E hene, 29.04.2024, 04:30 AM (GMT+1)

Mendime

Leon Duhanaj: Ndërgjegja kolektive

E hene, 21.12.2015, 09:00 PM


NDËRGJEGJJA KOLEKTIVE

Nga Leon Duhanaj

Nuk e di a ka edhe ndonjë shembull në botë siç jemi në shqiptarët të cilët më sy n’ballë dhe më vetëdije të plotë në vend të dritës zgjedhim humnerën!

Kosova po vazhdon të kaloj përmes shtrëngatave  të ndryshme, të cilat në kohen më të re nuk po ja shkakton askush përpos që po ja shkaktojmë ne vetë. Që nga dita e parë e çlirimit, e posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë së vendit, në vend të përparimit,  në Kosovë  u instalua një klasë politike e padenjë dhe e korruptuar deri në palcë, e cila jo vetëm që është injorante, e pa dijshme, por terë potencialin shtetëror e ka  orientuar në pasurimin e klaneve të cilat shërbejnë në mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.

Kemi dhënë shembullin më të keq para botës, e cila investoj miliarda për çlirimin dhe rindërtimin e vendit, e të cilët po e shohin me sytë e tyre gatishmërinë tonë për t’i bërë keq vetvetes dhe vendit tonë për interesa meskine  e pushtetmbajtëse.

Klasa politike e Kosovës e ka katandisur vendin deri në atë masë, sa janë të gatshëm edhe të investojnë ndonjë luftë qytetare për qëllime të sëmura, për pushtet e para.

Për fat të keq, e gjithë kjo katrahurë i bëhet vendit nën maskat e idealeve të rrejshme duke u thirrë në tema nacionaliste të cilat përpos që mbjellin urrejtje kundrejt të tjerëve tashmë kanë filluar të mbjellin urrejtje edhe brenda vet shqiptarëve nën cilësimin ai që s’është me ne është tradhtar dhe, kjo nëse zgjatë kështu atëherë ka rrezik  që një ditë të eskaloj edhe vëllavrasja kolektive ndër ne.

A është kjo ajo për të cilën u sakrifikuan brezat? A është kjo ajo për të cilën u derdh gjak?

Shqiptarët luftuan dhe sakrifikuan për liri e prosperitet, për një të ardhme më të mirë e jo për ndërrim të sundimit dhe të plaçkitësve. Kjo çfarë po i bën kjo kastë politike këtij populli është më shumë sesa plaçkitje, është shkatërrim emocional  duke i vrarë edhe shpresën për një të ardhme.

Skenat tmerruese dhe sjelljet anarkiste të cilat i promovon politika në Kosovë, janë të pashembullta. Arsyetimet  banale gjithnjë duke drejtuar gishtin tek tjerët janë të pamoralshme, sepse është e çartë se ombrella e krimit është ajo që i mbulon të gjithë së bashku, të gjitha taborret politike në vend dhe, asnjëra palë nuk ka kredibilitet moral me u sjellë si shpëtimtarë.

Njëra palë, ajo në pushtet vazhdon zhvatjen e pasurisë shtetërore pa u ndalur për deri sa pala tjetër lufton për “mbrojtje” të  Republikës të cilën as nuk e njeh as  s’ia njeh simbolet e as s’ia respekton organet duke filluar nga Kuvendi e deri tek Kushtetuta i akti më i lartë juridik.

Për krejt këto marri që po i ndodhin këtij vendi, nuk është se janë fajtorë vetëm politikanët, por jemi edhe ne të gjithë si shoqëri. Kjo skenë politika, po vazhdon t’i përsëritet vendit tash e gjashtëmbëdhjetë vite.

Kjo kastë politike në vazhdimësi legjitimon veten përmes kutive të votimit, prandaj nuk është se ne kemi  vetëm krizë politike si pasoj e politikanëve të këqij, por kriza është shumë më e thellë. Ne kemi krize kolektive. Ndërgjegjja jonë kolektive është në krizë të thellë për shumë arsye.

Prandaj për të ndryshuar gjendjen kërkohet që secili ta korrigjoj veten e tij, të analizoj interesat e vendit dhe ta sheh veten në atë prizëm ku është kontributi i tij. Secili duhet pyetur veten cili është ideali im dhe, ai ideal që kam a është në përputhje më interesin kombëtar?

Nëse bëhemi të sinqertë me vetveten në radhë të parë e pastaj me shoqërinë, do ta kuptojmë se kemi deficit të madh shoqëror dhe se duhet të korrigjohemi si shoqëri në mënyrë që ta kemi ndërgjegjen e pastër para vetit, para vendit dhe para kombit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora