E merkure, 04.12.2024, 08:54 PM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: LDK, 26 vjet pas

E diele, 27.12.2015, 10:11 AM


LDK, 26 vjet pas

Shkruan: Faton MEHMETI

Dikur...

Disa njerëz e vën si bast se fillimet e lavdishme shpesh herë kanë një fund të trishtuar, gjithësesi une sdua ta besoj këtë tezë, edhe pse rasti konkret për të cilin po shkruaj nuk më jep aq shumë  të drejtë. Gjatë shkatërrimit të sistemit një partiak dhe me ngritjes së atij shumë partiakë në ish Jugosllavi,fillon të bëhet regjistrimi i partive të ndryshme politike. Përderisa në pjesët tjera të ish-Jugosllavisë u krijuan disa shoqata politike, në Kosovë në shtator dhe tetor të 1989-ës një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh fillojnë të punojnë për bashkimin e forcave politike shqiptare në një në një lidhje me emërtimin Lidhja Demokratike e Kosovës nën moton Liri, Pavarësi dhe Demokraci,mbërthyer brenda kodit të drejtës për shtet të pavarur dhe sovran.Intelektualët e kohës ne krye Dr.Ibrahim Rugovën, kryetar i  Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, filuan misionin historik për të drejtat e shqipëtarëve të Kosovës.Fal vizionit , urtësisë së Rugovës, Kosova bëri miq që ju gjenden në momentet vendimtare.Hisotira i mbeti borxh Rugovës që nuk arriti t’a gëzoi Pavarësinë.

Sot...

Më 23 dhjetor , LDK mbushi 26 vjet të themelimi të saj. Si bartëse e Qeverisë bashkë me oponentin e saj PDK, gabimet dhe fatkeqesisht dështimet e LDK-së në qeverisë nuk mungojnë.E themeluar nga djali i nje ballisti perfundoi tek nje ish komunist i regjur, duke ven ne pah metodat e nje regjimi partiak dhe shteror, LDK është katandisur si kurrë me parë.Vlerat te cilat e karakterizonin këtë subjket politik i takojnë vetem arkivit të pasur të saj, por që tani është tkurrur . Shkeljet e statusit të saj nga vet kryetari i saj aktual me rastin e zhgjedhjev  te fundit,diferencimi të atyre që mendojnë ndryshe, arroganca përball qyetareve që ikin nga situata e veshtirë e deri tek shkelja e Kushteteutës se vendit , jane nje varg defektesh dhe keqqeverisje nga lidhershipi i saj.Natyrisht faturën për të gjitha keto do e marri në zhgedhjet e ardhshme , kurdo qëe të ndodhin, e me gjasa s’do priten zgjedhjet e parapare me 2017, pasi frustrimi i qyetarëve po rritet. LDK-ja e cila ishte shpresa e qyetarëve për të ndryshur kursin qeverisës të instaluar nga PDK, është bërë një ndjekëse e keqe e kësja te fundit, në mungesë të guximit për t’i prir këtij vendi , por jo me këtë qeverisje. Mbi 100.000 votues që votuan këtë subjekt politik, votuan me pretendimin se po largojnë partinë aktuale nga qeverisja për të sjell nje model tjetër qeverisës , qe fatkeqësisht mbeti vec ënderr e atyre votuese, pasi qe ndryshimi nuk po shihet askund.

Me shpresën që do ndryshoj kursi i saj politik , për të mirën e vendit dhe të saj, Gëzuar LDK...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora