E enjte, 01.05.2025, 07:59 PM (GMT+1)

Mendime

Novi Rosaj: Krishtlindje pa emër...

E premte, 18.12.2015, 08:47 PM


KRISHTLINDJE PA EMËR...

Nga Novi Rosaj

Thuajse të gjithë politikanët shqiptarë, mediat tradicionale dhe portalet shqip si dhe faqet e zgjeruara, me shumë a më pak“fansa” në “Facebook” dhe “Twitter” po shkruajnë me dhjetra herë të njëjtin emërtim:

"Atmosferat e Festave" ose "Atmosfera e Festave të fundvitit".

Madje, duke i ilustruar këto edhe me foton e Pemës Kristiane që çudiërisht nuk ja cilësojnë emrin e vertetë.

Kaq e përgjithësuar në gjithë kombin është kjo, a thua se në gjuhën shqipe nuk ka një emërtim për këtë!

I njëjti keqpërdorim i emërtimit vihet re si në Tiranë ashtu dhenë Prishtinë, si në Durrës, po ashtu në Korçë e Prizren e qytetetë tjera a thua e kemi bërë të gjithë “me fjalë” këtë mosmirnjohje vëllazërore.

Çdo festë ka një emër, pikërisht sepse ka një domethënie dhe festimi është shenjë mirënjohjeje për vlerat që ajo mbart.

Festimi në Trojet Shqiptare më të drejtë po simbolizohet fillimisht më Pemën e lartë të Krishterë të zbukuruar me qirinj e drita të ndryshme por duke e keqquajtur “Atmosferë Festash”.

Sipas meje kjo bëhet qëllimshëm dhe se shumica e shqiptarëve gabojnë “me pahir”.

Në mbarë botën, prej dhe nga ka prejardhjen, këtë festë e quajnë“KRISHTLINDJE”.

Kurse në shqiptarët  ja “riparojmë” emrin në "Atmosfera e festave të fundvitit".

Atëherë lind pyetja: për cilën festë e keni fjalën o ju festar?

Duke ju kërkuar ndjesë dhe shprehur keqardhjen bashkëkombasve të mij,  sipas mendimit tim ata që ja fshehin emrin dhe meritat kësaj feste duken primitivë.

Sigurisht po njëlloj duken edhe ata që e përgjithësojnë në shumës duke mos shqiptuar as  “Krishtlindje” por si “nëpërdhëmbë”  “atmosferë festash “ sepse me sa duket “mishi ju pëlqeka por pa kocka”!

Për pjesën dërrmuese të shqiptarëve është e qartë se kjo është pema e krishterë.

Për ata që nuk e dinë, kjo pemë është përzgjedhur zyrtarisht që në vitin 1419 (ndoshta edhe më parë por nuk janë gjetur dëshmi për këtë) nga një shoqëri furrëxhinjsh në Fraiburg të Gjermanisë.

Pema e Krishterë u desh të priste deri në 1730 që të pasurohej me qirinj të ndezur.

Më 1891 u vendos për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë.

Edhe pse para 400 vjetësh Katolikët ishin kundër Pemës së Krishterë që fillimisht zbukurohej nga Ungjillorët më vonë ata e pranuan dhe deri në fillim të Shekullit 19 ajo zbukurohej me Adamin e Evën me mollë, arra, lajthi etj.

Në Vatikan Pema e Krishterë u vendos për herë të parë në vitin 1982 në sheshin e Shën Pjetrit.

Por që nga viti 1996 pema më më e lartë në botë gjendet në Dortmund dhe i kalon 45 m. Disa të dhëna interesante për këtë "Pemë" janë se ajo ka  një bazament prej 120.000 kg dhe pesha e "Pemës" me gjithë skeletin shkon në 40.000 kg.

E përbërë nga 1700 pisha të vogla dhe e ndriçuar nga 48000 llampa të vogla si dhe zbukurime të ndryshme.

Në këtë vend, pra në Gjermani janë perdorur për krishtlindje të 2013-es rreth 30 milionë Pemë ku janë shpenzuar mbi 616 milion € vetëm per pemët e krishtera.

Por  edhe në trojet shqiptare më shumë shpenzime për mendimin tim janë të nevojshme dhe me të drejtë. Fakt është se kështu zbukurimesh Shteti ynë nuk bën shpesh edhe pse vetë qytetaret janë ata që e paguajnë faturën e dhuratës.

Shumë njerëz pohojnë se: "nuk kemi bukë për të ngrën e këtu harxhohen lekët e taksapaguesve për shpenzime të pa nevojshme".

Por nuk janë të gjithë njëlloj.

Jetojmë në kapitalizëm e për fat të mirë larg asaj që për vite na u imponua të jetuarit "një për të gjithë e gjithë për një".

Keshtu qe për ata që e kanë mundësinë është një gjë e mirë që atmosfera e festimit shtohet duke u mbështetur edhe nga organizimi shtetëror.

Por të shkretën pse nuk e çojmë deri në fund këtë veprim të mirë pa e gjymtuar?

Pse të mos i themi emrin Festës së Krishterë e madje edhe me shkronja të mëdha për të respektuar qytetarinë tonë evropiane të krishterë?

Ndryshe do të ishim rreshtuar ndër vendet islamike e jo ndër vendet kandidate për në BE.

Sipas meje zbukurimet bëhen pikërisht për t’i treguar perëndimit se “ne jemi si ju, pra edhe ne kemi kështu”...

Më gjithë dëshiren e mirë që të hyjmë në Evropë kështu prezentohemi si inatçorë të varfër në respekt, aq sa as emrin Krishtlindje nuk e shqiptojmë dot.

Madje sipas meje ndoshta arsyeja që heshtet gjatë, lidhet me faktin se i mbetet qejfi turkodashësve shqiptarë po të thuhet emri i "ndaluar"...

“Të ushqehesh me dy lugë” sic thotë populli është gjest mosmirnjohës e nuk është as burrëror, as i zgjuar e kurrsesi as dashamirës për vëllezërit e Krishterë.

Një pjesë e lexuesve këtë shkrim mund ta emërtojnë si përçarës.

Por, nuk quhet përçarës ai që kërkon barazi.

Sipa parimit: “siç të dua unë sepse je shqiptar edhe pse ke marrë fenë e pushtuesit tonë shekullor, po ashtu më respekto sepse e mbajta më gjak dhe kundrejt çdo çmimi fenë e të parëve tanë duke mos ju përulur mizorit otoman”.

Po ashtu sipas idesë: “më respekto si vëlla, siç më takon, sepse të krishterët kanë duruar si “gjarpri poshtë gurit” për mbi 5 shekuj për të mos marre fenë e pushtuesit më gjakpirës të Kombit shqiptar që na robëroi më keq se skllevërit e Afrikes”.

Përçarësit janë ata që nuk tregojnë respekt dhe mendojnë vetëm për vete.

Në këtë rast sipas meje përçarës janë ata që nuk ja shqiptojnë dot emrin festës së motrave dhe vëllezërve të Krishterë që  ndër të tjera po jua zbukuron ditët e muajit Dhjetor edhe vëllezërve muslimanë.

Ashtu siç dëshirojnë muslimanët të urohen për Bajram edhe të krishterët me shumë dëshirë presin urimet për Krishtlindje.

Ashtu siç shkruhet në trojet shqiptare nëpër rrugë dhe tabela“Ramazan“ për muajin e Ramazanit e madje bllokohet trafiku ndërsa falen në rrugë, do të ishte jo perçarëse por shumë vëllazërore po të shkruhej gjatë Dhjetorit Krishtlindje në vend të“Atmosferë festash”.

Në fund duke ju uruar të gjithë të krishterëve të  kalojnë bukur Krishtlindjen, po ashtu urimi shkon për të gjithë muslimanët shqiptarë    festojnë të  gëzuar sepse rrënjët dhe gjakun shqiptarët i kanë të njëjta.



(Vota: 30 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx