E shtune, 03.05.2025, 06:30 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Pensionistët nuk e meritojnë diskriminimin

E diele, 10.01.2016, 04:45 PM


Pensionistët nuk e meritojnë diskriminimin që po ju behet.

Nga Ismet Uka - ish punëtor i Trepçës

Ligji i pensioneve që u aprovua nga parlamenti në vitin 2014 diku kah muaji maj ka pasur me hy në zbatim nga një janari i vitit 2015 mirëpo ky ligj hyri në zbatim vetëm në nenet ku ka të bëj me pensionistë të parakohshëm të Trepçës ashtu si po i quan qeveria .Këta pensionistë u detyruan me dal edhe para  komisioni mjekësor dhe dhënja vizë për pensionim secili nga këta pensionistë janë pensionistë invalidor .Në anën tjetër këta janë pensionistë kontribut pagues që nga paga e tyre bruto kanë paguar kontribute në interes të zhvillimit të Kosovës por edhe për fondin pensional dhe invalidor 35% nga paga e tyre. Në anën tjetër këta njerëz që sodë po diskriminohen në ketë mënyrë shumë primitive janë bartës të revolucionit për lirin dhe pavarësinë e Kosovës ku brenda Trepçës bën rezistencë aktive  kundër regjimit Serb që donte ta rrënonte autonomin e Kosovës ku kjo rezistencë zgjati nga 17 nëntori i vitit 1988 deri me 3 shtator të vitit 1990 atëherë kur Serbia i përzuri nga puna me anë të forcës  policore dhe ushtarake .Pra këta njerëz nuk janë kurrfarë lëmosh kërkuesish,as far kategorie sociale por këta njerëz i kanë kontributet e vet të deponuara,si ato morale materiale dhe patriotike për trajtimin,pak ma human të këtyre punëtorëve që mosha në të cilën janë dhe bartja e plumbit në organizëm dhe mos trajtimi i tyre në kohë të gjatë mjekësor ka ber që këta njerëz janë në pozitë shumë të rënd shëndetësore e  sociale në shoqërinë kosovare.

Pra mas gjithë kësaj historie në vend që pensioni i tyre gjatë vitit 2015 të jetë bile në lartësinë e pensionistëve kontribut pagues të pleqërisë këta pensionistë qeveria i la me nga 105e pension që në krahasim me nevojat e tyre sociale e shëndetësore këto para nuk u dalin as për bukë thatë.

Duke i përcjell zhvillimet e shtet ndërtimit me vëmendje që nga çlirimi e këndej nuk ka njeri që e ka qit një guri në themelet e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës që nuk është i diskriminuar skajshmërisht ngas ana e pushtetit të pas luftës duke filluar nga fëmijët, pleqtë e deri te veteranët e luftës që luftuan ballë për ballë me Serbin për istikame te luftës .Kurse në anën tjetër të gjithë ata që fare nuk kontribuan ose ishin në anën e kundërt dhe krijuan dëme të mëdha janë të rehatuar neper vende kyçe shoqërore,ku arritën ti rehatojnë fëmijët nipat dhe stërnipat nëpër vende të mira dhe rroga të majme,Kurse fëmija e atyre që u ballafaquan me Serbin në mënyra të ndryshme si me ato politike e ushtarake  ata fëmijë sodë shëtisin rrugëve të pa punë pa kurrfarë përkujdesje që shumë prej tyre u deshtë ta marrin rrugën e kurbetit duke u shpërngul nga Kosova. Pensionistët e Trepçës presin nga,qeveria që ky diskriminim i pa durueshëm që po ju behet tu  largohet  edhe këta tani së fundi të futen në kategorizim dhe tu numërohet edhe stazhi i benificuar ashtu qysh ky stazh numërohet në të gjitha shoqëritë e organizuara,Tu ipet edhe shtesa invaliditetit,për shkak të sëmundjeve profesionale që i kanë fituar gjatë punës në repartet e Trepçës,tu njihet stazhi i punës gjatë kohës së kaluar padrejtësisht jashtë vendit të punës nga  koha kur regjimi Serb  përzuri,nga vendet e punës.

Ligjet të cilat po aprovohen nga institucionet e Kosovës ato po aprovohen pa debate publike dhe pa u respektuar shumë rrethana në të cilat ndodhej popullata e Kosovës nga viti 1981 deri në vitin 1999 atëherë kur Kosova u çlirua me gjakun e bijve tanë .Aprovimi i ligjeve nga grupet burokratike në pushtet pa debate publike po bën që shumë ligje si plotësojnë standardet e shteteve demokratike dhe si të tilla janë shumë diskriminuese ashtu qysh është diskriminues edhe ligji i tanishëm i pensioneve.

Të gjithë ata që sodë janë në krye të institucioneve të Kosovës,ata duhet ta kuptojnë se atje janë për qytetar të këtij vendi,dhe sa më shumë të kontaktojnë me qytetar si dhe të debatojnë me ta gabimet dhe lëshimet në sjelljen e vendimeve dhe ligjeve do të jen sa më të pakta .Mirëpo veprimet diskriminuese të këtij pushteti mbi qytetar nuk janë të pakta, ashtu qysh u diskriminuan pensionistët e Kosovës që nga pas lufta e gjeri me tani.Prandaj një dit këtyre deformimeve shtetërore duhet tu vihet pik e të fillohet që trajtimi i secilit qytetar të behet me ligj që i garanton siguri sociale fizike shëndetësore dhe  shkollore. Vetëm trajtimi i qytetarit të Kosovës mbi këto baza do ta bënte Kosovën joshëse dhe askush ma nuk do të largohej nga Kosova.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx