E shtune, 03.05.2025, 06:22 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Në emër të popullit të vihet drejtësia

E enjte, 21.01.2016, 08:56 PM


NË EMËR TË POPULLIT TË VIHET DREJTËSIA

Nga Afrim Caka

Nuk kemi fajë pse flasim shqip!

Më në fund, dua të bërtas më gjithë zemërim: mjaft me marrëzira. Na turpëruat para botës.

Interesat kombëtare të dy popujve kërkojnë fqinjësi të mirë ndërmjet tyre, por secili i lirë e Sovran në vendin dhe tokën e vet.

Një Serbi demokratike, e çliruar nga fantazmat mitologjike dhe mentaliteti kolonialist – ekspansionit, do t’u kërkonte falje kombëtare shqiptarëve për gjenocidin historik e aktual ndaj tyre dhe do të pranonte realitetin etnik e historik, duke njohur vullnetin demokratik e kombëtar të shqiptarëve në Dradani dhe në Preshevë, Medvegje e Bujanoc. Përvoja jetësore ka provuar me kohë se dita është më e mençur se minuat, në menyrë të veçantë në situate jonormale dhe në kohë të çmendra e vite të mbrapshta, si këto të tonat që na shkaktuan këta maskarenjë qeveritar.

Duhet të denacifikohet kultura dhe shteti serb. Në rredhë të parë serbia duhet të kërkoj falje zyrtare dhe të filloj kompenzimin e dëmeve të shkaktuara me luftën e saj pushtuese. Hapi tjetër është, serbia duhet ta çrrnjosë psikollogjin e bishës dhe duhat ta çrrnjosë psikollogjin e gjyetarit nga qenia kolektive serbe.

Ky është tmerr. Pse jo? Natyrisht, po t’i lëmë ne. Po prisni, ka edhe më. Ata ëndërrojnë gjëra të tjera të lemëritshme. Puna ka shkuar kaq larg, saqë serbi ka ëndërruar, ndërakq, ndarjen e të pandashmes. Ndarjen e Dardanis?

O, jo. Atëherë, ç’presim? Të marrim masa. T’u vemë prapa parandjenjën e vdekjes. Jemi treguar sy lesh dhe nuk e kemi ditur të fshehtën e tyre. Me fjalë të tjera, sa larg ka shkuar e keqja dhe a është vonë për ta ndrequr. Dhe ajo që pam ishte vërtet shqetësuese. Qysh tani, duke qenë në gjysmëterr, trysnia qeveritare në popull ka qenë e padurueshme, andaj nuk është e rastit që dhjetëra mijëra shqiptarë, në kohën e fundit janë “çmendur” e shpërngulur.

Shqiptarët kanë një indentitet të fortë historik e kulturor evropian dhe synim të përhershëm integrimin plotë në qytetërimin perëndimor Injorimi i mëtejshëm i çështjes shqiptare dhe legalizimi i aktit të kryer nënkutojnë përsëritjen e krimeve historike të diplomacisë ndërkombëtare ndaj kombit shqiptar dhe shkallëzimin e konfliktit në përmasa të rrezikshme. Shqiptarët nuk dëshirojnë që Dardania dhe viset e tyre etnike të pushtuara të jenë epiqendër e tërmetit të ri ballkanik, me të cilin kërcenohet sot. Ne dimë rrugëdaljen nga vishtërësi të tilla. Pa kujtime për të kaluarën do të ishte e pamundur të marrësh masa përkujdesi për të ardhmen.

Evropa e bashkuar dhe rendi i ri ndërkombëtar. Për mendimin tim, kjo çështje është kaq me interes dhe kaq e gjërë për këtë lidhje të domosdoshme të shqiptarëve, për integritetin tonë kombëtar, sa ngrihet nevoja për mbajtjen e menjëhershme të një tubimi mbarëshqiptarë, me pjesmarrje sa ma të gjërë, ku do të trajtoheshin format, mjetet dhe rrugët për integrim sa ma të ngushtë e më të frytshëm shpirtëror në hapsirat mbarëshqiptare. Për mendimin tim, sot as është rasti, as çasti të zëmë ngoje ndonjë dukuri jo vetëm të pamirë, po edhe më shumë të këqija dhe rreziqe edhe në këtë shtetë, duke dëmtuar rëndë lidhjen kulturore, historike e gjuhësore të shqiptarëve, siç ndodhi, fjala vjen, me rastin e egzodit masivë në ditët e fundit. Fatëkeqësisht, tërë ky tërbim i aparteidit dhe i gjenocidit të egër korruptik, krimi politik, serbia, maqedonia dhe ai grek po ndodhë midis Dardanis.

Këtë barbarizëm nuk e ka njohur as obskurantizmi i epokës së gurit apo ai mesjetar, do të thotë t’ia vrasësh ardhmënin e shqiptarëve për të evolurë në heshtje e izolim. Fati shqiptarëve sot është shumë i ngjashëm me fatin e çifutëve gjatë luftës, me ndryshimin e vetëm se golgota shqiptare po ndodhë në vatrën e tyre etnike. Maqedonia kërkon të drejta të veçanta për popullin e vet, po shtyp mizorisht vullnetin politik e kombëtar të popullit shqiptarë në trojet e veta etnike, për t’i nënshtruar, robëruar, vrarë, rrahur, gjakosur, asimiluar e shpërngulur.

Karakteri i çdo lëvizjeje kombëtare është historike, çlirimtare, për ta ndryshuar pozitën historike. Mu në një moment historik Lëvizja Kombëtare u shkapërderdh në dhjetra opcione e cila i përngjan sot një loje politike, lojë me fatin si të mbesim gjallë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx