Mendime
Afrim Caka: ?Të qenit fetar e jo vrasës
E marte, 29.12.2015, 06:00 PM
TË QENIT FETAR E JO VRASËS
Nga Afrim Caka?
Le të ecim me fakte
Ferexheja nuk e mbronë moralin!
Tondimi është tronditës!
Tradhtia e ca hoxhallarëve, imamëve shqiptarë, me mjekra e pa mjekra, të thinjura e të zeza, të spërdredhura nga ulërimat, kishin shkuar shumë larg, saqë në vitin 2015, fill pas luftës, në një intervistë të Shefqet Krasniqit e Fuhad Ramiqit, shefat e bandave antikombëtare kundër shtetit të ri, tek luten, flasin për një sulm të tyre, e quanjnë veten Musliman e jo shqiptar dhe ndjeksit e tyre “ne katundarët”, kurse armiqtë më të mëdhej të fundamentalizmit janë shqiptarët.
Çfarë përçarje?! Në këtë rast janë rebelët proturq apo proarab. Një mutacion fatal: shndërrimi i një kombi në ate musliman, rikthimit të shqiptarëvë në ate vehabiste.
Unë e quaj fetar njeriun që vazhdon të rritet në dashuri, në mirëbesim dhe që vazhdon të përhap dashurinë, lumturinë e vet nëpër gjithë qenien e tij pse jo edhe për të tjerët.
Sot zotrimi i fes në Maqedoni dhe në Kosovë janë të lidhura me zotrimin e paras dhe të xhëmatit, dhe synimi për të fituar sa më shumë besim te xhëmati, për civilizimin tonë duket aq e pakuptueshëm, shumë individ hargjojnë jetën e tyre pas gjyetis së fesë, stimulojnë thjesht dëshirën ambicioze për të fituar sa më shumë xhëmatë, të ngjashëm me ate të perëndisë.
Disa prej këtyre njerëzve kronikë, të paaftë të gjejnë mirëkuptimin e njerëzve, zhyten te besimi fetar, ku veprojnë po ashtu si më parë. Ata ankohen dhe e ngushllojnë madje edhe veten, por përpiqen, gjithashtu, ta kalojnë barrën e tyre në supet e Perëndisë mirëbërës. Ata mendojnë vetëm për personin e vet. Prandaj për ta është plotësisht e natyrshme të mendojnë sikur Perëndia është një krijesë që gëzon respekt dhe përulje të jashtëzakonshme, që është i zënë vetëm për t’u shërbyer atyre dhe përgjigjet për çdo veprim të tyre. Sipas mendimit të tyre, mund të tërheqësh më shumë vëmendjen e Tij me mjetë artificiale, për shembull, me lutje të veçanta ose me rite të tjera fetare. Me një fjalë, Perëndia i dashur, thjesht nuk ka se çfarë të bëjë tjetër, por vetëm të merret me hallet e tyre dhe të mos ua ndajë sytë.
Te një përulje të tillë fetare përmblidhet aq shumë herezi, saqë nëse do të ktheheshin kohërat e inkuzicionit, këta fanatikë fetarë, me sa duket, do të ishim të parët që do të futeshim në zjarr. Këta njerëz të harruar, në një tokë të harruar. Një civilizim i izuluar i shkëputur nga një pjesë tjetër e planetit. Ata i drejtohen. Perëndisë, po ashtu si ndaj njerëzve të ngjashëm me veten - ankohen, hundërojnë, por nuk lëvizin as gishtin që ta ndihmojnë veten ose t’i përmisojë kushtet në të cilët jetojnë njerëzit e tjerë. Sipas mendimit të tyre, bashkëpunimi është i detyrueshëm vetëm për të tjerët. Të tilla truke fetare, zakonisht, janë aq larg besimit të vërtetë fetar, sa që natyra e tyre psikologjike bie mjaft në sy. Në ëndërrimet e këtyre individëve fetarë ne zbulojmë prirje analoge, që dalin jashtë kufijve të mundësive njerëzore. Në këto andërrime ne shohim gjeste të zbrazëta, heroizma të guximshme, por ama, në saja të ëndërrimeve të tyre, ata mund të largohen shkëlqyeshëm nga realiteti.
Historia e sëmundjes së këtyre njerëzve tregon se deri ku mund ta çojë njeriun një egoizëm i tillë prej mendjemadhi. Në fëmijëri këta njerëz kanë qenë shumë të mirë dhe të rregullt, por të detyruar për ambicie të tepëruar. Ambicia e tyre gjenin shprehjen në besimin fetar, për më tepër, këta i kryenin të gjitha ritet me zell të madh. Nga një herë këta njerëz filluan ta qortonin veten se nuk ishin treguar aq besimtar, duke deklaruar se kishin shkelur urdhërimin dhe, kohë pas kohe, e kishin lejuar veten ta pushtonin mendime mëkatare. Tërë kohës qëndrojnë në gjunjë në një qoshe dhe pendoheshin me hidherim. Si rezultat, për ditë të tëra këta e fajsonin edhe veten me hidhërim, mirëpo të tjerëve nuk u lejohej që ta qortonin ata në diçka. Një herë hoxha u përpoq që t’ia hoqte atyre barrën e mëkateve, duke i spjeguar se, në të vërtetë, ata nuk kish mëkatuar në asgjë dhe në shpëtimin e tyre as që duhej dyshuar fare. Ditën tjetër këta mëkatar iu afruan në rrugë hoxhës dhe ju bërtiti se nuk ishin të denjë për t’u futur në xhami, meqenëse mori mbi vete peshën më të rëndë të mëkateve.
Për ne nuk është nevoja ta analizojmë këtë rast më tej, mirëpo ai tregon si ambicia shpërthen në çështje fetare dhe se si arroganca e detyron njeriun ta quajnë veten gjykatës në çështjet e veseve dhe të virtyteve, të pastërtisë dhe të degjenerimit, të së mirës dhe të keqes. Ne e dimë se dashuria ndaj atdheut është dhe mund t’i flakim gënjeshtrat ndaj kulturës sonë dhe dashuria ndaj kombit do të jetë më e çmueshme, se sa jeta. Por në qoftë se e drejta e ligjit flet me zë të lartë, krahas dashamirësisë, derisa xhëmati merrë mësimet fetare, atëherë përse natyra njerëzore shfaqet kaq i degjeneruar, saqë emri i tyre të mos dëgjohet me nderim të lartë. Nëna shqipëri është mësuar gjatë shekujsh që shumë bij të saj t’ia kthejnë shpinën. Nuk janë ca hoxhallar e tru shpërlarë të parët, ndoshta e dhashtë Zoti këta do të janë të fundit! Nëna Shqipëri mundet edhe pa një xhoxhallarë turk dhe pa një Shefqet Krasniq, edhe pa një Fuhad Ramiqi siç jeni ju. Do të mundet sigurisht, ndonëse me zemër të plagosur, por megjithëkëtë ajo do të ecë rrugës së ndritur, rrugës së demokracisë për një shqipëri Etnike.
Këta hoxhallarë tanë dhe i gëzojnë të gjitha të mirat që demokracia ju afron, pastaj shkruajnë shkrime dhe ulërijnë për turkun duke shprehur dashurin ndaj turqisë. Po pse këta njerëz, nuk shkojnë të jetojnë në Turqi dhe t’a gezojnë jetën e anadollake, dhe ulërimat e tyre do të kenë një kuptim më të plotë! Njëriu nuk mund të zgjëdhë nënën e baban, vendin ku lind, gjuhën, vëllan e motrën. Mund të zgjëdhë vëtëm shokun dhe fenë!
Ç’kërkon kjo fantazmë këtu në xhamitë tona? Ç’fsheh marraveshja e juaj me fantazmën turke? Bëni ç’të doni, “puna e juaj thellësishë detesh”. Veç desha të di, si Gjakovar. Po ju pyes: - Përse duhet ndrruar gjuhën, kulturën, flamurin dhe gjakun? Përgjigjuni pyetjes sime. Ju kërkoj si frymë, si qytetar dhe si shqiptarë që jamë.
Neso jo! Atëherë, çoni gjer në fund marraveshjet tuaj me fantazmën turke 540 vjeçare?