E merkure, 04.12.2024, 11:01 PM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: SHBA- miku më i madh i shqiptarëve

E shtune, 26.12.2015, 09:33 AM


SHBA- aleati dhe miku më i madh i shqiptarëve

Nga Skender S. KAPITI

Duke vështruar historinë e kaluar 100 vjeçare të Shtetit Shqiptar dhe këtë aktuale sot të realitetit të të dy shteteve shqiptare, të lind pyetja se a mund të bëjnë ndonjë gjë të mirë  e të madhe për vete, vetë shqiptarët pa ndihnën e SHBA-ve? Kjo duke pare faktin që megjithë preokupimin tepër të madh për konfliktet në Siri, në Ukrainë, në Afganistan e Irak ku SHBA po përballet me terrorizmin , me neoperandorakët komunistë rusë etj., SHBA, dipolmacia e saj në Shqipëri është shumë aktive dhe e preokupuar pothuajse për ditë për progresin , për demokracinë, për ndërtimin e shtetit ligjor, dekriminalizimin e politikës , për reformën në drejtësi dhe për integrimin e Shqipërisë për në BE, me të cilat politika e deritanishme shqiptare ka dështuar dhe madje ju ka konsumuar tashmë edhe retorika bajate shterpë që e dëgjojmë prej saj që prej 25 vitesh. ShBA-të si tempulli i lirisë,paqes e demokracisë,i politikës së lirive e të drejtave universale të njeriut,të barazisë dhe vetvendosjes së kombeve si vlera e besime amerikane që sot janë bere universale më shumë se kurrë më parë , janë miku dhe aleati strategjik i popullit tonë që duhet t’u jemi mirënjohës në përjetësi sepse pa ndihmën, përkrahjen e rolin amerikan rrjedha historike e popullit tonë do të ishte e paparashikueshme. Pas Luftës së Parë Boterore, në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919 ishte vendimtar qëndrimi amerikan për mosnjohjen e vendimit të Traktatit të Fshehtë të Londrës së vitit 1915 i Fuqive të Antantës për coptimin e Shqipërisë nga Serbia,Greqia e Italia,duke mbrojtur kështu Pavarësinë e Shqipërisë që kërkonte delegacioni shqiptar ,ku përveç kësaj, si kërkesë të dytë delegacioni ynë me vision dhe largpamësi i paraqiti Konferencës edhe administrimin e trojeve me popullsi shqiptare të ndara padrejtësisht në Koferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, e ku  ky administrim t’i besohej  ushtrisë amerikane për dy vite dhe më pastaj popullsia e tyre te vetvendoste për të ardhmen. Por 80 vite me vonë USA shkoi edhe më tej duke iniciuar një Konferencë Nderkombetare, atë të Rambujesë që ndërkombetarizoi si kurrë më parë çështjen shqiptare të Kosovës në veçanti po me rëndësi kombëtare shqiptare në përgjithësi duke çuar më pas në ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr prej saj për çlirimin e Kosovës, që çoi në Pavarësinë e saj dhe krijimin e Shtetit të Kosovës dhe që vazhdon politikën dhe përpjekjet për njohjet e reja të shtetit kosovar nga vende të ndryshme të botes. Pa lobimin e SHBA-ve nuk do të ishte kurrë e mundur njohja e Pavarësisë së Kosovës prej shumicës dërrmuese të antarëve të BE dhe të 108 Shteteve antare të OKB. Përveç këtyre momenteve kulmore me rëndësi vendimtare për fatet e kombit tonë historia shënon dhe momente të tjera ku na janë gjetur pranë ShBA  në mbrojtje të Shqipërisë e shqiptarëve kundër synimeve shoviniste të pandërprera të fqinjëve tanë të pabese siç janë perpjekjet e Greqisë qysh para çlirimit për të aneksuar Jugun e Shqipërise  dhe më pas me provokacionet në vitin 1949 përgjatë kufirit po për të njëjtin qëllim, por që nuk u pranuan dhe u kundërshtun nga Depatamenti i Shtetit,  ashtu si dhe USA dhe Perëndimi që kundershtuan planet jugosllave për gllabërimin e Shqipërisë, gllabërim që e përkrahte  edhe  Stalini. SHBA na përkrahu edhe pa marrë parasysh  propagandën ekstreme antiperëndimore e antiamerikane  e prosllavokomuniste të regjimit antipopullor komunist herë projugosllav, më pas prosovjetik e prokinez  të politikës së ndjekur nga Shqipëria Komuniste e kohës ,pra të një politike pro atyre shteteve që janë dhe kundërshtarët e sotëm më të mëdhenj të Pavarësisë së Kosovës. Duke vazhduar më pas në ndihmën e përkrahjen për vendosjen e Demokracise në Shqiperi,përkrahjen dhe rolin përcaktues të USA për  pranimin e Shqipërisë në NATO,në ndihmën e përkrahjen e shtetit të ri të Kosovës për konsolidimin e tij dhe të vlerave e standarteve demokratike  atje; perkrahjen për liritë e të drejtat civile e kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, pra në përkrahje edhe të integrimeve në strukturat rajonale e globale si të Shqipërisë dhe të Kosoves që për nga rëndësia dhe koha janë në funksion të triumfit kombëtar pavarësisht se në dy shtete  e më gjërë, po që nuk përjashton që me zhvillimet dhe përpjekjet per realizimet e vlerave te lirise,demokracisë,prosperitetit kundër shovinizmave,radikalizmave dhe kapercimit të tyre , të triumfit e ndergjegjsimit per vlerat e standartet e larta njerëzore dhe integrimit global të realizojmë dhe bashkimin kombëtar si e drejtë nderkombëtare për vetvendosje. Shqiptarët kudo që janë ; në Shqipëri,Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi,Preshevë e diaspore t’u jemi mirënjohës SHBA-ve pasi që prej 100 vitesh, kurdo që therritëm, kërkuam e luftuam për liri, pavarësi, demokraci e integrim ato i patëm pranë, dhe se pa kontributin,rolin vendimtar e përcaktues amerikan paqja,siguria e demokracia në Shqipëri dhe madje dhe në rang global  do të rrezikoheshin nga shovinizmat, racizmi,fanatizmi,papërgjegjshmëria,dhuna,ekstremizmi,korrupsioni e diktaturat që janë kundëralternativa ndaj vlerave të civilizimit, progresit e demokracisë.  Triumfi, krijimi dhe ekzistenca e SHBA dhe e kombit të lavdishëm amerikan është e lidhur pazgjidhshmërisht me triumfin e demokracisë dhe zhvillimin e konsolidimin e saj, me parimet e larta të Deklaratës së Pavarësisë dhe te Kushtetuta e ShBA-së.Nacionalizmi amerikan është nacionalizëm demokratik dhe tolerant gjithpërfshirës kriteresh gjuhësore,etnike,fetare etj. Ndërsa Ballkani ka qenë gjithmonë fuqi baruti, dhe popujt e tij kanë vuajtur dhe pësuar nga grindjet e luftërat ndëretnike e fetare madje dhe në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit njëzet me luftërat në ish-Jugosllavi. Shqiptarët historikisht janë populli më paqedashës e tolerant në Ballkan që asnjëherë nuk kanë ndërmarrë veprime ekspansioni,dhune e shovinizmi ,po në të kundërt fqinjët tanë malazez,serbë, grekë e maqedonas kanë berë fushata përndjekjeje, dhune, pastrimi etnik e genocidi ndaj shqiptarëve fatkeqësisht falë dhe tolerimit  edhe përkrahjes së Fuqive Europiane.Edhe sot përkundër politikës së Serbisë që akoma nuk ka berë minimumin të paktën të kërkimit falje për genocidin dhe pastrimin etnik së fundmi, po që kishte prej gati 100 vitesh që e ushtronte ndaj popullsisë shqiptare ne Kosovë, dhe përpjekjeve edhe sot për destabilizimin e saj dhe pengimin e njohjeve nga shtetet e tjera, si dhe shkeljen e lirive dhe të drejtave civile e kombëtare të shqiptarëve të Preshevës, politika kosovare fton Beogradin për pajtim historik të shqiptareve dhe serbëve,normalizim të marrëdhënieve, duke u treguar shumë tolerante pse jo dhe inferiore pasi këtë duhet ta kërkojë Serbia së pari; dhe politika kosovare duhet ta kushtëzojë çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për serbët e Kosovës në mënyre të barabartë me ato të shqiptarëve të Preshevës, çfarëdo që t’u jipet serbëve në Kosovë po ato duhet t’i marrin dhe shqiptarët e tre komunave shqiptare të Preshevës. Po kështu minoritarët grekë në Shqipëri gëzojnë liri dhe të drejta të plota civile e kombëtare ndërsa Greqia nuk njeh Minoritetin shqiptar të çamëve  si dhe te drejtën e kthimit dhe minimalisht as ato pasurore por mban në fuqi madje Ligjin e Luftës dhe ka pretendime territoriale ndaj Jugut të Shqipërisë. Por sot  në realitetet e reja globale  të globalizimit dhe inspirimit të alternativës demokratike perëndimore e posaçërisht asaj amerikane edhe Ballkani po zbutet dhe po çlirohet nga trashëgimia dhe mentalitetet e vjetra politike dhe fanatizmave shoviniste, etnike e fetare. Amerikanët,shqiptarët dhe popujt e botës duhet t’u jenë mirënjohës Demokracisë Amerikane  sepse janë parimet e larta të saj mbi të cilat u krijua kombi i lavdishëm amerikan dhe shteti i tij; është demokracia amerikane ajo që lirive dhe të drejtave të njeriut ju dha dimension universal dhe inspiroi popujt për vetvendosje, sovranitet dhe krijimin e shtetkombeve të tyre duke u çliruar prej diktaturave e perandorive feudale, koloniale dhe së fundmi atyre komuniste; ishte demokracia amerikane që triumfoi mbi kërcënimet globale të nazizmit e komunizmit dhe sot është ajo që ruan e mbron qytetërimin e botën e lirë nga kërcënimet që u vijnë nga regjimet jodemokratike, kërcënimet e rreziqet fundamentaliste e terroriste politike,racore, etnike , kulturore etj.Ne shqiptarët tashmë jemi më të vetëdijshëm se kurrë se aleati ynë strategjik  dhe jetik janë SHBA, po duhet gjithnjë të jemi vigjilent e të bëjmë kujdes se fqinjët tanë zor se mund të heqin dorë nga antishqiptarizmi dhe shovinizmi, dhe do të përpiqen që të intrigojnë ,të diversionojnë për të na vënë gurë në rrota për të na prishur e sabotuar miqësinë tonë me SHBA-në. Të kemi kujdes dhe ta vëzhgojmë dhe politikën dhe politikanët tanë të mbrapshtë e “tolerantë”me fqinjët dhe të pabesë me popullin e vet dhe të pasinqertë, hipokritë e mosmirënjohës ndaj miqve të vërtetë , pasi pas kësaj “tolerance”në dëm të interesave kombëtare dhe maske hipokrite e tinëzare miqësie ndaj miqve, ata përpiqen të mashtrojnë opinionin publik për të manipuluar me aspiratën dhe respektin e madh të popullit tonë si populli më proamerikan për përfitime politike dhe  për të krijuar vetëimazhin e patriotit ,demokratit e  të besnikut e mirënjohësit për SHBA e BE  për  të fshehur interesat e ngushta personale e të pushtetit personal dhe interesin pasuror të tyre., po që nuk mund të mashtrojnë dot mëncurimin dhe vëzhgimin  popullor. Ne, në pjesën më të madhe të historisë si popull jemi tradhëtuar nga paria e politika jonë që edhe kjo aktuale akuzohet nga opinioni jo vetëm nga ai brëndshëm po dhe nga ai ndërkombëtar si një politikë e korruptuar ,kundërpublike ,konfliktuale dhe e papërgjegjshme po dhe çuditërisht dhe e pandëshkueshme , po që dhe kemi rënë gati gjithnjë pre e mashtrimeve, gënjeshtrave dhe e manipulimit të saj po dhe që kemi qenë dritëshkurtër dhe të vetëjoshur nga interesi i ngushtë dhe i cekët ; dhe se jemi gjithnjë të vonuar pasi ne gjithnjë të tashmen e kuptojmë vetëm atëhere kur ajo bëhet e shkuar. Në atë keqkuptim ,frikësim apo më sakt me manipulimin që u bë me demontimin e armëve  kimike dhe refuzimit që i bëri si opozita dhe qeveria shqiptare demontimit të tyre them se mjerisht shoqëria jonë është akoma pezull ,e çoroditur dhe se interesat e saj jetike janë të tradhëtuara nga pjesa dërrmuese e “elitave”civile ,juridike,akademike,intelektuale dhe sidomos e atyre mediatike e politike të cilat jo vetëm që nuk prodhojnë e nuk kanë vizionin e strategjisë e të interesave jetike afatgjata kombëtare, po se këto “elita”  se kanë për gjë për të rënë në batakun e ulët të vetëm interesave të ngushta duke ju servilosur dhe shërbyer vetëm  pushtetit, interesit të ngushtë politik, parasë dhe korrupsionit. Kërkohet përkushtim dhe vision sepse historikisht nuk na kanë munguar as lavdia, patriotizmi, bujaria e krenaria kombëtare që na e kanë lenë trashëgim Skënderbeu, Lidhja e Prizrenit, H.Zeka, I,Qemali, H. Prishtina, I.Rugova, A.Jashari etj, po që askujt nuk i lejohet dhe të mos vetëmashtrohet askush se mund të spekullojë me veprat e tyre, për të fshehur interesat e ngushta politike e dështimet dhe për të marrë ndopak shkëlqim prej veprës së tyre. Nuk duhet vetëm të krenohemi me ata heronj të lavdishëm dhe me ngjarjet e lavdishme të popullit tonë  dhe as ta shprehim vetëm me fjalë respektin e mirënjohjen për Amerikën dhe BE-në sa për të qetësuar ndërgjegjen e për t’u justifikuar sipërfaqësisht,po duhet parë se a po bëjmë ne gjë  të mirë për sot dhe për t’ua lënë trashëgimi të mirë atyre që do vinë pas nesh, dhe a po plotësojmë standartet demokratike shtetformuese, ndërtimin e shtetit ligjor dhe a po zhvillojmë si duhet luftën kundër korrupsionit  si kushte për konsolidimin e  shteteve tona dhe të demokracisë dhe për  integrimin tonë.Si argument të asaj se çfarë unë thash në hyrje të këtij shkrimi se : a mund të bëjnë ndonjë gjë të mirë të madhe vetë shqiptarët pa SHBA, vjen fakti se politika në Shqipëri as sot nuk është në gjëndje që ta dekriminalizojë veten; shteti , qeveria dhe politika dhe institucionet  shqiptare nuk janë  në gjëndje as të bëjnë luftën kundër korrupsionit, as të bëjë reformën në drejtësi, dhe as të ndërtojnë vetë Shtetin ligjor me standarte modern shtetformuese dhe as të antarësohen në BE pa ndihmën vendimtare të SHBA. Dhe tani vjen pyetja dhe njëkohësisht dhe përgjigjja : se më shumë progresin dhe integrimin e Shqipërisë dhe të Kosovës e duan SHBA-të se  politikanët shqiptare që tradhëtojnë; sillen , veprojnë e bëjnë korrupsionin dhe  papërgjegjshmërinë dhe që tallen me aspiratat e popullit të vet. Është koha që populli ta kuptojë dhe të veprojë për ta dëbuar, mohuar dhe për t’u ndarë duke e ndëshkuar këtë farë politike të kriminalizuar që fatkeqësisht të tilla janë pothuajse tërë lidershipet matrapaze dhe të korruptuara të partive politike shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora