Kulturë
Dy poezi nga Tahir Bezhani
E diele, 13.11.2016, 10:21 AM
Tahir Bezhani
BUZËQESHJA CINIKE
Ushtimë trishtuese qiellit
Shpirti i ngirë në dëshpërim
Në shpresën e çmendurisë
Sytë mashtruan jetën time
Pamje e zezë gjithë natyra
Kasollen time e rrihte furtuna
Breshëri godiste pa mëshirë
Edhe era
Çatia u rrënua,
Zjarri u shua,
Urëzat plasën
Unët e ndezura tymojnë
Thajnë vetminë e çmendur
Në kokën time gjëmojnë mendimet
Në lëndinë
I vetmuar mbeta
Veriu ulërinte pa mëshirë
Nuk i ngjaja vetës
Isha i nxirë
Nuk dija të lëviz
As të kërkoj mëshirë
Sytë më vajtën në katin e tretë
Ne dritare
Fqinji rrinte i qetë
Ndihmë nuk më ofronte
Zgërdhihej mjerueshëm
Harrova rrënimin e shtëpisë
Sa më dhimbsej ai
Me qeshjen e tij....
NJË NATË NË LEZHË
Natë e qetë në Lezhë
Qielli plot yje
Në Kala dritat rrinë ndezë
Më bëhet se Gjergji ishte kthyer
Burrave u fliste në Kuvend
Ashpër ngitë zërin:
“Pse Shqipëria nuk është një vend”
E shpata dridhet në gozhdë varur
Nga fjalë e dalë valë...
Udhëkryqeve të kohëve
Në Kuvend fjala duhet të zë vend
Besa e fjala e dhenë
Traditë arbërore përherë ka qenë
Më bëhet se Gjergji është lartë
Në Kala burrave u flet
Në Kuvend..
X x x
Një natë në Lezhë
Qielli i mbushur plot yje....