Mendime
Zejdush Kastrati: Pse, ti hajn... ?!
E diele, 01.05.2016, 05:44 PM
Pse,
ti hajn... ?!
Nga Zejdush Kastrati
Fillimisht, dua ta sqaroj, se është punë e hetuesisë, e në fund e gjykatës, të marri vendim, për cdo njeri te dyshyar, se a është i ndershëm,i pastër para ligjit dhe drejtësisë ,e nëse faktohet, kuptohet, pastaj ,pa pardon, mund ta quajme edhe, kriminel, hajn, falsifikator, uzurpator,..!
Megjithate, kur në vendin tim,pikërisht,institucioni qe është edhe boshti kurrizor i një shteti,nuk funksionon si duhet,për të mos thënë se ia ka huq shumë në drejtim të sundimit te ligjit,pra, kur drejtësia hesht,heziton,apo është i kapur nga politika, atëherë,kuptohet jo rrallë mund edhe te spekulojmë, paragjykojmë e besa edhe te bejme ndoshta gjynahe, që realisht,nuk duhet kurrësesi ti bëjmë.
Por,kur sytë janë me pa,e veshët me dëgjy, e pikërishtë, kyr gjyqësori heshtë,atëherë,patjetër ndodh pra edhe ky fenomeni, që mediat dhe gazetarët, edhe “spekulojnë” ,edhe “rrejne”,edhe hyjne ne “gjynahe” edhe “pengojne” hetimet,edhe jane “tendencioz” e besa shumëherë ,janë
edhe ”debilla”!!!!.
Pasi që Kosova është e vogël ,në krahasim me shtetet tjera, sa i perket teritorit dhe popullatës, por sa i perket sherrit dhe veprimeve kriminale prinë,në anën tjetër,sa jemi shtëndërtues apo shteteformues, apo sa e duam vërtet këtë shtet ,sa angazhohemi per këtë shtet, sa investojme ne ndertimin e këtij shteti, sa sakrifkiojme per këtë shtet, dhe cka jemi ne gjendje te bëjmë për këtë shtet,... për këte, jemi bindur, gjate ketij 16 vjeqari te pasluftes!!!
Nuk ndihem fare mirë,kur një ish luftëtari,një ish komandanti, një sh aktivisti, një ish të burgosuri politik,kur një ish intelektuali, nje ish profesori univerziteti,kur nje ish mjeku ,një ish “iredentisti”,... që nderkohë gjatë këtij 16 vjeqari,e mbajti postin edhe të presidentit,të kryeministrit,të zv. kryeministrit,të ministrit, të deputetit,të ambasadorit,të rektorit,të drejtorit, sot e gjithnjë, pas ketij 16 vjeqari, i është “konvertuar”, i gjithë autoriteti,por edhe emri dhe posti, qe ka mbajtur me shumë nder,para këtij 16 vjeqari,me një emër tjetër,, që është shëmti së pari për ate,për familjen,shoqërinë ,e per kombin në përgjithësi.Ky emër, që e ka rimarre gjate këtij 16 vjeqari,është sinonim i të keqes,i dhunës,i dështimit i antivlerës, dhe është konvertu, ne emërtimin e ri që është ba edhe modë,dhe quhet- H A J N, e që është, degradimi më i madhë, që ia kanë ba në radhë të parë vetëvehtes,por sherrin më të madhe ,po ia shohim edhe gjithe ne, si shtet dhe si komb,që e kemi gojen plot demokraci,vlera e ligje, me të cilat identifikohen shtetet e mirëfillta,të cilat tash për tash ,mund tua kemi vetëm lakmi.
Me kurrfarë kushti,nuk isha pajtuar,që gjithë këta që i ceka me lartë(kuptohet me perjashtime,ka edhe te ndershem dhe që nuk janë zhytur në këto afera),të jetojnë me një standardë siq jetojme gjithë pjesa tjetër e shoqërisë kosovare,por patjetër të jetojnë me shtëpi e standard shumë më të mirë,me vetura më te mira,thënë shkurt e shqip ,me nje standard që përafërsisht nivelizohet edhe me liderët rajonit,por kurrësesi, që këta të pangopur,të kenë edhe me shumë se dy tri shtëpi,shume banesa, villa ne bregdet,depozita devizore mbrenda e jashtë shtetit,vetura që disa nga ata vozisin, por edhe grate e femijet e tyre, e që nuk i ka as parku i vozitjes i kabinetit te zonjes Merkel, e shumëcka tjetër, që do tia kishin lakmi, edhe shtetet me të zhvilluara të botës.
Nuk jam ateist,por as besimtar i madh,megjithate, besoj në një fuqi mbinatyrore,andaj të gjithë këta,që na ropën e po na rjepin,jo që po mund ta gëzojnë dhe do ta gëzojnë gjithë këtë kapital,meqë ,jemi dëshmitar,kur ose avokatët ose mjekët ,janë përfituesit më të mëdhnjë,të cilët, nga dita në ditë,gjithnjë e me tepër, klientelën më të shpeshtë dhe me të frekuentuar,i kanë pikërisht,këta batakqinjë !
Pa marrë parasyshë se me cfarë ritmi po rrjedhin gjërat,një gjë është e sigurt,gjumin nuk po e bëni rehat,sepse keni shkel në vlera , ne parime e në gjakun e atyre që jane flijuar për këtë Kosovë, e që kuptohet ,ata jane flijuar jo që ju ta sakatosni e ta përdhosni kete vend e kete shtet,por gjithësesi edhe ta gëzoni,por patjetëer edhe ta ndërtoni...
Ju, ne emer te idealizmit e patriotizmit,u angazhuat me mish e me shpirt, vetem te përfitimi material,veprim që po ju kushton dhe do ju kushtoj shume shtrenjtë.
Ju,gjithnje me përjashtime,devijuat rrugën,hyte “lakrave” dhe tash gjithësesi do paguani edhe dëmin.
E keni lyp,e gjetët.