E enjte, 01.05.2025, 04:54 AM (GMT+1)

Mendime

Sejdiu: Përsëritja, profesioni i vetëm i ndryshimit

E shtune, 26.12.2015, 10:11 AM


Përsëritja, profesioni i vetëm i ndryshimit

Të nënvlerësojmë PARTINË

Të mbivlerësojmë KANDIDATIN

Nga Hekuran SEJDIU

Në familjet tona, ne grupin tonë, çdo ditë e më shumë po rritet performanca e anëtarëve brenda grupit, po zgjerohet numri i profesionistëve, si mësimdhënësve, juristëve, ekonomistëve, inxhinjerëve,gazetarëve, mjekëve etj , duke u realizuar edhe niveli i aspiratave prindërore te shqipëtarëve, por aspirata për punë, shtët dhe dinjitet është larguar shumë nga bota e shqipëtarëve. Çdo ditë në vendin tonë një numër i madh i profesionistëve i shtohet grupit te madh të profesinistëve që presin të angazhohen në profesionin e tyre ku kanë studiuar, shumë pak nga ata ia arrisin të rreshtohen në ëndrrën e tyre ku shpresa është zaptuesja më e madhe e tyre.Kjo është zaptuese e mirë por bëhet e keqe, e rrezikëshme nëse nuk qlirohet. Që nga kohërat e lashta, përsëritja e “zanatit”, profesionit është konsideruar jetik për secilin profesion sepse vetëm në këtë relacion puna merrë rolin kryesor duke fuqizuar ndryshimin dhe lehtësuar jetën(Repetitio est mater studiorum ).

Ështe klishe e vjetër se askush nuk po mirret me këtë varg profesionesh,por me këta po merret shumë madje pikërisht tek ky varg e ka fatin brezi i ujqëve te Kosovës ku gjithqka kanë përvetësuar dhe rrënuar. Ky brezi i të korruptuarëve, sahanlëpirësave dhe bossave është pa pikë morali dhe pa pike atëdhedashurie. Këta ujqër po u pamundësojnë përsëritjen e profesionit te tyre, profesionistëve të rinjë që çdo ditë i shtohen tregut të punës, sepse inkuadrimi i tyre paraqet fundin për ta. Por ky është fillimi i vetëm për Kosoven!

Prandaj kryefjala në këtë vend është:Nuk punësohesh dot pa politikë, pa lidhje!

Ndërsa tregimi kryesor që dëgjojmë çdo ditë është: Gjithkushi po studion, universitetet, në veqanti ato private janë shëndërruar në fabrika diplomash, po pate euro dhe miq kryhet, shikoja suksesin në te mesmen dhe e kupton, pse priti 50vite per ta regjistruar fakultetin, nuk ja gjen 5 libra ne shtëpi nga programi i studimeve,hynë në diskutim profesional me ta dhe e kupton. Të gjitha keto i dëgjojmë çdo ditë, janë mekanizma që ujqit i kanë krijuar me vetëdije në këtë vend, prandaj u bënë 16vite dhe ata po jetojnë të lirë, madje na udhëheqin. Ne jemi te vetëdijshem që kryefjala e krijuar dhe shumë nga tregimet e dëgjuara janë të vërteta, por e vërteta e madhe është që nuk është vetem një sistem. Egziston sistemi i të vërtetëve,meritorëve, të paprekurit nga ujqit, që me forca te veta kanë arritur gjdo gje. Këta te vërtetet mund të kenë studiuar edhe në privat ose shtetëror por kanë studiuar me dinjitet dhe përkushtim te madh, kanë ndarë kafshatën e gojes për të studiuar,mund të kenë vonuar regjistrimin ne universitetin shtetror por këtë e kanë bërë per arsye familjare,ekonomike, krizash te ndryshme etj, në shkollimin e mesem mund të kenë qenë të dobët por në universitet kanë gjetur inspirimin etj etj. Jemi njerëz, qenia jonë është e prirur të jetojë me gjërat e lehta, rreshtohet më me lehtësi pas tyre, dhe këtë duhet ta kuptojmë të gjithë pa asnjë paragjykim. Por qenia njerëzore mbi të gjitha është qenie logjike, e mprehtë, e qëndrueshme dhe revolucionare.Ështe koha e fundit që kjo qenie njerëzore (shqipëtare) të bashkohet pa asnjë paragjykim drejtë një profesioni fisnik dhe jetik ,por kësaj radhe te pavarur nga ujqit. T'i persërisim njohjet për kandidatët, ky duhet te jetë orientimi ynë i vetëm sepse vetëm ky na sjellë ndryshimin qytetar(Memoria minuitur, nisi eam exerceas).

Fatëkeqësisht e kemi vetëm këtë mundesi, përmes përsëritjes së njohjes së kandidatëve që na servon politika ta ndriqojmë rrugën tonë, duke zgjedhur më të mirët ne garë, të çlirohemi nga bindjet politike. Se paku ti përsërisim per vete 5 pyetje esenciale per secilin kandidat ,nga kandidatët per këshilltar komunal,kandidatët per kryetar komune,kandidatët per deputet,për kryeministër dhe deri tek kandidati për president:

1.Origjina familjare ?

2.Me qfarë merret në jetë ?

3.Kontributi për vendin, shoqërinë ?

4.Lidhja e tij me ujqit, aferat ?

5.A ka qenë në poste publike, sa ka qenë i frytshëm për shoqërinë?

Të fillojmë këtë profesion (Përsëritjen e njohjes së KANDIDATËVE) sa më shpejtë, të gjithë sëbashku pa asnjë dallim. Edhe shqipëtarët kanë të drejtë të jetojnë me sigurin e shtetit të tyre, edhe femijët tanë kanë të drejtë të buzeqeshin dhe të ndërtojnë ëndrra në tokën e tyre. Ujqit, mund t'i luftojmë vetëm sebashku dhe vetëm duke i përsëritur njohjet për ta. Veni, vidi,vici!

T'ia fillojjmë vitit te ri për së mbari!

Të ruajmë Ujkun në Frangji !

Të godasim për të mos u ngritur kurrë më !

Të jetojmë me buzëqeshjen e femijëve tanë!

Këtu ne vendin e heronjëve,atëdheu ynë KOSOVA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx