Mendime
Zenel Çeliku: PS përpara një stuhie
E merkure, 03.02.2016, 08:00 PM
PS
përpara një stuhie, apo drejt një reformimi
Nga Zenel Çeliku
Partia Socialiste (PS) tashmë është përfshirë në një debat të brëndshëm, ku një pjesë e sajë kërkon që të zhvilohet sa më parë Kongresi i PS I cili pa asnjë shkak është shtyrë herë pas here, dhe një pjesë tjetër kërkon të konfirmojë se PS-ja, e ka kryetarin e sajë. Eshtë thënë se më 19 Mars, pa asnjë shqetësim do të zhvillohet kongresi I PS, konformë rregullave të kësaj partie me qëllimin për të zgjedhur liderët e forumeve të PS, dhe kryetarin e sajë. Para kësaj situate natyrshëm lindin disa pyetje, më 19 Mars a do të zhvillohet kongresi I PS? A do të zgjidhet kryetari I sajë në këtë kongres? A ka ndonjë figurë apo ndonjë grup brënda PS, që e pengon kongresin e PS dhe zgjedhjen e kryetarit të sajë? Mos vallë brënda PS ka nevojë për një reformim te thellë, por ndoshta duhet disa figurave t’I japin “leje” lamtumire në PS? A ka zëra nga figurat e reja te PS, që hedhin idenë se tani ka “Rilindje”, dhe ska më PS? A ka një grup brënda PS që po përgatiten të krijojnë një parti të re? Analizën time po e ndërtoj mbi bazën e këtyre pyetjeve për të cilat mendoj se janë interesante dhe koherente për zhvillimet brënda kësaj partie.
Eshtë e vërtetë se PS ka shtyrë kongresin e sajë disa herë dhe pa asnjë arësye serjoze, gjithashtu është thënë se ka neglizhuar edhe zgjedhjen e kryetarit të sajë. Dje kryetari I PS për Tiarnën-Saimir Tahiri, tha se kongresi I PS do të mbahet më 19 Mars, për të zgjedhur liderët e forumeve të PS, ndërsa kryetari kur është kryeministër dhe fitues në zgjedhe, rikonfirmon detyrën e tij si kryetar I partisë-kështu veprojnë të gjitha partitë moderne të kohës. Ndërsa një grup tjeter thotë se “kushtetuta” e PS, nuk e lejon shtyrjen e zgjedhjes së kryetarit të sajë më tej mandatit. Gjithsesi, sot shikojmë se ka zëra brënda PS që shprehen hapur kundra modelit që, kur fiton partia në zgjedhje dhe kur lideri I sajë është kryeministër, kryetari rizgjidhet direkt. Këtë model po e kundërshtojnë disa deputetë të cilët janë të hershëm në PS, por që në realitet kanë dhënë kontribute të çmuar për partinë e tyre. Ajo që mendojmë aktualisht është, PS realisht është përpara një fortune të brëndshme, apo në refomim të sajë. Ky debat që është rihapur brënda PS, ndoshta ka jo vetëm qëllimin për të zgjedhur kryetarin e radhës me një anëtar një votë, por nodhta ka edhe një tendencë që nuk shprehet, ajo për t’u shkëputur nga PS-ja, dhe për të krijuar një parti të re të majtë. Nëse grupi I deklaruar kundra modelit (kur fiton partia në zgjedhje, dhe kur lideri I sajë është kryeministër kryetari rizgjidhet direct) Tahiri, ka në vërtetë qëllimin dhe tendencën për të krijuar një parti të re, atëhere realisht jemi përpara një fortune të pa këndshme për PS. Nga ana tjetër ka zëra se PS deri këtu e kishte detyren, tani e radhën ka “Rilindje”. Kjo përbën një tjetër vatër zjarri për PS, ka një tjetër rrjedhje e cila dobëson deri diku PS, dhe mundet të dalë në skenë një forcë e re e majtë me një staturë e cila mundet të përkrahet nga të majtët në bindje. Gjithsesi, le të kthejmë shikomin se përvec se PS-ja mundet të përballet me një fortuanë brënda sajë, mundet që në radhët e PS, të ketë një iniciativë për reformim të thellë të kësaj partie. Eshtë mëse normale që cdo parti të thithë rreth sajë element të rinj, me nevojën për platformë dhe alternativa të reja, me ide dhe botkuptim të kohës, të rinj me vizion bashkohor dhe plot ernergji, sigurisht duke e gërshetuar edhe me përvojën e çmuar historike dhe pozitive të partisë së sajë. Shoqëria e formuar, duhet të kuptojë se PS (por edhe PD & LSI) janë pasuri nga kush shtrihet qeverisja dhe zhvillimi I vëndit për mandatin e tanishëm, ndaj duhet të kërkojmë nga këto parti, rregulla dhe lojë politike trasprente, të ndershme dhe konstruktive. Nëse në PS po dominon elementi I ri, shumë mirë dhe kështu duhet bërë, sepse duke u larguar nga gabimet 25 vjecare të cilat kanë një kosta shumë të lartë për shoqërinë, I orfohemi më shumë Europës. Edhe në shkencë, “bima e re, mohon të vjetrën”, që do të thotë se modeli që sjell e reja, është më produktiv, më afër realitetit dhe zhvillimit të kësaj partie. Nuk mund të shkohet përpara me ide, politikë dhe mendime këtu e 25 vite më parë, nuk ka përse të duket tabu, pse këta të rinj që erdhën në PS duhen parë me xhelozi, me përçmime e deri në ofendime. Grupi I politikanëve të rinj në PS, mundet të mos kenë përvojën e duhur, por një gjë është e qartë, e reja sjell zhvillim dhe progres-kjo duhet të mirkuptohet dhe të inkurajohet edhe nga politikanët e hershëm të PS-ës. Kjo nuk mundet të trashëgohet me politikanë 25 vjecar, kjo nuk do të thotë mosmirnjohje për politikanët e hershëm dhe me shumë contribute në PS, përkundrazi, duhet shprehur respkt dhe vlerësime, ndaj mendoj se nuk ka vënd për grupazhe dhe keq interpretime për njri-tjetrin, por duhet të trazmetohet një stafetë shumë e sinqertë nga politikanët e hersh, tek ata të rinj. Në gjykimin tim, PS-ja duhet të fokusohet tek qeverisja e vëndit, aty ku ka gabime dhe pa afatësi, aty ku ka korrpsion dhe nepotizëm, e për rrjedhjë, PS-ja duhet të kërkojë shumë nga qeverisja e sajë në mënyrë konstruktive, transparente, plot mirkuptim dhe jo qefmbjetje, përse disa prej gardë së hershme nuk kanë marrë poste ministrore, të kalojnë në luftë klanesh. Do të ishte në nderin e grupimit të politikanëve të hershëm, që përvojën e tyre të mirë, t’ia trazmetojnë edhe të rinjve që sapo kanë hyrë në politikë, që PS vërtetë të reformohet dhe të jetë një forcë politike edhe me productive, sepse kështu do të qeveriset edhe më mirë vëndi. Eshtë për të theksuar se PS ka krijuar një traditë mjaft të mire në traditën politike të sajë, gjithkush mundet të flasë hapur dhe pa ndrojtje, cdo kush mundet të kritikojë cilindo, qoftë edhe liderin e sajë, në PS ka demokraci e cila duhet të sjelle një frymë të shëndetshme dhe larg grupazheve, sepse ndryshe kjo parti do të bjerë pre e gabimeve fatale. Kjo frymë liberale duhet të përdoret për zhvillimin e PS, prandaj nëse kjo demokraci nuk do të shrytëzohet për të krijuar situata dhe marëdhënie të sinqertë brënda PS, mundet të mendojmë se në gjirin e sajë, do të vërejmë rrjdhje nga partia meme, përrrjedhojë do të ketë një partie të re të majt.