Mendime
Aurel Dasareti: Fuqia e frikës nga ndëshkimi
E enjte, 14.01.2016, 10:27 PM
Fuqia
e frikës nga ndëshkimi
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Shqiptarët, historikisht, kanë një prirje të grinden midis tyre, janë në një pozitë të vazhdueshme "ndërmjet dy zjarreve". Shqiptarët vazhdojnë të shpërthejnë grindje të vjetra dhe, në vend që të jetojnë me të tashmen, merren kryesisht me “zgjidhjen” e konflikteve të së kaluarës.
***
Në çdo kohë lindin të tjera rrugë e mundësi për të zgjedhur, të atilla që as nuk mund të jenë marrë me mend në periudha të mëparshme. Jetojmë në kohëra ku shpëlarja e trurit të shqiptarëve bëhet mundësi praktike. Duhet ta lëmë të qetë të kaluarën e largët dhe t`i përkushtohemi së tashmes, ashtu që pasardhësve tanë t`u sigurojmë një jetë të pabrenga në atdheun e tyre, Shqipërinë Natyrale. Sugjeroj të ripërtërijmë dinjitetin Kombëtar të cilin armiqtë e jashtëm që ushqejnë një ndjenjë urrejtjeje personale ndaj secilit shqiptar e kanë marrë nëpër këmbë, për shkak të servilizmit tonë.
***
Traditat fetare janë burime që mund të përdoren për të legjitimuar dhunën. Natyra fetare (...) ekstremiste e mistifikon realitetin dhe nuk e merr shumë seriozisht. Gjithnjë është e prirë drejtë lojës, nuk i edukon bijtë që p.sh të respektojnë femrat, por mundohet t`i bëjë të lumtur duke i motivuar t`i dhunojnë ato seksualisht.
«Dhunimet seksuale të mijëra femrave gjermane, veçanërisht në Köln, natën e Vitit të Ri 2016 nga grupet e organizuara të njerëzve nga Veriu i Afrikës dhe botës arabe nuk është diçka e re për Vendin tim. Kemi të bëjmë me një fenomen të importuar në një paket me “refugjatët” fals arabik/islamik që përveç tjerash kufizon lirinë e lëvizjes së grave ... dhe që është kërcënuese për pjesëmarrjen e grave në të gjitha aspektet e jetës. Femrat shqiptare do të dhunoheshin seksualisht edhe më tepër se tonat sikur këta krijesa barbare të merrnin azil në Kosovë dhe Shqipëri. Të ligët e kuptojnë vetëm fuqinë e frikës", - më tha një koleg gjerman.
“Do dëshiroja të piqeshin rrethanat ashtu që edhe bastardët shqipfolës të kuptojnë fuqinë e frikës, sepse njëzet vite me radhë nuk shqetësohen aspak për kritikat e opinionit ndaj tradhtisë kombëtare, keqpërdorimit të feve dhe ligësisë së tyre”, - ishte komenti im.
***
Në periudhën e zbehjes së ndjenjave kombëtare të shqiptarëve dhe rënies morale, lindin gjithnjë hyjni të reja e të çuditshme që ngjajnë më tepër me djajtë; gjithçka deri para disa vitesh e arsyeshme bëhet e pakuptimtë, ajo që ishte e çmendur bëhet pozitive, premtuese, zhduket çdo kufi, asnjë gjykim s`mund të formulohet, lind figura e shquar që s`është as e mirë as e keqe, as Zoti, as djalli, por vetëm krijues i së keqes, vetëm vet-shkatërrues. Ky çast i katastrofës kombëtare është po ai që përcakton tek shqiptari normal përmallimin, çudinë, befasinë e ndryshimit negativ. Është çasti kur provohet paradoksi, pika e rrufeshme ku skajet e largëta takohen, kufijtë zhduken, normat kombëtare shpërbëhen.
***
Psikologjia masive (e turmave):
Është studimi i proceseve psikologjike që karakterizojnë sjelljen dhe qëndrimet e grupeve të mëdha të njerëzve. Njohuritë për psikologjinë masive janë përdorur që të jemi në gjendje për të kuptuar dhe për të shpjeguar se si grupe të mëdha njerëzish mund të mblidhen për agresion, opinione/mendime, qëllime të përbashkëta apo ideologjive që pjesërisht ose plotësisht mund të ndërtohen në mënyra qartësisht të gabuara dhe përfaqësime shumë të thjeshtëzuara të fakteve. Ato forca që mund të shkaktohen në një masë (turmë), mund të jenë jashtëzakonisht të mëdha, dhe ato herë pas here mund të çojnë në mizori kundër njerëzve të tjerë ose grupeve të njerëzve (p.sh. linçimit, masakrave) të cilat në retrospektivë (pas një kohe të caktuar), madje edhe për disa nga ata që ishin zhytur më thellë në kryerjen e mizorisë, duken monstruoze dhe të pakuptueshme.
Sfondi, fusha e prapsme:
Arsyet për proceset masive psikologjike ende nuk janë kuptuar plotësisht, por emëruesi i përbashkët duket të jetë se njerëzve që hyjnë në një masë (p.sh parti politike antikombëtare, fe radikale ekstremiste, grupe të rrugaçëve etj) u ndërpritet të menduarit në mënyrë individuale. Vlerat dhe mendimet e veta hidhen dhe fshihen nga kujtesa, dhe në vend të kësaj individi fiton disa besime shumë primitive dhe iracionale, shpesh ndërmjetësuar nga udhëheqësi ose menaxheri. Qendrore është se identifikimi me masën e bën individin të humbë frikën, sjelljet e ndaluara (frenimet) dhe kundërshtimet të cilat në kohën para se me hy në një masë normalisht manifestoheshin te personi në fjalë.
Njerëzit të cilët kanë integritetin, forcën personale dhe guximin për të reaguar kundër veprimeve të liga të një turme (trimërisë qytetare), shpesh herë shtyhen t'i nënshtrohen një presioni të jashtëzakonshëm të konformitetit, ku kërcënimi i dëbimit nga grupi, eventualisht në rastin më të keq vrasjen, mund të jetë rezultati.
***
Sugjerimet në masë:
Mashtruesit e njerëzve, (demagogët) janë njerëz të cilët posedojnë aftësitë pothuajse intuitive për të kapur rrymat themelore në një masë (turmë), të marrin kontrollin mbi këta dhe gradualisht udhëhequr ato forca të vendosura atje në një drejtim që i përshtatet mashtruesit.
Në qendër qëndrojnë përdorimi i fakteve, fjalëve, tingujve dhe efekteve vizuale që apelojnë në emocionet masive, kështu që ato shfaqje emocionesh, mund të zëvendësojnë gjykimin racional të individit me një të thjeshtë dhe të kuptuarit emocional kolektivisht.
Duhet theksuar se psikologjia në masë dhe sugjerimi në masë është diçka që mund të ndodhë në çdo masë të njerëzve, në të gjitha vendet, në të gjitha kulturat dhe në të gjitha fetë.
Pasiguria, ankthi dhe paqartësia ose mungesa e komunikimit me bazë në menaxhimin e dobët, që stimulon imagjinatën dhe zhvillimin e keqkuptimeve kolektive ose iluzionet, janë shkaqet që shpesh qëndrojnë prapa proceseve të tilla masive psikologjike.
Kombinimi i humbjes së kuptimit kritik, indiferencës emocionale dhe frenimeve, si dhe një ndjenjë të aftësive/mundësive të veta të pakufizuara por edhe aktiviteteve të panevojshme mund të shpijnë në plane ekstravagante.
***
Shoqëria u nënshtrohet ligjeve të ndryshme nga ato që zbatohen prej anëtarëve të saj; për më tepër, ata mëtojnë se i njohin ato ligje. Kjo i bën të pandikuara nga çfarëdo ndihmese pozitive prej procesit kritik. Përkundrazi, ata duhet të synojnë aktivisht të shtypin pikëpamjet e tyre, sepse pranimin universal të pikëpamjes së tyre ata mund ta sigurojnë vetëm duke ndaluar kritikën dhe duke penguar lindjen e ideve të reja – shkurt, duke shuar mënyrën kritike të të menduarit e duke penguar ndryshimin. Nëse, në të kundërtën, njerëzve u lejohet të vendosin vetë për çështjet e organizimit shoqëror, zgjidhjet nuk ka përse të jenë përfundimtare: ato mund të përmbysen po nga ai proces me të cilin u arritën. Të gjithë janë të lirë të shprehin pikëpamjet e veta, dhe, kur procesi kritik është frytdhënës, pikëpamja, që në fund bëhet sunduese, mund të shfaqet afërsisht si përfaqësuese e interesave më të mira të pjesëmarrësve. Ky është parimi i demokracisë.
Që demokracia të funksionojë si duhet lypsen përmbushur disa kushte. Kërkesa e parë është e domosdoshme dhe jepet nga vota e shumicës. Për të pasur demokraci nuk mjafton larmia e mendimit, nëse pjesë të veçanta të shoqërisë udhëhiqen nga dogma të kundërta, rezultati nuk është demokraci, por luftë civile. Për shqiptarët më e rëndësishme duhet të jetë që vendimet të merren me mjete kushtetuese sesa të sundojë pikëpamja e tyre.