Mendime
Afrim Caka: Tradhëtia dhe paprekshmëria e tyre
E diele, 03.01.2016, 03:34 PM
TRADHËTIA
DHE PAPREKSHMËRIA E TYRE
Nga Afrim Caka
Pa kritikë intelektuale, s’mund të ketë as liri e as shtet.
Qeveria e Kosovës i ngjanë një fole hajdutësh e piratësh! Të gjithë këta të gumzhijnë mbi kokë.! Po i ngacmove, të sulmojnë!
Përulja në rritje. Tradhëtia në ngjitje!
Politika e tyre është midiokre edhe në qender të Botës, por edhe për jetën tonë të përditshme këtu në Dardani. Kahdo që të hedhish vështrimin sheh vetëm të papunë, varfëri kockëdalë, korrupsion, shkatrrim e mjerim dhe vjedhje pronash. Kahdo që të vështrosh duket sheshit se një stuhi e tmerrshme organizatash kriminale ka kalue këndej pari.
Një pronë me dy tri palë dokumente? Sa çudi? Një pranar me dokumente origjinale e dy të tjerët me dokumente false… duke ngritur dorën kundër popullit. Kjo i kënaq ata që i kanë armiq njerëz të ndryshëm nga vetja e tyre dhe nga surrati tyre. Ishin vitet e sekuestrimeve të mëdha të dyqaneve, shtëpive etj., ndërsa pronaret përplaseshin andej e këndej me kërcenime, grushte e dajak? Ishte si një goditje që mbretëria jugosllave i bënte faktorit shqiptar. Është prerazi një proces që strategjisë dhe taktikës dhe arrogance e egër e tyre dhe mbjtësave të tyre nëpushtet iu deshtën varrosjen e pasurisë së popullit.
Ç’emër mund t’u vendosim dy të moshuarve:
- “Hudherinatë e kombit!”.
Pafytyrësia në shkallën e tyre i bën jo vetëm që këta të mos ofrojnë shenja pendese a ndjese, duke mos e njohur as pendesën, as ndjesën, por të mos ngurrojnë të sulmojnë gjithë egërsinë e tyre.
Dënimi nga drejtësia çdo antikombëtari do të ishte një “shkurtim rruge” për të mos u përballuar sfidën që një shtet me institucionet e tij ka për edukimimin dhe riedukimin e rimohuesve të atdheut. Është diçka që kërkon shumë impenjim, gjithsesi, e mundur. Shtroj një pyetje, e cila mund të duket e rëndomtë, por është e rëndësishme: a është rritja e hajdutëve, tradhtarëve, spiunëve, çmitizuesve, sidomos mjekërzinjve një fryt i mos ekzistimit të dënimit me burg apo një mosfunksionim i institucioneve të drejtësisë?
Shqiptaret në të dyja anet e kufirt, sikurse edhe ajo e shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi, vuajnë nga sëmundja e individualizmit që përkthehet protagonizëm, për ngritjen kultit individual si në kohën e sulltanëve. Kjo ndodh jo rralëherë në jetën tonë politike e shoqërore.
Pse kjo?
Kulti i të paprekshmive është mjaftë i përhapur në Dradani. Një vesë që duhet dënuar!
Duke shkruar për portretet e Hashës e Isës, ky këmbim që, nga njëra anë mund të merrej si përpjekje për komunistizimin diakronik të Prapashticës dhe të Brojës, nga ana e kundërt si Don Kishotët e Manqes, si stalinët e rinjë shqiptar, do të ishte, pa dyshim, më të mbrapshtit në historinë e Dardanisë pas atij të Esat pash Toptanit, Haxhi Qamilit, Ali Shukriut, Sinan Hasanit etj. Këta janë dy hudhurina që duam apo s’duam na është dhënë që të përshkohet e gjitha në politikën shqiptare, sepse është bërë me duart e këmbët tona, apo më mirë ia kemi bërë vetës…
Po në realitetin tonë, këta dy, që është mungesa e gjithçkaje, në menyrë personale bëhet symbol i pranisë së keqes!
Përtej, një histori në çdo njëqind vjet që përseritet, problemi shfaqet edhe më tragjik, sot. Kjo ishte kurora që PDK dhe LDK e shkelen me këmbë, ky është krimi i tyre i dy hudherinave!
Të shndërruarit në adhurues të Ivica Daçiçit, sekretarit të parë të kryekriminelit të Ballkanit Millosheviqi, që mburreshin se nuk paten kryer studime universitare dhe se “universiteti i tyre” kishte qenë jeta endacake nëpër Zvicer, Gjermani e Tiranë, avantura me shitblerje farmerkash, roje diskotekash e plehrash, urrejtje për nënën Dardani dhe, sidomos, “dashuria për partin dhe pushtetin”.
Në përqafimin e parë, Hasha sapo e hapi gojën, e kuptuam se ishte prapë ajo historia e ’12 e ’13-ës e ndrrimit të nënave dhe flamurit, por këtë herë me një ngjyrim më dramatik. Do të habitesha po të ma thoshte dikush. S’dinim asgjë për intimitetin e tyre, po aq më pak mund të më shkonte mendja për ndonjë historizë, sado thjeshtë para fejesës, ndoshta kjo lidhje do të tregoj diçka? Krejtësisht shpërfillës ndaj atdheut sikur flitej për një burrë e grua. Doja të thosha, të mos bëhesh hasha i Hashimit dhe Isës së Prapashticës.
Këta adhurues të rinj e të vjetër që i ruanin valixhet e tyre të mbushura me “gullash, pasul, përpeq e suxhuk” duke i fshehur në WC, nuk e dinin që pikrisht valixhet me të cilën ishin kthyer nga kafiterit perëndimore të vetë quajtur si “disidenta të Proletarjatit botëror”, tanimë me dorën e tyre u bënë qindar rrahje, arrestime, burgime ndajë qytetarëve e deputetëve.
Kjo murtajë u bë skajërisht e dashur për katër armiq historik të shqiptarit: Serbi, Malazezi, Sllavomaqedoni dhe Greku.
Lëvizja e gullashit në Dardani po zhvillohej pothuaj në një paralele në modelin e lëvizjes bolshevike në Rusinë e Putinit. Pyetje nga vijnë këto koka të shkreta, të ç’vendi janë, tani mund të marrë njëfar përgjigje. Këta njerëz, këto koka, që në përseritjen e tyre kanë diçka që së kanë asnjë ministër apo deputet në Evrop e Botë, është vështirë të përcaktojmë se ç’populli i përkasin. Është, ndoshta, modeli i vjetër prej servilësh, që i kanë bërë të vijnë te ky vizion anadollak. Këta firmëtar, këto koka trutharësh janë banorë të Anadollit po aq sa të shpellave, sikur me qenë turq, maqedon, serb, bullgar e jo dardanë. Janë kryesisht barinj dhe çoban dhishë e delesh.
Mbetet përgjegjësi historike e kësaj klase politike, e cila jo vetëm nuk pati formimin e duhur intelektual dhe vullnetin përkatës për të penguar ngritjen e haraqit, Zajednicës, korrupsionit dhe krimit politi në Dardani por, hera–herës, dëshmuan një analfabetizëm, një servilizëm dhe një politik tronditëse të etërve të tyre. Përveç një Bajram Kosumi, që ishte polic, e tani minister me universitet! Pothuajse gjithë protagonistët e tjerë të lëvisjes PDK-ës në Dardani ishin kovaç e roje nate. Isa Mustafa e Hashim Thaçi janë të vetmit udhëheqësa I një shteti që trevave të ndryeshme të kombit të tyre e kanë sulmuar, i kanë traktuar duke u dhën ngarkesën përkeqësuese. Kështu bënë me shqiptarët e Preshevës dhe të Maqedonisë…