E shtune, 27.04.2024, 11:52 PM (GMT+1)

Mendime

Lush Palokaj: Porosi rënqethëse nga Shteti Islamik

E hene, 25.01.2016, 08:52 PM


POROSI RRENQETHESE NGA SHTETI ISLAMIK

Nga Lush Palokaj

Shteti Islamik gjatë Krishtlindjës ka paraqitë një film dokumentar me titull "nderi është në xhihad" në të cilin ekstremistë nga ashtu e qujtura "brigada e ballkanit" therrasin vëllazerit e tyre, islamistët radikal nga Serbija dhe Bosnja që t'i bashkangjitën në Lindjën e Afërt ose të fillojnë luftën në teritorin e Ballkanit që ka të bëj me minimin e shtepive dhe helmimin e atyre që nuk besojnë.

Islamisti i nënshkruar si Abu Xhihad në filmin e çfaqur për të parën herë para një viti i ka bëre thirrje bashkëvendësve të tij që t'i bashkangjitën njësisë së tij në Lindjën e Afërt. E në rast se ata nuk mund të shkojnë për ndonjë çeshtje të arsyeshme të fillojnë me vrasjën e ateistëve në Bosnje, Serbi , Sanxhak dhe Kosovë. Ata të cilët kanë raste të arsyeshme dhe nuk mund të vinë u bën  thirrje që të luftojnë atje. Të vendosin eksploziv nën makina dhe shtepia. I urdheron që të marrin ndonjë lloj helmi e të e fusin në pije dhe ushqim, të plasin nga veshtersitë dhe në atë menyrë të vdesin. Urdheron që të vritën kudo që i takojnë në Bosnje , Serbi , Sanxhak e Kosovë.  U thot së atë gjë mund  t'a bëjnë paveshtersi  sepse Allahu u ndihmon - i nënshkruar është Abu Xhihad-i.

Ekspertët  e sigurisë  thonë se ndërkohë shumica a akterëve të këtij filmi janë të vrarë dhe repriza është shenjë se islamistët po prjetojnë çaste të vështira nga sulmët ushtarake në Siri dhe Irak dhe se kjo është një tentim për regrutimin e ushtarëve të rinjë, të atyre që i ka "marrë gjumi" në shtetët vropiane.

Kjo është vazhdimsi e synimit të Shtetit Islamik që të fillojnë akcione terroriste në Ballkan dhe në tërë Evropën. Rezultat i thirrjeve të tilla kanë qenë sulmët terroriste në policinë e Kumanovës, në stacionin policor në Zvornik, vrasja e ushtarit në Sarajevë dhe tentimvrasjën e pjestarit të njësisë për siguri dhe vezhgim. Tentuan t'a likudojnë dhe kryeudhëheqësin e Komandës se Forcave Ushtarake në Bosnje, xheneralin Ante Jeleça por pa sukses. Kjo ka të bëjë edhe me akcione tjera të njohura në Evropë në këtë vitin e fundit. Ekspert theksojnë se në të ardhmën ata do t'i drejtojnë sulmët në strukturat e forcave për mbrojtje e siguri në Ballkan dhe Evropë.

Fakti se Shteti Islamik ka vendosur që t'i përsëris  thirrjët për xhihad në ballkan flet se synimët e deritashme të axhitacionit nuk u kanë pasur sukses në masën e tyre të deshiruar. Perseritja e inçezimit është shenjë që flet për dobësimin e ndikimit të Shtetit Islamik por për atë shkak forcat e sigurisë nuk guxojnë të lëshojnë pe në gjendjën e sigurisë në rajon sepse krejt është llogaritur në përhapjën e friksimit në mesin e popullatës, thonë  disa analist. Mendoj së pas sulmeve terroriste në Evropë sherbimët e sigurisë janë forcuar në aktivitetin e tyre dhe janë më të sigurta.

Në këte aspekt  më të të dobëtit në strukturat e sigurisë janë sherbimet në Maqedoni dhe Bosnje. Në Maqedoni për shkak se shteti në mes të shqiptarëve dhe maqedonëve është thellë i ndarë kurse në Bosnje ende nuk e din numrin e radikaleve islamist.

Bosnja dhe Hrcegovina kanë frikë nga një luftë e re sepse  ata të zhytur në këtë sekt fetar në Bosnje e kanë edhe një organizatë arabe - vehabist ekstremist.

Shumica nga populli mendojnë se lufta është e pa evitueshme dhe gjendja është shum brengosesenë bosnje.

 

Marrëdhenjët mes tri etnive nuk janë të mira. Kroatët i provokojnë femrat muslimane. Në anën tjetër  radikalët islamist po e zgjerojnë Shtetin Islamik. Propaganda dhe provokimët në mes tyre janë të përditshme.  Edhe pas 20 viteve të përfundimit të luftës klima është helmuese thot gazeta "Kurir"e Austrisë.

Boshnjakëve, serbeve dhe kroatëve u shtohët edhe një organizatë terroriste kundër tyre, ajo e vehabistëve arab të cilët blejnë pasuri të padunshme, ndertojnë qytete dhe janë punëdhënsit më të medhenjë në shtetin boshnjak..

Vehabistët kërkojnë nga punëdhënesit që t'ju bashkangjitën në menyrën ekstreme lutjeve të tyre.

Deri  tash radikalët në mesin e dy milionëve e gjysëm  të boshnjakëve të moderuar nuk kanë pasur ndikim thekson gazeta e lartpermendur.  Ministrija e Punëve të Brendshme e Bosnjës dhe Hercegovinës thon së numri i vehabistëve nuk është më i madh se 5.000.

Ky numër ka mundësi  që shum shpejt të ndryshoj. Vetëm në Ternovo, qytet turistik në formim një investitor nga Emiratët ka lajmruar së do t'i punësoj 10.000 punëtor vendas (në Bosnje) që do të thot vetëm ky projekt do t'a trefishoj numrin e boshnjakëve vehabist.

Bosnja me veshtersi të mëdha vitëve të kaluara i kanë qeruar hesapët me pjestarë të Al  Kaidës  të cilët gjatë luftës kanë ardhë në shtetin tonë thekson kjo gazetë.

Sipas shkrimeve të mediave italiane të cilat thirrën në shenimët të sherbimeve te tyre të sigurisë në kuadër të brigadës ballkanike, por Glijasheviqi espert boshnjak për terrorizëm thekson se në pyetje është formacioni ushtarak për marketing.  Xhihadistët e Ballkanit janë pjestarë në të gjitha formacionët  -  nuk janë pjesë e formacionit të një grupi luftarake.

Sipas të dhënave mjaft të sigurta në Irak dhe Siri marrin pjesë 370 luftarë nga Bosnja, 350 nga Shqiperia, 240 nga Kosova dhe 80 nga Rashka dhe jugu i Serbisë. Gjasat janë se makinat e kallura të zyrtarëve në Kosovë janë vepra të këtyre xhihadistëve të cilëve policia kosovare nuk po mund të u bie në gjurmë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora