Mendime
Afrim Caka?: Konferencat bënë krime historike
E diele, 01.05.2016, 07:04 PM
KONFERENCAT
NDËRKOMBËTARE BËNË KRIME HISTORIKE NDAJË SHQIPËRISË NATYRALE
Nga Afrim Caka?
Në ndryshimet e sotme historike, në historinë tonë tragjike, akoma edhe sot po i paguajmë krimetë e konferencave ndërkombëtare të Evropës e të Rusis!
Nuk u besova syve. O Hashim, e faqe zi, ja çfarë na solle me politikën tënde servile të Brojes!
Osmanliu me jatagan edhe njëherë shkeli me këmbën e tij të rëndë mbi kalldrëmin e vjetër, i biri i Sulltan Murat Mutit...! Tani edhe vikama e ministirit leshatuk e Ferid Aganit do ta dëgjoj edhe bota e pacivilizuar e shkretirave arabe!
O Perëndi! Pse jo edhe Numan Kurtumleshi së bashku me leshërit e spiunët shqipfolës të Dardanisë; Naim Tërnavën, ministrin islamik Ferid Aganin etj, duke hapur xhaminë e pushtuesit e të xhelatit Murat Pashës, pasuesit e të gjakatarit dhe antishqiptarit më të madhë.
Përfytyroni se me çfare lloj, emocionesh, ndjesish të thella ishte poshtuar tërë qenia fizike e imja! Në vendin tim. Në tokën mëmë, në tokën e bekuar. Dardania po tregon dhimbjen e saj, sepse sikur nuk mjaftuan pesë shekuj të sundimit turkoshak, po duhej edhe një shekull nën çizmen e shkjaut e të cërnagorit, e nën kërbaçin e Ali Shukriut, Rankoviçit e të burgjeve famkeqe të serbisë, të shpërnguljeve masive për në Turqi e gjetk. Sikur nuk mjaftuanë të gjitha këto! Sa çudi?
Isha unë që i shkrova fjalët e mësipërme, po, po, të dua atdheu im. Ishte një thirrje e brendshme, një thirrje shungullueshe që më dilte nga shpirti im, me emrin e dashura Dardani!
Vlera e dëmit ndajë Dardanisë ishte e pallogaritshme. Apo nuk duhet fuqishëm për të ngritur peshë zemrat e të gjtihë Dradanëve. Mos të harrojmë se jemi në vitin 2016, turqia e pushtetarët mundohen ta coptojnë, mundohen ta syrgjynosin përtej shkretirave të anadollit.
Perëndimi mund ta njohë historinë shqiptare, ndonëse jo rrallë vetëm nga propaganda serbe. Kur përseritën përçudnohen përvojat dhe situatat e ngjashme historike , është e pashmangëshme të mos referohesh argumenteve historike. Nuk është e tepërt t’Ju përkujtojmë disa të dhëna thelbësore, që e bëjnë çështjen shqiptare në Ballkan eh në Evropë, që nga kriza lindore e këndej. Përshkak të pozitës gjeostrategjike, në udhëkryqin e Përendimit e Lindjes, shqiptarët janë gjendur nën pushtimet e gjata romake, bizantine, osmane e sllave, që kanë vonuar emancipimin kombëtar e shtetëror të tyre.
Gjatë procesit të shpërbërjes së Perandorisë Osmane, kundër sundimit shumë shekullor të së cilës luftuan shqiptarët e tri përkatësive konfesionale, dhe gjatë luftërave ballkanike, mbi gjysma e popullit shqiptar në trojet e veta etnike e historike ra nën sundimin serbo-malazezë e grek.
Tragjedinë e sotme Bosnjës e kanë përjetuar shqiptarët, larg syve të botës, në prag dhe fill pas Kongresit të Berlinit, kur serbia e Mali i Zi bën pastrimin etnik të (Sanxhaku i Nishit i Vilajetit të Dardanisë dhe visev shqiptare në Mal të Zi), pa të drejtë kthimi në vatrat e tyre dhe kompensimin të pasurisë së ligjshme.
Më 1913, me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Greqia aneksoi Çamërinë, një krahinë etnike shqiptare, prej nga pjesta dërmuese e shqiptarëve mysliman u këmbyen me dhunë me grekët e në Turqi, ndërsa shumiva e shqiptarëve ortodoksë u helenizuan. Më 1944-1945 Greqia dëboi me dhunë ushtarake në Shqipëri 25 mijë shqiptarë nga Çamëria.
Çështjen shqiptare e krijuan Fuqitë e Mëdha që nga Kongresi i Berlinit, ku shqiptarët nuk u njohën si komb; e bërë tragjike Konferenca e Ambasadorëve në Londër, duke sanksionuar pushtimet serbo-malazeze e greke të trojeve etnike shqiptare; i vulosi oastaj, po ashtu padrejtësisht, Konferenca e Versajes, duke mos u njohur vullnetin politik e kombëtar të shqiptarëve dhe duke mos e njohur vullnetin politik e kombëtar të shiptarëve dhe duke pranuar aneksimet e dhunëshme, për të mos ua prishur qejfin protektorëve shekullor të ortodoksizmit sllav në Ballkan.
Këto konferenca ndërkombëtare bënë krime historike, duke përligjur pushtimin dhe pastrimin etnik të trojeve etnike e historike shqiptare si zotrime osmane dhe duke identifikuar shqiptarët muslimanë më turqit. Me trojet shqiptare u bënë pazarllëqe të tmerrëshmë (e njejta gjë ndodhi edhe sot): për të zotëruar Austro-Hungaria në! Bosnjë-Hercogovinë, u lejuan Serbia e Mali i Zi të pushtojnë Dardaninë dhe viset e tjera shqiptare në Serbinë Jugore dhe në Mal të Zi!
Në kohën e Krizës Lindore në Ballkanin Jugor ishte kjo shtriirje etnike; 1.6 – 1.7 miljon shqiptarë në 58 mijë km² të trungut etnik, 1.4 miljon grekë më 51300 km², 1.6 miljon serbë në 38 mijë km²dhe 190 mijë malazezë në 4700 km².
Në Kongresin e Berlinit dhe të Konferencës e Ambasadorëve në Londër, Greqia zgjerohet 2.7 herë, Mali i Zi 3 herë dhe serbia 2.8 herë, zgjerimin mbi Vojvodinën në Konferencën e Versajës. Tani Serbia pretendon të shtrijë sovranitetin shtetëror edhe mbigjysmën Dardanisë, mbigjysmën e Bosnjë-Hercogovinës dhe mbi një pjesë të Kroacisë, pra esde mbi 25 mijë km².
Historikisht shqiptarët qenë kombi më i pambrojtur dhe më i vetmuar, sepse nuk i takonin asnjë familjeje të madhe evropiane.