E premte, 02.05.2025, 11:28 PM (GMT+1)

Mendime

Ksenofon Dilo: Asht nga Ashti i Ashtit të Mëmëdheut!

E hene, 02.05.2016, 05:32 PM


“Po ja qe sot , serishmi asht zgjedhe nje rruge tjeter kriminale kunder Atdhetareve te medhej DILO : heshtja per ta!” Daniel GAZULLI

Asht nga  Ashti i Ashtit të Mëmëdheut!

Nga Ksenofon M. DILO

Po, duke luajtur në gjunjët e gjyshit të tij, duke u munduar me duar të mbahej mbi gjoksin e atij gjyshi , e duke mbështetur fytyrëzën e tij të njomë mbi fytyrën e atij njeriu legjendar, ai kërthi atëhere nuk e dinte se , degëzë e asaj familje , po prekte me duart e tij heroizmin, i ulur në gjunjë të vetë patriotizmit dhe se vetë historia do ta ngrinte në një të lartë piedestal, figurën aq të dashur të asaj fëmije që ishte djalë prej djalit dhe që qysh në ato momente u vesh me mantelin e ngrohtë të një atdhetari, me përgjegjësinë të jetë i denjë për atë përgëdhelje dhe, si një gjë të çmuar ta mbajë puthjen e gjyshit të shquar mbi ballë.

Ashtu edhe ndodhi. Vetëm prekja e tyre , përveç asaj lidhje të fuqishme familjare ,gjysh e nip, vetëm ajo prekje ishte një lloj i pa diskutueshëm kalimi ndjenjash dhe dëshirash të shenjta të cilat

vetëm ato kanë vetinë si të shenjta që janë , të lindin tek njeriu ,

natyrisht ,por të rriten e të zbukurohen tek ai ,që në momentin kur

fillon si fëmijë të bashkojë rokjet e para, dhe ,sidomos kur kupton

ato që i thuhen e ,sigurisht kur ato që dëgjon kanë vlerën e

këshillave.

Sepse këshilla dikush fillon të marrë kur logjika e pafajshme fëminore dalngadalë rritet, duke parë drita më të forta

përpara  , drita të cilat do të duhet t’i dalloje e të zgjedhë, nën kë

prej tyre duhet të ecë e prej cilës duhet të ndriçohet mendimi dhe

dëshirat e tij.

Pati fatin e bardhë ETIENI të lindë në një familje ku gatuhej e  ushqehej  dituria madhështia ndershmëria atdhetarizmi dhe ku dëgjohej e respektohej dinjiteti familjar.  Ishte një nga ato familje ku madhështia kishte fronin e saj modest e buzëqeshte, sepse ishte e kënaqur që kishte përreth aq shumë miq të rallë të shquar dhe që

kishte si refren të këngës se kënaqësiasë vetë patriotizmin i cili

ishte i shkruar në ballë të burrave e edhe grave të asaj familje që

ngjante me një fitore, ku kishte burra si lisa e gra e nëna jo më pak

krenare , e kopshti përqark me lule që riteshin e madhoheshin duke qënë të mbrojtura e të mbrujtura me kujdes e fisnikëri të gjallë.

Kjo ishte dhe arsyeja e ndriçimit të Etien Dilos qysh në hapat e tij të parë. Sepse për atë bëhet fjalë.

Ai i ulur në gjunjët e Ilia Dilo Sheperit të madh mbi gjoksin e tij vigan hodhi hapat e tij foshnjarakë e që aty ata hapa u bënë të fortë e mësuan se rruga drejt ndershmërisë do të ishte jo në livadhe e në në lëndina, por në shkrepa e male , se do të duhej të punonte e luftonte, që atë përkëdhelje madhore gjith jetën jo vetëm ta kujtonte por edhe ta meritonte..

Ne kete shtepi ndrin kujtimi i ILIA DILO SHEPERIT dhe njeriu nuk ndjen se,eshte vetem prej nje  familjeje qe e rriti

Dhe...po! Ishte i denjë për të e për gjithçka, që ju mëkua në atë

familje . Ishte një njeri që urtësia e karakterizoi jo vetëm si

udhëtar në rrugë të vështirë ,por që e dalloi atë dhe e ngriti vetëm

lart , dhe ishte pikërisht ajo urtësi e thjeshtësi që edhe gjarprin

terrorist e bëri të shtangej duke e vështruar atë gjarpër drejt në sy,

pa ju dredhur qerpiku e duke e detyruar të përdridhet e të lëshojë

rrugën përpara atij njeriu të rallë , në atë që do të dallohej si

atdhetar, si mësues si këshilltar e si i palodhur në punën e

përditshme , por edhe si një luftëtar që nuk e përkuli asgjë në rrugën e ndritshme drejt së vërtetës , drejt asaj, që akoma lëngon në vargonj të gënjeshtrës e që pret me padurim të dalë nga ato kthetra me shpresë se Etien Dilo nuk ishte një i vetëm , e se puna e tij do të vazhdojë të zgjojë e të mëkojë atdhetarët kudo që janë, për t’i bashkuar ata e për të formuar atë grusht që duhet të godasë ato

pranga , të lirojë të vërtetën e Shqipëria nën diellin e saj vigan t’i

tregojë botës mbarë se ...po!ajo më në fund , e mbështetur në të tillë bij nuk mund e nuk duhet të humbasë.

Të ngresh Shqipërinë në piedestal, do të thotë t’i japësh asaj vendin që i takon .Jo! kurrënuk do të pranonte Shqipëria diçka që nuk i përket!Ajo do vetëm që bota, ta shohë nënë e bijve si Ilia Dilo Sheperi, Jani Dilo e Etien Dilo!

Dua që duke përmendur këtë dru gjeneologjik ,të them me forcën e

vetëdijës së plotë, se ata nuk ishin të vetëm, Aspak!Por janë një

shembull që gjithkush që i sheh jo vetëm që ndjen respekt e krenari për ‘ta por edhe përgjegjësinë të kërkojë e të gjejë në zëmër të familjeve shqiptare , pikërisht atë që mëkuan, luftuan e mbrojtën shqipet e kësaj familje e së bashku të gjitha të krijojnë lidhjen vigane të madhështisë Shqiptare , e cila do të veshë ballin e

Shqipërisë, do ta ndriçojë me lavdinë e ligjshme dhe kështu ajo do të ketë më në fund atë që i përket, historinë e saj të vërtetë , . Pa do të niset e stoliset, Shqipëria mëmë, do shkojë në festa e do të jetë e bukur si një hënë.

Se , ja thoni ju o të ndershëm , të palodhur shqiptarë, që punuat e luftuat për këtë mëmëdhe, a nuk do të donit Shqipërinë ta shikonit të ndrinte nga krenaria? A nuk do të donit të ishte në vallen e bukur të një bote të lirë e të vërtetë duke mbajtur kokën lart me hap in e saj legjendar, e pa u lodhur të fillonte me vallen e malsorëve, të vashdonte me atë të shqipërisë së mesme, të

hiqte dropullitet në vallen e tyre hilerëndë e të mbaronte me , çoç ma ka qefi të mbaronte me një këngë ..labe me një këngë qo do të ngrinte prej varrit ata që aty deri në momentet e fundit për shqipëri punuan për ta parë atë të qeshur e të lulëzuar.Ata që thoshin se po të vriteshin prej të pabesit që kërkonte të derdhte gjak , do të linin tëzhgënjyer terroristët sepse në remba të tyre s’kishte gjak, por gërmat A .B. C. E ishitn të radhitura me mjeshtëri që kur të derdheshin të dilnin fjalët e zjarrta Atdhe. Shqipëri, Dashuri...

Kriminelët këtë nëfillim nuk e besuan.Qysh ta besonin mendje shkurtrit, ku kishin forcë që ta kuptonin , ishin vetëm gjerpij , zvaranikë .    Por e panë kur masakruan Kaliopin . kur ato gërma që dolën prej asaj trimëreshe u derdhën prej Etienit birit të saj , e krimin e mësoi gjithë bota, e atëhere ata , krimbat u zhytën më thellë në errësirë sepse as njëri tjetrin nuk mundeshin më të shikonin në sy., sepse medet , njerzit që godisnin ishin pa dyshim diej e se ata, krimbat të goditur prej dritës së tyre kishin humbur dritën e shpirtit njëherë e përgjithmonë.

Kishin ndihmuar që bota e tërë të shihte e të çmonte njeriun e vërtetë, njeriun që në vend të gjakut kishte në remba krenari e patriotizëm njeriut që duke dhënë jetën për truallin e tij , mbetet gjithmonë i gjallë pishtar për ndershmërinë e për krimbat përvëlus e i pamëshirshëm si e vullkanit llavë.

Etien! O burrë i rrallë !

O shqiptar i palodhur è si thote i madhi Petro ZHEJI : “ ETJENI tregoi në jetë një stoicizëm dhe heroizëm të rrallë- dhe unë si shumë të tjerë e admiroja për këte si dhe për të tjera virtyte e për ndjenjën e një misioni për të kryer në jetë.                                                    Ai punoi natë e ditë dhe me shpirt në dhëmbë… e kujtoj si të gjallë kur vinte… për problemet e librit, gjetjen e dokumenteve (që ia fshihnin dhe e mundonin me sot e me nesër pafund) “

O luftëtar i paepur, o bir i kësaj toke të zhuritur!

O Vëlla!Jam krenar për ty dhe duke shkruar këto pak fjalë në prag të ditës kur dora e pabesë e vdekjes të preu rrugën e ndritshme ku ecje me siguri e urtësi unë të përshëndes me mall dhe të them ;    Prehu i qetë Një ditë të gjitha ato që dolën prej zemrës sate dhe që u brumosën nga mendja jote e lartë, do të jetë një refren i gjallë në historinë e shqipërisë.

Në atë histori që do të jetë e vërteta , në hitorinë që me punë dhe luftë të parreshtur ke shkruar edhe ti...

Je midis nesh që të duam e të respektojmë.    Ai qe miku i rrallë dhe vëllai im po aq i shtrenjtë me cilësitë më të mira njerëzore-shkruan shkrimtariAGIM SHEHU- që mund të ketë njeriu. E mendoj përkulur mbi kompjuter tek i jep Shqipërisë edhe një dëshmi për atdhetarizmin. Të gjitha i bënte me mundimin e sëmundjes. Kjo e afronte me Krishtin që vuante për të tjerët duke përballuar dhimbjet e veta… Lum kush ikën si njeri ëngjëll!

E them këtë jo si ngushëllim po si të vërtetë. Për këtë të jeni krenarë dhe është e mjaftueshme që duke ndjerë dhimbje të thellë sigurisht të ndjeni dhe krenarinë e njeriut për fisin aq shqiptar dhe njerëzor që keni… Jam i bindur se nëse s’pati njeri pranë, kish Perëndinë që i ka zgjatur dorën për në qiell: “Eja me mua biri im! Ajo botë është marrosur e nuk është për ëngjë si ti”

Gjithë miqtë që të kanë në zemër të dërgojnë nëpermjet meje një përshëndetje të cilën ti Vëlla e shok , e meriton .



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx