Mendime
Flavio Avdullai: Nuk e pranoj realitetin në Shqipëri
E premte, 15.01.2016, 08:35 PM
Nuk e pranoj realitetin ne Shqiperi
Nga Flavio AVDULLAI*
Kam dite qe mendohem dhe dola ne keto konkluzione qe:
-Nuk pranoj dot realitetin ne Shqiperi , pikerisht faktin se si menaxhohet rinia e ketij shteti, nje rini aspak e orjentuar, nje rini shum pasive, nje rini te pa shprese. cfare ndodh me te rinjte shqiptare sot? te gjithe dynden dhe ndjekin shkollat akademike dhe asnje prej tyre ato profesionale! e cfare vjen si pasoje e kesaj? vjen qe ky shtet nuk ka dhe nuk do te ket ekuiliber ekonomik, sepse qe nje shtet te kete ekuiliber ekonomik duhet qe ne radhe te pare te zhvillohet dhe te investoje ne 2 drejtime ne
1-Fuqi akademike (Te rinjte qe ndjekin shkollat akademike).
dhe
2-Fuqi punetore(Te rinjte qe ndjekin shkolla profesionale).
.dhe ne rastin tone konkret, shqiptaret mendojne se menyra me e mire per te patur suskes ne te ardhme, per te bere karrier, eshte ndjekja e rruges akademike edhe pse ata per arsye te ndryshme jane te pa pershatshem per te ndjekur kete rruge edhe sepse mbi te gjitha duket qarte qe as ana arsimore e vendit nuk esht e zhvilluar dhe kjo esht nje teme tjeter per te folur, dhe kjo ben te dukshme qart faktin qe menyra se si shqiptaret e perceptojne suksesin dhe karrieren ne jet esht plotesisht gabim. kjo ndodh sepse shqiptaret per nje kohe teper te gjat dhe te vazhdueshme jane ushqyer me injoranc dhe dije te zeze nga partite politike te ketij vendi te cilat e kane kontrolluar kete vend dhe qe kane ndikur tejmase ne performancen e ketij shteti drejt perparimit. nuk ka asnje vend ne bote qe e edukon me keq rinine e vet se ne, dhe nuk ka asnje vend ne bote qe e puneson me pak rinine e vet se ne. kjo essht katastrofike
- Cfare ndodh me shqiptaret sot? njerezit shkojne ne shkolla, 70% e tyre nuk gjejn pune kur dalin nga shkolla. e cfare sjell kjo? sjell faktin qe meqenese kjo rini nuk ka asnje rruge tjeter per te perparuar ne jete zjedhin rrugen e emigrimit ne vende te huaja ,me qellim? per nje jete sa me te mire. e cfare sjell kjo? qe shteti yne do te behet i pa qeverisshem demografikisht ku do te humb dhe rolin e tij si shtet sepse zdo te kete popullsi.
- Cfare ndodh me shqiptaret sot? 100.000 njerez largohen nga vendi cdo vit, pothuajse nje qytet sa elbasani zhduket cdo vit. 200.000 shqiptar aplikuan per us llotery kte vit, duan te ikin nga shqiperia, pse duan te ikin?! nuk ikin pikerisht se jane te varfer, se te varfer bota ka kudo, ikin pikerisht sepse nuk ka drejtesi, ikin sepse besojne qe ata qe bejn demin me te madh, nuk ndeshkohen kurre.
*Nxenes ne gjimnazin 18 Tetori, Lushnje.