E diele, 28.04.2024, 01:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Tentim atentati në Kristal të Gjilanit

E shtune, 12.11.2016, 07:23 PM


TENTIM ATENTATI NË HOTELIN “KRISTAL” TË GJILANIT

 

Ishte viti Tetëdhjetë e Nëntë –

Kohë e vështirë , kohë e rëndë !

Askund  punë s’ munda me zënë –

S’ kisha  bukë fëmijëve  me iu dhënë !

 

Nëpër fshatra e qytete –

Shkoja n’ dasma e muhabete !...

Përmes këngës , t’ bëjë ndo ‘i pare –

Për  t’ iu sjellë  fëmijëve  idare !

 

N’ Hotel “Kristal” të Gjilanit –

Iu drejtova Ramadanit !

Ramadani , ishte Drejtor –

I tregova se jam në zor !

 

Ramadani ,  humanitar –

M’ mori n’ punë si këngëtar !

Më paguante me rrogë tamam ,

Aty këndohej me program !

 

Këndohej shqip, serbisht , turqisht ,

Nganjëherë  dhe magjupisht !...

  njëzet e tre e dyzet e pesë –

Duhej këngën ta ndërpres !

 

Kështu “Kristalit” të Gjilanit –

I duel zëri mbarë vatanit !

Natë për natë sipas tradite –

Këndohen këngë t’ mirëfillta shqipe !

 

Mysafirë vinin varg e vi –

Prej Kosovës e Malit t’ Zi ,

Prej qyteteve t’ Maqedonisë

Dhe nga jugu i Serbisë !...

 

N’ “Kristal” vinin gisht për gisht –

S’ dëgjonin  ma këtu këngë serbisht !

Mysafirët për pite e pulë –

S’ gjenin vend se ku me u ulë !

 

N’ Stacion të Milicisë ,

UDB-ja  e Serbisë ,

Plan të keq kishin kurdisë –

Këngën shqipe me e kërdisë !

Një  natë vonë , ata t’ pa besë ,

N’ ora njëzet e tre e dyzet e pesë ,

Hynë n’ Hotel , porsi lugat –

Për t’ bërë n’ mua  atentat !

 

I zunë dyert , mbyllen  Hotelin ,

I larguan gjithë personelin !

Mysafirët i qiten jashtë –

Për t’ bërë  n’ mua çka kanë dashtë !

 

N’ ekspeditën e milicisë ,

Gjashtë milicë ishin kurdisë ,

T’ armatosur  me automat –

T’ bëjnë  mbi mua atentat  !

 

Kështu atë natë , këtë ekspeditë ,

Komandanti i kish përgatitë ,

Nga Parteshi Sevetisllav Karaxhiqi –

Që të vritet Demir Krasniqi !

 

Karaxhiqi , ma dha urdhërin:

“Ti “sliko”*1) , mbështetu për muri !

Rri gatitu , drejt si pip –

S’ ke për t’ këndua kurrë ma shqip !”

 

Kështu , drejt meje , gjashtë kasapët –

I drejtuan automatët !

“Ju , po m’ vrisni jashtë kanunit –

Pa e folë fjalën e fundit !...

 

Pse po m’ vrisni , s’ po e kam dert ,

Por , e kam një amanet :

Para se t’ më hiqni qafe –

T’ ju qerasi me  nga një kafe !”

 

Karaxhiqi , ra në siklet :

“Hej, bre nanën ...këqyre çka flet !”

Shko te shpija , ha bukë e krip –

Ma n’ Hotel , kurrë mos këndo shqip !”

 

***** Sqarim:

*1) Sliko = serbisht : Fotografi .

Me këtë term përbuzës dhe nënçmues ,

zakonisht komunikonin zyrtarët serbë me shqiptarët !

Gjilan, më 08.11.2016.   Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora