E shtune, 02.03.2024, 03:59 AM (GMT)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Parfumi tjetër

E diele, 13.11.2016, 09:17 AM


PARFUMI TJETËR

Nga Shefqet Sulmina

Pas dy ditësh nga gjetja e ishullit “Fame” nga ana ime, për të cilën ato, si Vjosa dhe Marina, ndofta pse jo edhe Profesori, ose Agavia e Zhuani... e kushedi sa e sa të tjerë kanë qeshur, më telefonon Marina dhe më thotë se do të nisemi për punë. U ndjeva shumë i lumtur, por kur pashë se sytë e Vjosës u këputën si dy lule më erdhi keq dhe u tulata edhe unë. Të nesërmen në mëngjes Vjosa më ngarkoi në makinë dhe më shkarkoi para oborrit plot me lule të Marinës dhe në ikje e sipër me tha një fjalë të çuditshme “orë e ke!” Nisa të bëja shkallët plot me lule të Marinës si në poemat e Sadiut, e përsërita fjalët që më tha Vjosa dhe me erdhi ndërmend “lufta” Sadiu dhe një poet shqiptar:

-Japim shtatë e marrim tetë...!Numri tetë, vjen nga greqishtja e vjetër, thonë që do të thotë Thoto, ose To ti e to Ti baras me sinqeritet, për Zotin, për paqen, për fëmijët, për punën dhe lirinë!

-Për bukën, shtëpinë, për paqen dhe fëmijët, për brezat që do të vijnë...! - ma priti Marina. Po me ke po flisje?

Mua më erdhi ndërmend loja ose kënga e “arrës” me “gurin”, guri i Syfilizit me “Je”, Jes !

K Kombe

o Organizohuni

m Mëmë

ì Zot

s Sinqeritet

a Arsye

r Respekt

Komet, komisar.

Themel-kannada -sthapan. Stampoje!

-E ke urgjent më pyeti Marina. Kush është ai tjetri? Ndjeva

dorën e saj që më zuri për veshi, por e hoqi shpejt...Kush? Kush është komisar?

-Ti,- i thashë, - por ti nuk je me kapele lufte. Jo, por nëse do të nisemi sot, ishte mirë që në kambërin ton të ishte kjo dizajno, më gjithë se ju e dini më mirë sepse i njihni ngjyrat e ndezura.

Marina qeshi.

-E kush të ndezi?

-Vjosa!

Marina dukej e qetë dhe ishte e lumtur dhe habitej që nuk e shihte këtë gjë në mua se do të niseshim. Ishte një nisje që ne e prisnim. Së fundi unë do të largohesha nga kuadrati ku isha mbyllur, jo për faj të Vjosës që më mbante në pëllëmbe të dorës si pëllumb, por nga që nuk kisha punë. Sepse unë nuk isha dhe nuk doja të isha pëllumb, sepse së pari jam burrë... dhe e dyta ka edhe pëllumba të ngordhur. Edhe unë duhet të isha i qeshur, por e dija se do të më mungonte Vjosa, paçka se koha e ndarjes me të do të ishte e shkurtër. Gjatë këtij inkursioni, që ishte edhe fillimi im i punës, këtu në San Trope', për mua, do përpiqesha të ndërlidhesha e të takohesha me të si i thonë nëpër takime virtuale, si me një mikën time që e kisha njohur në internet, rastësisht dhe e dija që shkruante bukur. Shpesh duke shkëmbyer poezi e mendime, i patëm premtuar njëri-tjetrit se do të takoheshim dhe unë do ta shpija në Trojë. Talleshim. Ajo më pyeste se do ta merrja me makinë apo me kalë, ndërsa unë i thosha se e donte me kalë të bardhë apo të kuq...Përralla. “Gjermania përrallë dimri”, mu kujtua një poet gjerman.

Marina po bënte kafe dhe ma bëri me sy. Unë do të shkoja ta merrja me kamber atë mikën time, po të shkonim drejt në Nord. Kështu më tha Marina. Do të shkonim të bënim disa piktura, unë jo po ajo, piktura për disa qytete të bukur për pensionistë me kopshte të blertë dhe shtëpi prej druri, ku ata kalonin kohën gjatë ditës, duke u marrë e u argëtuar me natyrën dhe njëri-tjetrin. Disa qytete të tillë i kisha parë dhe më patën pëlqyer tej mase, kur pata kaluar në ato shtete. Natyrisht, nuk është se do të shihja si pikturonte Marina, do të bashkëbisedoja me ta dhe do të shkruaja mendimet e tyre ose gjëra të mija që do të më hynin e do të më zgjeroheshin në kokë. Mezi prisja të niseshim dhe për

këtë ndjehesha tepër energjik si në fjalë e në veprime, paçka se më vinte keq për Vjosën.

-Jo, - i thashë, - dua raki.

Ajo e kuptonte nëntekstin, sepse Vjosa nuk linte gjë pa i thënë.

-Kaq shpejt?... Nuk të pritët?

-Për çfarë? - ndërsa po bëja në vizatim formën e idesë me të cilën sapo diskutova me të, dhe më ngatërrohej me Silvanën dhe Trojën...

-Nuk e thashë për atë, - i thashë unë.

-Pse po unë për çfarë e thash?

-Bëj kafen, atë bëj ti.

-Më the se doje raki?

-Po, por e di që ti nuk ke.

-E do kafen më qumësht?

-Jo mos ma bëj me njollë.

-Nuk është njollë, është qumësht, është tambël.

-E marr vesh, - i thashë, - kur rri në mes bën progres. Ajo vazhdonte çdo ditë të mësonte gjuhën shqipe duke jetuar pothuaj pa prishur punë në mesin tonë.

-Ku do të shkojmë, - e pyeta, - duke fërkuar pëllëmbët e duarve, i lumtur që do të nisëshim.

-Në Nord ,- tha ajo.

-Mirë, - thashë unë dhe prapë ja futa një fërkim duarsh se mu kujtuan ato çka mendova një çast më parë.

-Jo, - tha Marina, - duke përdredhur buzët, - do të shkojmë në Paris.

-Ptu! - bëra unë sepse mu kujtua Vjosa dhe broçkullat e saj... që ja bënim për lojë njeri-tjetrit. Pastaj ndenja pak dhe mu kujtua Agavia dhe thashë, mirë pa e parë.

Marina kishte ndërruar parfum. Ndërsa po mbushte filxhanët me kafe, unë vura muzikë. Pastaj ndërrova mendje e fika. Pastaj, prapë për inat të broçkullave të Vjosës, vura një tango dhe e ngrita volumin.

-Duke pirë kafe, duke vallëzuar, - thashë.

-Po dizajnon?

-Më vonë.

E kisha inatin me Vjosën, edhe pese inat karafilash, sepse

nuk e di se nuk e dëgjova mirë se ç'farë më tha kur më la në oborrin e Marinës dhe gjithashtu, nuk e di çdo të thotë Marina me këtë tipin e ri të parfumit që ka vënë. Gjithashtu që ndërroi drejtim për të më çuar në Paris, jo se nuk doja të shkoja në Paris, por sepse nuk e kuptoja se pse? Çoç më kurdisin ajo, ose të dyja bashkë këto. Nëse do ta pyesja Marinën, ajo do të më thoshte gjinde vetë. Njëherë thotë do shkojmë në Nord, njëherë tjetër në Paris. Po dhe mua nuk më rrinë duart sa herë që dëgjoj një gjë për të mirë zë e i fërkoi. Kështu bëj! Kështu edhe Marina, sa më tha që do të shkojmë në Nord, unë fërkova duart dhe ajo po më shpie në Paris, në kahun e kundërt të duarve të mia. Më kujtohet njëri prej trojanëve në librin që u tregova atje në kodrën e ishullit që gjeta unë dhe ato qeshën, pra më vinte ndërmend ky trojan i cili që i vogël gjeti detin Egje dhe unë nuk e dija ç'të gjeja sepse nuk po gjeja asgjë. Më vinte ndërmend Kristofor Kolombo që gjeti Amerikën, dhe unë nuk dija të gjeja asgjë. Ka diçka që nuk shkon, o në mua vetë, o në varësi të gjetjeve. Muzika ishte e lartë dhe Marina qe mbledhur e tëra rreth rrotullimeve që i bëja. Flokët e saj nuk me turbullonin, më bënin të lajthitur në tangon që bënim dhe me erën e tyre të çuditshme. Sillja ndërmend të tëra ngjyrat e luleve, emrat e tyre, u shkundja petalet, polenin, gjethet i shtypja e i vija në gojë bashkë me frutat e tyre, por asnjë në hundë që të më tregonte hundën e parfumit të Marinës. Kafet ishin ftohur, Marina ishte skuqur dhe me bula të ndritshme djersë në fytyrë. Nuk e shihja në sy, por tej tyre, thellë e më thellë reve të ngarkuara me enigmë. Dhe ishte thjeshtë enigmë parfumi që më rropaste e po më bënte të më shternin energjitë. Po bija, e kuptoja që po rrëzohesha. Hodha sytë rrotull, ku përveç luleve gjendej një divan.

Dhe ramë atje në divan. Nuk më kujtohet...

Ndeva zërin e Vjosës që kishte hyrë pa u ndjerë përmes muzikës dhe ne nuk i kishim ndier hapat e saj që më dha shaminë për tu fshirë.

Ishim bërë qull nën tingujt e tangos.

-Ka ra shi kne, - mu drejtua ajo mua. - të thashë “orë e ke”

-Çfarë? - thash se nuk po dija ç'farë të kuptoja.

Nuk po gjeja dot se më pyeti në ka rënë shi, apo ju dy K...

shikoni këtej, ose ti Ko... k'nej... Gjithashtu, kur dëgjova së dyti fjalën “orë e ke”, doja të arrija në domethënien e saj që ishte njëqind herë më e vështirë se të gjeja parfumin e ri të Marinës. Qull isha, dy herë qull u bëra në djersë, ndërsa Marina u ngrit dhe filloi të rregullonte flokët. Qesh gati ti tregoja të vërtetën se doja ti gjeja parfumin Marinës, por ndërrova mendje pasi e dija se parfumet e grave nuk kishin fund

-Të thash në mëngjes, - tha Vjosa e qetë, - që orë e ke, sepse unë mora 14 muajshin dhe do të vi me ju. Ata të punës sime, në planetin tim, - theksoj ajo, - vendosën të më japin dy muaj lejë.

-Po ne do të ikim në Paris, - thashë unë.

Jo, - thanë ato për një gojë, - Njëra Overland, tjetra Roverland.

-Ullimp, - thashë unë dhe zbrita të ndizja kambërin duke menduar se pika me e dobët midis burrit dhe gruas është kur gjendesh midis këmbësh. Kjo po aq sa për burrin edhe për gruan. Më erdhi për të qeshur duke hedhur këmbët nëpër shkallët e shtëpisë së Marinës plot me lule si në poemat e Sadiut, e hoqa nga mendja të gjeja ndonjë gjë të re përreth botës, përveçse brenda tyre dhe vetës sime. Pa lë të meditosh për Itakën...Taken e shqiponjës që i bënte malet të barabartë.

Sipër në ballkonin e Marinës Vjosa po ujiste lulet dhe po fshinte me fshesë. Unë ndeza kambërin dhe e cyta kotë:

-Çfarë po bën?

Ajo më tregoi fshesën nuk e di për të më “mikluar” mua, apo për të fshirë pluhurat nga ballkoni i madh me lule i Marinës, ndërsa kjo e fundit, po krijonte një dizajn ngjyrash për udhë. Pastaj u dha një krehër dore flokëve dhe më bëri një puthje me dorë. Mu duk se u dha një krehër dore rrezeve të diellit mbi San Tropez dhe detit të tij blu e plot varka, një prej të cilave ishte jona dhe mu kujtuan poezitë e shkruara.

fragment nga romani "Nëntë Mollët e Omerit".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora