E enjte, 01.05.2025, 01:34 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kërpeshi nëpër këmbë

E diele, 20.12.2015, 05:22 PM


KUSH  PO IA    KOSOVËS  KËRPESHIN  NËPËR  KËMBË

Nga Dedë Preqi

I njëjti fat po e përcjell Kosovën, nëse edhe vitin  e ardhshëm kosovarët mund të mbetën të izoluar, kjo i përngjanë një lojë të stërgjatur, e cila shton dilema sikur kosovarët janë të pa përshtatshëm për Europën,  edhe pse ministri i jashtëm i Kosovës, në shenjë revolte dhe për ta arsyetuar vetën thotë, kosovarët mund të jetojnë edhe pa viza.

Kjo është e vërtetë, bile edhe tani fare pak na nevoiten vizat, sepse Kosova po shënon rrezulltate të dukshme, sëcilën ditë e më „n’ujë“  dhe vende të punës  ka planifikuar qeveria sa të duash, atëherë çka na duhen vizat për të kaluar në një vend tjetër, ndoshta edhe Europa fare mirë i kupton punët tona.

Kosova është bërë e këtillë, sepse fatin e saj po e nëpërkëmbin të tillët, të cilët e qeverisin për qejfin e tyre, me mashtrime e korrupsion, dhe fajin për të gjitha këto të zeza,  ua lënë të tjerëve, por populli i Kosovës është i fortë, të cilët kanë  zgjedhë të vetmën udhë të mundshme; qëndresën dhe vullnetin për një ditë më të mirë.

Për aq sa vijon të qëndrojë ky patpozicion ndaj Kosovës, ky vend do të sillet si  në mjegull, kur edhe Europa me kushtet e saj  po vepron të nxjerr dhjam prej pleshtit, dhe shikuar në përspektivë asnjë vend tjetër paraprak nuk i plotësojë kushtet e tilla për liberalizimin e vizave.

Nëse jemi të prirur të besojmë  në formulën Europiane, atëherë çfarë vizioni pasa paraqitë Europa për Kosovën, të cilën e veqoi  si një vrimë të zezë në gjithë rajonin dhe Ballkanin perëndimor, duke e izoluar  brenda kësaj familje . Atëherë, çfarë mund ti afroj sot Europa vendit tonë, nëse popullin kosovar e izolon dhe e kufizon lëvizjen e lirë të tyre,  dhe duke ditur rrethanat dhe kushtet nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Sëcili vend i ka problemet e veta të jetës dhe të ecjes, poashtu edhe Kosova kaloi në gjitha periudhat e kohës me përplasje për të fituar një copë liri dhe demokraci, dhe përpjekjet janë të vazhdueshme për të ndërtuar të sotmën dhe të ardhmën e këtij vendi, prandaj përkrahja e Europës është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme.

Është e vërtetë dhe trumpetohet për shumëçka,  se në Kosovë, ka probleme të ndryshme dhe marramendëse, të cilat kërkojnë zgjidhje, me të cilat po përballët popullata kosovare, por çka ti bëshë  këtij populli, kur fatin e tij e muarën njerëzit e pa ndërgjegjëshëm  dhe të korruptuar me mish e me shpirt.

Mirëpo, Europa nuk duhet të bëjë dallime për arsyen e thjeshtë se, pluralizmi dhe demokracia nuk njohin zona dhe popuj, të cilët e  konsumojnë të njejtë frymën e lirë dhe demokratike në këtë botë dhe të bindur në këtë realitet  edhe populli i Kosovës e meritonë  një gjë të tillë.

Poashtu nuk mund të mohohen  nevojat  për një zhvillim më të suksesshëm të Kosovës, përshkak të përcaktimëve të tilla parimore, duke konsideruar se marrëdhëniet e këtij populli me popujt tjerë duhet të jenë në funksion dhe afatgjata, por edhe në funksion të zhvillimit të gjithmbarshëm.

Në Kosovë ka  shumë herë vërejtje të ndryshme dhe kritika ndaj zhvillimëve  të brendshme dhe të jashtme politike dhe ekonomike, mirëpo  ato mund të reduktohen  në qasjen e një politike më afirmative të Kosovës, si dhe në bashkëpunim me Bashkësinë Europiane, e cila me të tjerët bëhët pak më e durueshme dhe e tolerueshme.

Kosova nuk ka arsye ta mohojë  bashkëpunimin dhe ndihmën Europiane, e cila nuk mund të konsiderohet e pa jehonë, edhe pse nganjëherë ka qalime në politikën dhe marrëveshjet me palën serbe, duke pasë parasysh se kjo e fundit e ka tepruar me të madhe, e cila ndikon negativisht në përpjekjet për t’u arritur besimi reciprok.

Kosova  mund të humb edhe më shumë, nëse qëndron në lëmshin e politikave të tilla, për derisa  timonin e këtij shteti do ta marrin njerëzit e vullnetit mirë dhe intelektual të rinj me vizionin e qartë, dhe Kosovën ta ndajnë nga këto mbeturina politikash e klikash të errëta, për  t’ia kthyer  mirëqenjën këtij vendi.

Prandaj, E uropa duhet të realizoj sa më parë liberalizimin e vizave për popullin e Kosovës, të cilit duhet t’i  heqët edhe kjo zgjedhë qafet, dhe të shijojë lëvizjen e lirë sikur popujt tjerë të rajonit. Dhe më meritor është populli i Kosovës, nëse këtë të drejtë e shfrytëzojnë vendet tjera të rajonit, nga të cilat prej tyre ka edhe  vende  të inkriminuara dhe sot kriminelët e tyre lëvizin të lirë nëpër Europë dhe botë.

Dikush po ia lë Kosovës kërpeshin nëpër këmbë, por këtë ndjenjë me pasoja në të vërtetë e përjeton populli i Kosovës, edhe pse një dozë të madhe të mungesës së horizontit politik e bartë qeveria e Kosovës, por pjesën tjetër dhe ndoshta  dozën më të madhe e bartë edhe Bashkësia Europiane.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx