E marte, 14.05.2024, 04:23 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Bastardët e kanë marrë peng Vendin

E hene, 01.02.2016, 09:55 PM


Bastardët e kanë marrë peng Vendin

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Bastard, termi i vjetër për fëmijët e lindur jashtë martese. Në mesjetën e hershme emri kopil nuk ishte i turpshëm. Por tani përdoret edhe për të përshkruar kafshët me origjinë nga specie të ndryshme, të tilla si një përzierje e të dy racave të ndryshme qensh.

***

Korrektësia politike është një term që tregon deklarata, ide dhe sjellje të cilat kohët e fundit përdoren në mënyrë që një njëri të shmangë “ofendimet” ndaj njerëzve në kontekstet shoqërore dhe institucionale, për shembull në lidhje me gjininë, racën, kulturën, orientimit seksual, fesë, besimit, paaftësisë ose dallimit të moshës, veçanërisht në lidhje me emigrantët e paligjshëm “sirianë” që deri tani i emëronin “Refugjatë”. Korrektësia politike është një formë negative e vetë-censurës në debatin publik. Korrektësia politike është një maskim i së vërtetës, zbukurim i realitetit me qëllim të mashtrimit të opinionit.

Rreth shkeljes së rregullave me atë që nga disa shakaxhinj të BE-së me gjenetikë të diskutueshme është konsideruar “politikisht korrekt”, përdoret termini: "politikisht jo korrekt".

***

Intelektualët dhe atdhetarët e mirëfilltë qysh para shumë vitesh e kanë kuptuar se bastardët shqipfolës (brenda dhe jashtë murit të arbrit) e kanë marrë peng Vendin. Përveç tjerash, fëlliqësirat që bëjnë një jetë luksoze nga paraja e tatimpaguesve e keqpërdorin votën e popullit duke e trajtuar pronën publike sikur me qenë pronë private e tyre. Dhe, bastardët, duke shfrytëzuar marrëzinë dhe indiferencën e tru shpëlarëve nuk e ndjejnë të domosdoshme t`i japin llogari ndokujt tjetër përveç punëdhënësve të tyre, pushtuesve të tokave tona dhe armiqve tjerë të Shqipërisë.

Vendi dhe shoqëria shqiptare sundohet nga laviret dhe pederastët primitiv, bastardët shpirt ligë dhe korruptuar të cilët edhe para disa ditësh e ndihmuan Serbinë duke e dëmtuar Kosovën. Tradhtia e radhës i mundësoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të miratojë amendamente në dëm të Kosovës.

Heroizmi, që aq bukur tingëllon në urdhrat e shërbimit dhe buletinet e fitores, është një lloj sentimentalizmi. Fakti që një i mundur, një fatkeq, një tru shpëlarë shqipfolës i jep fund jetës nën flamurin e tij partiak/fisnor/fetar/ klanor në vend që të zgjohet është simptomë, shenjë e jashtme që na jep mundësi të kuptojmë a të parashikojmë diçka shumë të rrezikshme për Vendin. Kërcëllitja e dhëmbëve s`është diçka heroike. Të ngushëllosh veten duke shtrënguar grushtet në xhepa e të kërkosh shpagim në këtë mënyrë, është për të ardhur keq.

***

Sot, personaliteti i individit në vetvete nuk pranohet nga bastardët e së djathtës e as nga bastardët e së majtës. Nuk kërkohet të rriten individë gjenial, por njerëz normal të nivelit mesatar, të shëndetshëm dhe të aftë të kryejnë vetëm punët më të rënda fizike. Veprimtarisë tradhtare/kriminele të bastardëve u konvenojnë njerëz të tillë. U deshën vetëm pak kohë të “pluralizmit” në shtetin amë, Kosovë dhe trojet arbërore të FYROM-it për të treguar sesi funksione të tëra jetësore të trupit social çalojnë dhe hyjnë në krizë vdekjeprurëse, sepse mungon ajo energji, ajo përgjegjësi, ajo pastërti intime që mund të japë vetëm individi me ndjenja të holla. Degjenerimi i frikshëm i veprimtarisë politike, i jetës së partisë, parlamentarizmit, na tregojnë qartë ku është defekti, ndërkohë që kryesitë bastarde të pozitës dhe opozitës ia bëjnë të pamundur shqiptarit normal të ngrihet mbi nivelin mesatar.

***

Përçarja ndërmjet shqiptarëve, naiviteti, pasiviteti, indiferenca e tyre u jep terren manipulimi dhe keqpërdorimi të detyrës forcave të errëta shqipfolëse. Të besosh në bastardë të degjeneruar se kinse të tillët do t`jua ndreqin problemet e jetës është budallallëk. Të besosh në shpirt a në forcë magjike është njëlloj si të pranosh se realiteti përqark nesh nuk mund të përvetësohet. Ky qëndrim i shkon për bukuri një shoqërie të pandryshueshme. Meqenëse shqiptarët e trojeve janë të pafuqishëm për të ndryshuar botën ku jetojnë, detyra e tyre është t`i nënshtrohen fatit. Duke ulur kokën e duke pranuar pushtetin e bastardëve dhe shpirtrave të ligë që e kanë marrë peng Vendin, shqiptarët nuk mund t`i zbusin e t`i largojnë nga vetja ato shpirtra; sepse nga hetimi i të fshehtave të gjithësisë nuk vjen asgjë e mirë. Edhe sikur shqiptarët të zbulonin shkaqet e disa dukurive, njohja nuk do të sillte asnjë epërsi praktike po të mos besonin se mund të ndryshojnë kushtet e ekzistencës së tyre, gjë që është e papërfytyrueshme. E vetmja shtysë për të hetuar, mësuar e vepruar si duhet është kureshtja, dhe çfarëdo shtyrje të kenë për t`i hyrë atij hetimi e për të mësuar, rreziku se mos zemërohen shpirtrat e ligë realisht do t`ia presë hovin.

***

Ata psikologë që shpresojnë t`i japin zgjedhje problemit të mendjes së çuditshme të shqiptarit, janë njerëzit rrëzë një mali. Qëndrojnë në lirishtat që kanë shpyllëzuar mbi kodrina, duke vështruar malin që shpresojnë t`i ngjiten. Por, siç duket, majëmali është i fshehur nga re` të përjetshme dhe shumë njerëz besojnë se është e pamundshme ta pushtojnë atë. Megjithatë, shpejtë do të vijë dita kur shqiptari tru shpëlarë do të zgjohet dhe do të arrijë kuptimin thelbësor të trurit dhe mendjes së vet, do të jetë ndoshta arritja më e madhe, sipërmarrja e tij vendimtare; pastrimi i Vendit nga bastardët.



(Vota: 60 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora