E diele, 28.04.2024, 02:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Adriano Mazziotti: Pikturat e artistit shqiptar Ndoc Camaj, të lëna pas dore

E enjte, 21.08.2008, 10:14 PM


Pikturat e artistit shqiptar Ndoc Camaj, të lëna pas dore

Nga Adriano Mazziotti
     
S.O.S. për ciklin e pikturave që zbukuron tavanin e një salle në katin e përdhesëm të pallatit të vogël në të cilin, dikur, banonin rektorët e Kolegjit Italo-Shqiptar të Shën Adrianit. Janë katërmbëdhjetë piktura të një piktori të spikatur shqiptar, Ndoc Martin Camajt (Lindur në Shkodër, në vitin në vitin 1880, vdekur në Paris në vitin 1916), të cilat u bënë me porosi të autoriteteve të Institutit historik, për të zbukuruar një sallë në katin e poshtëm të ndërtesës në të cilën, që prej vitit 1907, kur u ndërtua pallati, banonin më parë drejtorët e gjimnazit dhe të liceut dhe, vite më vonë, rektorë të Kolegjit. Ndërtimi i banesës u bë nga komisari krahinor, Anxhelo Skalabrini, inspektor i përgjithshëm i shkollave italiane për të huajt, që drejtoi për afërsisht një dhjetëvjeçar punimet e Institutit dhe të aneksit të Liceut në një mënyrë shembullore, duke u kujdesur edhe për zgjerimin dhe zbukurimin e ndërtesës. Dhe ia arriti, madje, që të përforconte lidhjet ndërmjet italo-shqiptarëve dhe shqiptarëve të përtejdetit.
Nga fundi i viteve shtatëdhjetë gjer në 1905-n, pallati - që qé në pronësinë e ndërtimeve për Kolegjin - ishte përdorur si seli e shkëputur më parë nga Instituti Profesional i Shtetit për Agrikulturën e Sibarit; pastaj nga ai Profesional i Rosanos. Në vitin 1995 u mbyll Instituti, për mungesë apo pakësim regjistrimesh. Autoritetet shkollore u detyruan ta mbyllin Selinë e San Demetrio Korones.
Ashtu e mbyllur dhe e papërdorshme në vijim dhe në mungsë të ndërhyrjeve për mirëmbajtje, kjo ish-rezidencë e rektorëve filloi që të dëmtohej e të prishej nga ana strukturore. Sot ndërtesa është në rrezik shembjeje dhe s’ka njeri që të kujdeset për të. Gjendjen e rëndon edhe më tepër pikimet e ujit të shiut. Kjo rrejedhje ka shkaktuar një rrënim të një pjesë të tavanit dhe ujët ka arritur deri në muret e pikturuara nga artisti shqiptar, duke i dëmtuar rëndshëm ato. Pikturat, përveç dy prej tyre të shkretuara keq nga lagështia, të tjerat janë ende në njëfarë gjendje të padëmtuar.
Pjesët e pikturuara janë: Autoportreti i Camajt, dy peizazhe (Mali Polino dhe Piramidat e Egjiptit), pesë portrete (Galilei, Dante, Rafaelo, Verdi dhe Mikelanxhelo), si edhe pesë panorama apo monumente të disa qyteteve (ndër të cilat Shkodra, Roma, Napoli dhe Venediku).
Ai që e dha alarmin i pari për dëmtimin e pikturave dhe që kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve të ngarkuara për ruajtjen dhe përkujdesjen e Pasurisë kulturore, qé professor Franko Altimari, - titullar i Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqiptare në Unikal, në vitin e largët 1980, - në fletët e revistës së kulturës italo-shqiptare “Zjarri” (“Il fuoco”). Në atë kohë docenti universitar nga San Demetro, ishte redaktor i saj.
Por, megjithatë, nuk u bë asgjë për të shmangur dëmtimin përherë e më të madh të ndërtesës dhe për t’ia dalë mbanë që lagështia të mos arrinte gjer në muret e pikturuara dhe në dëmtimin, përherë e më të madh, të pikturave.
Pikaturat që sapo i përshkruam nuk janë e vetmja dëshmi artistike e piktorit skipetar në Shën Demetrio Korone.
Gjatë kohës së tij që qëndroi në këtë qendër, mësuesi Arminio Aligieri Macioti (1884 - 1955), mik i Camajt, i kishte kërkuar piktorit që të bënte portretin e të atit, Inoçencos (1844-1904) i cili kishte pasë marrë pjesë, si ushtar rekrut, në luftën e Tretë për pavarësinë, duke u vlerësuar me medaljen e argjendtë për merita ushtarake në betejën e Santa Luçia di Kustoca-s, më 26 qershor 1866. Inoçenco Macioti kishte marrë pjesë edhe në çlirimin e Romës, më 28 shtator 1870. Për këto kontribute u emërua oficer rezervë, me gradën e togerit. Aligieri, meqë i ati i kishte vdekur në vitin 1904, i tregoi mikut të tij piktor një fotografi të babait, me veshjen ushtarake të oficerit. Dhe kështu Camaj bëri pikturën që e firmosi, në formulën: “Noz Martini Zâmaj, 1/8/05, S. Demetrio Corone, Për kuitim”. Këtë kuadër e bën edhe më original ky nënshkrim i autorit. Këtu përdoren shkronjat dhe fonetika italiane, përpara normave gjuhësore të përcaktuara mga Kongresi I i Manastirit të nëntorit të vitit 1908, vit kur u vendos një alfabet me bazë latine i cili, qysh atëherë, ka mbetur edhe në alfabetin kombëtar.
Për piktorin Ndoc Martin Camaj dihet se ka pasë lindur në Shkodër në vitin 1880, se ishte nxënës i artistit tjetër të famshëm shiqptar, Kolë Idromenos dhe që, prej vitit 1904 gjer në vitin 1907, ishte me bursë në shkollën Normale të Kolegjit Italo-Shqiptar të S. Demetrio Korones, që në atë kohë ishte shmdërruar nga Ministria e Jashtme si Shkollë Italiane për të huajt.
Cikli i pikturave të pallatit të ish-rektorëve, mendojmë se do t’u japë mundësinë studiuesve të artit shqiptar, që të njohin më mirë personalitetin artistik të piktorit shkodran, një përfaqësues i denjë i “Rilindjes” artistike të Vendit të shqiponjave, bashkë me Kolë Idromenon, Andrea Kushin; Spiro Xegën dhe Theohar Gjinin.
Pas përvojës në San Demetrio, piktori ynë shkoi në Paris ku, përgjatë dy viteve, duke shfrytëzuar një bursë studimi, ndoqi kurset në Shkollën e Arteve të Bukura.
Duke mos pasur më tej ndihmën financiare për të vazhduar studimet, i ndërpreu këto, por vazhdoi të punonte pranë piktorit Pensi. Në vitin 1913 u sëmur nga tuberkolozi dhe jeta e tij e varfër u mbyll në në një sanatorium të Parisit, në vitin 1916.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora