| E premte, 22.08.2008, 04:41 PM |
Sporti te Arbëreshët e Zarës
Sylejman Morina
Nga Sylejman Morina
Autorët: Drago Mariq dhe Bernard Kotllar, sportdashësve të Zarës, dhe lexuesve të tjerë iu paraqiten me një libër tejet interesant për historikun e sportit të arbëreshëve të Zarës për shpirtin sportiv e mahnitës të kësaj diaspore të vjetër shqiptare.
Vitin e kaluar pata informuar lexuesit se prof. Drago Mariq dhe Bernard Kotllar janë duke punuar në realizimin e një projekti të përbashkët “Sporti te Arbëreshët e Zarës”. I pari është gazetar i njohur i sportit, ekspert i historisë së sportit dhe arbëreshi Bernard Kotllar, një entuziast i mishëruar në vlerat e bashkëvendësve e që me pasion punon për afirmimin e vlerave të arbëreshëve tanë. Këta bashkautorë arritën ta realizojnë me sukses një vepër të veçantë, e cila ndoshta është edhe e para këtij lloji në Dalmaci. Promovimi i kësaj vepre u bë në Shtëpinë e Teatrit Kroat ( HKK) të Zarës, si pjesë e manifestimeve tradicionale të arbëreshëve të Zarës, për nder të Zojes Loret-Zoja Jon (famullisë së Arbëreshëve), që sivjet e feston 282 vjetorin e shpërnguljes së arbëreshëve në Zarë.
Për këtë manifestim kulturor pati interesim të madh, gjë që shihet nga pjesëmarrja e madhe dhe vlera e autoriteteve pjesëmarrësve që e kishte kaluar optimizmin e autorëve të librit . Në mesin e pjesëmarrësve ishin: Zhupani i Zarës. z. Stipe Zriliq, zëvendësi i tij, z. Josip Miletiq, kryebashkiaku i Zarës, Drazhen Gërgureviq, legjenda e basketbollit, Josip Gjergja, këngëtari injohur arbëresh, Mlladen Gërdoviq si dhe shumë personalitete të njohura nga qyteti e rrethina. Ndërsa ministri në qeverinë kroate, arbëreshi z. Bozhidar Kallmeta, edhe pse e kishte paralajmëruar pjesëmarrjen, nuk kishte pasur mundësi të marrë pjesë në manifestim, por kishte dërguar telegram urimi. Për argëtimin e pjesëmarrësve ishin angazhuar grupet e njohura muzikore kllapa Arbanasi (Arbneshi )dhe Donat, duke krijuar në sallë një atmosferë të këndshme.
![]() |
Nga e majta, Bernard Kotllar, Drago Mariq, Sergjo D. Nikpal, Bernard Paleka |
Autori Drago Mariq, këtë e quan vepër jetësore të shkruar nga shpirti. Ai njëherit tregoi lidhjet emocionale të krijuara me arbëreshët për pesëdhjetë vite. “S’ka ditë që nuk jam në Arbanas ( Arbënesh) dhe askund tjetër nuk kam këso miqsh”, gjë për të cilën ishte duartrokitur nga të pranishmit. Ndërsa Bernard Kotllar, për bashkautorin ishte shprehur: “Edhe pse nuk është
![]() |
Pjesëmarrësit gjatë promovimit në sallën e Shtëpisë së Teatrit Kroat në Zarë |