E shtune, 03.05.2025, 06:14 PM (GMT+1)

Mendime

Ramadan Asllani: Hekurudha pa ''kafaz''

E shtune, 02.01.2016, 12:35 PM


Kafazi i trenit në Ferizaj

HEKURUDHA PA “KAFAZ” – HEKURUDHA PA “TUNEL”

Nga Ramadan ASLLANI

Si duket, “kafazi” i Svarçës u zhbë dhe zogu iku, ashtu si iku edhe ky vit, ashtu si ikën edhe dy vjet udhëheqje të tij, e hekurudha, as me “kafaz” as me “tunel”. Dhe, ky ndërrim motesh, po shkon duke ndërruar premtimet nga “kafazi” në “tunel”. Svarça do të shpëtoi më lehtë me “kafazin” e Luta, nuk e di si do të kalojë me “tunelin”, për të cilin e presim në vitin 2016.

Ndërrimi i moteve, seç ma kujtoi edhe ndërrimin e premtimeve. Pas Luftës Çlirimtare në Kosovë (1999), Dega e LDK-së e Ferizajt dhe disa nisma qytetarësh, kishin protestuar e propozuar për futjen e hekurudhës në tunel, që do të ngjasonte në një minimetro hekurudhore. Për herë të parë, publikisht e pati përmendur Adem Salihaj në fushatën zgjedhore. Këtë propozim e pati përkrahur edhe një grup i të rinjve ferizajas, të cilët patën dalë në hekurudhë me parullën “Parandalo rrezikun”, e cila pothuajse u harrua. Kanë kaluar mbi dhjetë vjet, kur LDK-ja e kishte dhënë premtimin për futjen e hekurudhës në tunel. Pasi kjo humbi zgjedhjet lokale, PDK-ja gjatë mandatit të saj, nuk ishte marrë me hekurudhën edhe pse e konsideronin një problem kyç në infrastrukturën rrugore të Ferizajt, sepse ka kosto të lartë. Në fushatën zgjedhore lokale të Ferizajt, më 2013, kryetari i degës së LDK-së, z. Muharrem Svarça, sërish e aktualizoi këtë propozim, duke e “zhvendosur” premtimin e ish-kryetarit në sipërfaqe, nga “tuneli” në “kafaz”, i cili, qe dy vjet të mandatit të tij, nuk ka shenja nismëtare të punës në hekurudhë, as ndonjë shtyllë, që do të ngrihej “kafazi”.

Kjo, do të ishte harruar, sepse kaluan dy vjet dhe më as që u përmend, sikur vëmendjen e ka tërhequr zhvendosja e spitalit Te Pishat, i cili, po ashtu, as që ka nisur si një nga premtimet e bartura nga qeverisja e kaluar.

Ajo, që ma kujtoi ndërrimin e moteve sikur ndërrimin e premtimeve, ishte përurimi i nënkalimit në Koshare, ku për këtë përurim, pos udhëheqjes komunale të Ferizajt, asaj të Shtimes, kishte ardhur edhe ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku për të prerë shiritin, i cili me atë rast, pos tjerash e përmendi “tunelin” e hekurudhës në Ferizaj, duke ma kujtuar premtimin e dhjetë vjetëve më parë të Adem Salihajt – ish-kryetar i Ferizajt. Megjithatë, kjo më bëri përshtypje, se si ministri nuk e përfilli premtimin dhe pilot-projektin e kryetarit Svarça për “kafazin” e hekurudhës, si një projekt më i lirë, por iu rikthye premtimit të “tunelit”, që ka një kosto më të lartë se i “kafazit”.

Si duket, “kafazi” i Svarçës u zhbë dhe zogu iku, ashtu si iku edhe ky vit, ashtu si ikën edhe dy vjet udhëheqje të tij, e hekurudha, as me “kafaz” as me “tunel”. Dhe, ky ndërrim motesh, po shkon duke ndërruar premtimet nga “kafazi” në “tunel”. Svarça do të shpëtoi më lehtë me “kafazin” e Luta, nuk e di si do të kalojë me “tunelin”, për të cilin e presim në vitin 2016.

Vërtet më mbetet merak, nëse ky projekt i mëposhtëm nuk realizohet!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx