E hene, 29.04.2024, 06:36 AM (GMT+1)

Mendime

Alida Hadri: Imazhi i një shteti

E premte, 05.02.2016, 08:12 PM


IMAZHI I NJË SHTETI

Pamjet e sotit vetëm sa na largojnë nga integrimet evropiane dhe proçeset zhvillimore, duke pësuar degradime të njëpasnjëshme në politat e jashtme dhe duke lënë një imazh të keq në sytë e botës, për çka, Serbia i bie daullës ditë e natë – duke na etiketuar me më të këqiat e mundshme në kurrizin tonë, se gjoja, ne nuk mund të funksionojmë si shtet i mirëfilltë…

Nga Alida Hadri

Javë më parë kthehsha nga qyteti duke bëlbëzuar me veten dhe kohën në të cilën po jetojmë. Sinqerisht u ktheva pa frymë dhe e terrorizuar nga pamjet e qytetit t`im të demoluar pafajësisht! Dikur bashkëvendasit e mi luftuan per liri dhe pavaresinë e këtij vendi, duke demonstruar për kërkesat e një fryme lirie, kundër dhunës që ushtronte regjimi diktatorial i ish-Jugosllavisë. Ato demonstrata, të cilat nuk i përjetova ngase isha fëmijë; për to lexova më vonë dhe e kuptova sesa të dinjitetshme ishin. Sot, kur vetë unë jam dëshmitare e kohës dhe e ngjarjeve, nuk po mundem ta kuptoj dhe konceptoj – si diçka të arsyeshme dhe të domosdoshme, që të bëhej “luftë” e pakropomis ndaj njëri – tjetrit, për mua e pakuptueshme dhe e papranueshme, të kacafyten vëllëzërit e një gjaku për interesa personale dhe parciale. Kjo dukuri shëmtie, e organizuar nga intelektualë dhe ish luftëtarë të lirisë, sikur më bëhet ankth, nëpër të cilin mezi ia dal ta përfundoj ditën time mezi të pritur, sepse, më kaplon tmerri kur shoh prona të demoluara dhe të shkatërruara nga vetë ne. Pra, si ta kuptoj këtë punë djalli… Unë e dua lirinë dhe dua të frymoj lirshëm nëpër rrugët e qyetetit t`im më të bukurin në botë. Pra, nuk mundem të eci e përlotur nga frika për të nesërmën time dhe të moshatarëve të mi. Nuk mundem ta kuptoj injorancën e njeriut “udhëheqës” të masës, e cila e rrënon vetvetën dhe djersën e qytetarëve taksapagues (?!?). Si bëhet kjo punë? Si bëhet, që t`i biem shpullë vetvetes?. A thua vallë! - psikologjia e masës i bënë njerëzit e dehur, e të mos shohin dot çfarë po bëjnë?!?. Sigurisht se po – sepse, psikplogjia e masës, njerëzit i tjetërson në veprimet e tyre. Ndaj, përgjegjësit ndikues janë prijësit e turmave, të cilat ndoshta edhe pa dashje e humbin kontrollin e logjikës së shëndoshë, duke u parë si njerëz të shpëlarë nga truri dhe ndërgjegjja e tyre për ta ruajtur vetveten tonë, të cilën mezi e krijuam, duke kaluar nëpër shumë sfida e sakrifica të dhimbshme…Kjo qasje dhe këto pamje të pajustifikueshme, deomos do të ndikojnë në shumë sfera të zhvillimit ekonomik, në veçanti thithjen e kapitalit të huaj nëpërmjet investitorëve të interesuar. Pra, në këtë kontekst, nuk fitojmë asgjë tjetër pos ikjen e investitoreve të huaj dhe refuzimin e tyre për bashkëpunime ekonomike – tepër të nevojshme për ekonomin kosovare edhe ashtu fragjile në të gjitha fushat e zhvillimit. Pastaj, pamjet e sotit vetëm sa na largojnë nga integrimet evropjane dhe proçeseve zhvillimore, duke pësuar degradime në politikat e jashtme, duke lënë një imazh të keq në sytë e botës, për çka, Serbia i bie daullës ditë e natë – duke na etiketuar me më të këqiat e mundshme në kurrizin tonë, se gjoja, ne nuk mund të funksionojmë si shtet i mirëfilltë… Së këndejmi i rikthehem brendisë së dhembjes time, duke pohuar se dëmet e gjithë këtyre trazirave të panevojshme nuk do t`i riparojë Kryeministri e as Kryetarja – pos taksa e qytetareve tanë dhe pafajësia e tyre!!! Pra, në vend se të vazhdojmë ndërtimin e qytetit dhe shtetit, duhet t`i riparojmë dëmet qe po i shkaktojmë vetë ne! Pra, me keto demonstrata "luftarake" nuk kundershtohet asnjë marreveshje, përkundrazi, dhuna e prodhon dhunën tjetër. Kështu nuk mirret pushteti, duke i nxjerr në pah interesat personale me theksime të caktura… Nuk brohoritet në emër të popullit për individualizmin politik… Pra, nuk duhet, që popuullit të këndohet sot, e të nesërmen të anashkalohet sikur diçka e pa vlerë. Populli jemi ne dhe ne duam të frymojmë lirshëm, pa qenë të manipuluar në lojrat, të cilat nuk i aranzhon fryma paqedashëse e popullit. Rrallëkush ka mendje kritike, që vepron arsyeshëm, duke analizuar dhe hulumtuar situateën aktuale. Për të mos lejuar keqpërdorimet, të cilat janë në kundërshti me sistemin dhe frymën demokratike. Pra, është mëse imediate, ta kuptojmë se kjo është Kosova – vend ynë dhe, kanë kaluar kohërat e revolucionit të tetorit Bolshevik...Ketu nuk mund te rikrijohet revolucioni i tetorit dhe nuk ka vend për udhëheqës të së keqës… perndryshe rrezikohet ekzistenca jonë shtetrore dhe jetëgjatësia e saj... ! Nëse mendojmë se kemi ideale dhe dëshirojmë te luftojme, duhet të gjejmë formën e duhur, formulën qe nuk perfshinë banda kriminelesh dhe të bëmat e tyre…! Pra, këtu duhet një ndërhyrje cezariane, për të shpëtuar nga më e keqja e mundshme e kohës sonë… Pra, ta braktisim rrugën e vetëshkatrrimit…

KJO NUK ËSHTË FORMA E DUHUR, ËSHTË ILUZION, I CILI VJEN DUKE I SHKATËRRUAR GJËRAT DERI NË PAFUNDËSI !!!



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora