E premte, 02.05.2025, 11:47 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Hoxha: Dua energji falas!

E hene, 02.05.2016, 05:52 PM


Dua energji falas!

Nga Gëzim Hoxha

Një të premte mbrëma më joshi shpikja e një durrësaku për prodhimin e energjisë elektrike nga pedalimi i një biçikllete statike si ato që gjenden në sallat e forcës. Ai ishte i ftuar në një emission televiziv ku edhe e prezantoi idenë e tij. Por ajo ishte një metodë prodhimi e lodhshme. Edhe pse e lodhshme ajo nisej nga një parim i thjeshtë, transformim i energjisë nga një formë në një tjetër.

Nuk e lashë me kaq dhe bëra një kërkim në internet. E dija që idenë për energji falas e hodhi i pari NIKOLA TESLA dhe nga një kërkim i thjeshtë në YOUTUBE dolën shumë video që prisnin në rradhë të shiheshin nga unë. Unë zgjodha 2 prej tyre. Videoja e parë me titull “Did Nikola Tesla Invent Free Energy?”, flet për përpjekjet e këtij të fundit për shpikjen e energjisë falas.

Ai demonstroi se energjia mund të transmetohej pa ndihmën e telave para INSTITUTIT AMERIKAN të INXHINIERËVE. Ai e kuptoi se energjia mund të prodhohej duke përdorur burime natyrore dhe pikërisht diellin dhe tokën. Në vitin 1901 ai filloi zbatimin e idesë së tij në terren duke ndëtuar një kullë metalike, e cila do të mundëësonte transmetimin e energjisë në atmosferë. Kjo do të mundësonte energji falas për të gjithë, konsumatorë familjarë,  për bizneset madje edhe për anijet.

Katër vjet më vonë financuesi i këtij projekti J.P. MORGAN, më 1905 ndërpreu financimin, pasi kuptoi qëllimin e vërtetë të projektit. Me nuhatjen e tij prej biznesmeni ai e mbështeti në fillim Nikolën, sepse kujtoi se ndëtimi i kësaj kulle do të shërbente për telekomunimin me anën e përtejme të oqeanit Atlantik. Por doli që ishte gabuar. Në fillim të shekullit ai ishte njëri prej personave më të pushtetshëm në botë duke kontrollluar industrinë hekurudhore dhe atë elektrike, me një pasuri me vlerë prej 68 mln $.  Iddeja e Teslës do të kërcënonte çdo industri që ndërtoi pasurinë e tij.

Videoja e dytë me titull “FREE ENERGY - Nikola Tesla unlimited free energy forever - THEY don't want you to know about !” tregon përpjekjet e shkencëtarëve të ndryshëm për ofrimin e energjisë falas. Sipas tyre nuk duhet shumë për të prodhuar energji falas. Ajo është aty, gjithë kozmosi në vetvete është energji. I gjithë ambienti është një sistemi është një system i hapur dhe nevojitet vetëm një burim i jashtëm energjie që të furnizojë ambientin me energji e më pas ai e mbledh dhe e përdor atë. Duhet ta lëmë atë të vërshojë. Kaq e thjeshtë është.

Shkencat e fshehta si metafizika, fizika akuantike, eteri, konomatika, sintezat magnetike etj, të gërshetuara me eksperimentet moderne kanë vërtetuar thjesht një gjë që gjithçka ndodhet në arenën supreme, në ndërgjegjen tonë. Gjithçka që na duhet, përfshirë edhe energjinë ndodhet në kozmos, duhet vetëm ta marrim. Nuk duhet të  ndjekiim asnjë grup apo lider të veçantë, thjesht ne duhet të marrim atë pjesë të energjisë kozmike që na takon dhe që është edhe më e vogël se një grimcë rëre në shkretëtirën e Saharas.

Po pse i tremben energjisë falas? Gjithçka do të ndryshonte, nga nocionet themelore të fizikës e deri tek marrëdhëniet shoqërore. Dua të ndalem pak tek marrëdhëniet shoqërore. imagjinoni.çfarë ndikimi do të kishte kjo gjë në jetët tona?... Si fillim shumë profesione do të zhdukeshin, e për pasojë shumë njerëz do humbisnin vendet e tyre të punës, thjesht se nuk do të nevojitej të bliej ajo lloj rryme elektrike që ne njohim sot, nuk do të na duhej të blinim benzinë për të mbushur makinat tona. Shkurt disa nga koorporatat shumëkombëshe do të falimentonin.

Sot enrgjia përfaqson një energji prej 6 trilion $. Vetëm GENERAL ELECTRIC zotëron 252 miliard  $ të këtij sektori. Male të tëra me para dhe intersa tmerrësisht të mëdha.

Kjo është e keqja më e madhe e energjisë falas. Qeveritë tremben nga tensionet sociale të menjëherëshme dhe humbjes së një burimi shumë të madh taksash. E megjithatë sado e madhe të jetë kjo e keqe as që i afrohet të mirës që e humbëm para më shumë se 100 vjetësh. Njerëzve nuk do t’iu duhej shumë para për të jetuar si fillim. Dhe kjo është mëse normale pasi energjia dhe udhëtimi do të jenë pothuajsee falas.

Kostoja e prodhimit të çdo produkti do të binte dhe si rrjedhim, çmimet dhe kostoja e jetesës. Dhe me kohë të gjithë ne do të ishte më të pavarur nga PARAJA. Ku i dihet pas një shekulli ose ndoshta dhe më shpejt nuk do të kemi fare nevpojë për para. Atë që nuk e bëri dot Obama, falimentimin sistemit financiar, do ta bëjë shterimi i burimeve të naftës dhe të gazit. Me nivelet e sotme të konsumit të tyre ka zëra që thonë se shterimi i tyre është pothuajse i sigurt aty nga viti 2025. Dhe kryesorja do të shmanget ndotja ambientale.

Thonë se braktisja e Morganit erdhi nga luhatjet dhe frika e tij për destabilizimin e bursës së asaj kohe, por kjo ide nuk qëndron, pasi ai ishte aq i pasur sa ai e ndihmoi qverinë amerkane gjatë krizës financiare të vitit 1907  me 100 mln $. Të tjerë thonë se ai nuk besonte se ideja e tij nuk do të funksiononte, por edhe kjo bie pasi shpikësit e teknologjisë WI-FI dhe karrikuesit pa tela e vërtetuan plotësisht mundësinë e pasjes së energjisë falas.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx