrësve ishin: Zhupani i Zarës. z. Stipe Zriliq, zëvendësi i tij, z. Josip Miletiq, kryebashkiaku i Zarës, Drazhen Gërgureviq, legjenda e basketbollit, Josip Gjergja, këngëtari injohur arbëresh, Mlladen Gërdoviq si dhe shumë personalitete të njohura nga qyteti e rrethina. Ndërsa ministri në qeverinë kroate, arbëreshi z. Bozhidar Kallmeta, edhe pse e kishte paralajmëruar pjesëmarrjen, nuk kishte pasur mundësi të marrë pjesë në manifestim, por kishte dërguar telegram urimi. Për argëtimin e pjesëmarrësve ishin angazhuar grupet e njohura muzikore kllapa Arbanasi (Arbneshi )dhe Donat, duke krijuar në sallë një atmosferë të këndshme.
![]() |
Nga e majta, Bernard Kotllar, Drago Mariq, Sergjo D. Nikpal, Bernard Paleka |
Autori Drago Mariq, këtë e quan vepër jetësore të shkruar nga shpirti. Ai njëherit tregoi lidhjet emocionale të krijuara me arbëreshët për pesëdhjetë vite. “S’ka ditë që nuk jam në Arbanas ( Arbënesh) dhe askund tjetër nuk kam këso miqsh”, gjë për të cilën ishte duartrokitur nga të pranishmit. Ndërsa Bernard Kotllar, për bashkautorin ishte shprehur: “Edhe pse nuk është
![]() |
Pjesëmarrësit gjatë promovimit në sallën e Shtëpisë së Teatrit Kroat në Zarë |
“ Libri ka lindur në rend të parë nga dashuria për ne sot, dhe për gjeneratat, të cilat vijnë. Dëshira ime është që të gjithë ata që do ta kenë në dorë ta përjetojnë në këtë mënyrë“, kryeredaktori Sergjo Nikpali kishte thënë: ” Para shkrimit të librit na është dashur të vendosim se a do të shkruajnë vetëm për “Yjet“ apo jo, por e duke ditur se sporti është shtylla shoqërore kryesore e arbëreshëve, vendosëm që pranë sportistëve të njohur të jenë edhe mijëra të rinj, të cilët më me shumë apo më me pak sukses kanë lagur me djersë terrenet sportive deri te ata që me suksese kanë kaluar kufijtë e atdheut “. Ky libër paraqet më shumë se një histori të sportit, edhe një pasqyrim i rëndësishëm i jetës shoqërore , identitetit dhe afirmimit të qenies arbëreshe në Zarë e më gjerë .