Mendime
Xhevat Rexhaj: Teuta Ibrahim Rugova e përqafuar si yll
E hene, 08.02.2016, 07:57 PM
TEUTA
IBRAHIM RUGOVA E PËRQAFUAR SI YLL NGA MIQË TË PRESIDENTIT RUGOVA, DHE MIQË
KOSOVE NË WASHINGTON
Nga Xhevat Rexhaj
Në aktualitetin tonë të pistë politikë shpesh ndodh që disa ngjarje në dukje jo aq me rëndësi, e në realitet fortë me kuptim e domethanje, të mbesin të pa shënuara. Por ne si gazetarë duhet të jemi aktaul dhe mos të lejojmë që ngjarje të tilla të mos plasohen në opinion.
Ngritja magjike në vitet e 80 të shekulit të
kaluar të Njeriut që do bënte historinë shqiptare, që do ishte drita më e
shëndritshme në natën shekullore nën pushtime sllave Dr. Ibrahim Rugovës, ishte
edhe ngritja deri në aleancë mishëruese në mes shqiptarëve dhe SHBA së. Këto
ditë mu e bija e Ibrahim Rugovës, themeluesit të Republikës së Kosovës , Teuta
Rugova ishte pjesë e delegacionit nga Kosova të ftuar nga zyra e Presidentit
amerikan Obama për pjesëmarrje në Festën amerikane „ Lutjet e Mëngjesit
Kombëtar“ bashkë edhe me deputetin e adhuruar nga LDK ja Z. Armend Zemaj. Në
shikim të parë dikush do thoshte , po diçka e zakonshme qe sa vite, por e
vërteta qëndron edhe dikund tjetër, kjo vizitë ishte diçka specifike sidomos
për deputeten ma të re të Kosovës, bijen e Ibres Teuta Rugova. Në Washington
Teuta ishte një yll disi ndryshe nga gjitha delegacionet që me vite të tëra
ishin në këtë Festë nga Kosova. Në përcjellje të mrekulueshme nga shqiptari,
njeriu besnik i Presidentit Rugova Z. Elmi
Berisha . Disa figura të njohura shumë dhe figura kyqe që ishin miqë të
Rugovës dhe mbarë Kosovës kishin shprehur vullnetin që të takonin të bijen e
Rugovës teuta Rugova, dhe kuptohet se aty gjithnji afër ishte Z. Elmi Berisha e
në disa takime edhe Armend Zemaj. Në nji bisedë të shkurtër që zhvillova me
Teuten, u interesova që të thotë diç shkurt rreth këtyre takimeve që kanë
rëndësi edhe për ecjen politike të Teutës. Zonja Teuta tha se: „ ishin vërtet
emocionuese takimet, ngase në gjitha bisedat prekej afria që kishte krijuar
Presidenti Rugova me figurat ma eminente të SHBA së, sidomos takimet me mikun e
madh të të gjithë shqiptarëve Z. Eliot Engeel-Senator ishin shumë të hapura,
dhe miqësore gati familjare. Takimi me Lt. Gen. Claude M. Kicklighter commanded
the US Army, Pacific (Western Command) njiherit mik I madh I President Rugovës
ishte shumë domethënës dhe me rëndësi e ku prezent ishte dhe Z. Armend Zemaj.
Ne gjitashtu me Armendin takuam edhe Prof.Dr. Josef Höchtel Deputet i
Parlamentit Austriak, dhe mik i ngusht me dekada i Presidentit Rugova. Takime
kishim edhe me disa kongresmen e senator si Kevin Brady-
Kongresmen (republikan) Steve Womack- Kongresmen (republikan) Kongresmenin
Republikan nga Nebraska, zt. Jeff Fortenberry,
, takime këto që do mbesin në kujtesë, dhe ku tema ishte Kosova dhe
përkrahja e madhe që vazhdon nga SHBA ja për Kosovën dhe të ardhmën” thotë ndër
të tjera Zonja Teuta Rugova. Nga e gjitha kjo del kuptimi se vulosja e aleancës Kosovë- SHBA që e vendosi
Rugova vazhdon, apo si e la ai VULËN: “Kosova e pavarur, dhe në miqësi të
përhershme me mikun tonë të fortë SHBA në”.