E merkure, 11.12.2024, 01:16 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Ku do i lëmë të mbrapshtat

E diele, 27.12.2015, 10:33 AM


KU  DO  I  LËMË    MBRAPSHTAT

Nga Dedë Preqi

Jemi nga fundi i vitit, prandaj si do ta quajmë këtë vit që po shkon, me lajthitje e humbje kohe, apo nuk mund  ta quajmë ndryshe,  se një vit i mbrapësht për qeverinë e Kosovës. Edhe pse është kundër dëshirës së sëcilit qytetarë të Kosovës, ta quajmë këtë vit të pa frytshëm, pse nuk e patëm fatin tonë që ta quajmë edhe vit i sukseseve të gjithmbarshme dhe vit i përspektivës qytetare.

Tani po e lëmë mbrapa këtë vit, por ku do i lëmë të mbrapashtat që janë akumuluar, të cilat na ndjekin mbrapa dhe na krijojnë humbje të kohës dhe humbje të betejave  për një mirëqenje më të mirë qytetare. Pikërisht një orientim i ri, me një qasje të re të politikave zhvillimore dhe vlerave universale, do ta plotësonte vakumin e asaj që dëshprimisht e zhgënjyen qytetarin e Kosovës.

Pa e kuptuar as vetë, apo ndoshta si pjesë e paramenduar e kësaj shfaqje politike, ky plan i arnuar e demoduar i qeverisë së Kosovës, nën ombrellën e PDK-së dhe LDK-së, nuk ka mundur të sjellë rezulltate të knaqshme, duke i mos plotësuar as për së afërmi  nevojat qytetare, duke ditur që në fillim se ky kualicion ishte vetëm një kullë  iluzionesh, e cila më shumë hapi fronte trazirash se fronte qëndrimesh e vlerave dhe projekteve.

Prandaj, çështja e problemit kosovar nuk qëndron tani në duart e dikujna tjetër, por qëndron në vetë shqiptarët si shumicë  dhe në praninë e tyre të mirren vendimet mbi tokat dhe truallin stërgjyshor. Ndërkaq, pas pavarësisë së Kosovës, do t’na mjaftonte koha e  orientimit dhe instrumentalizimit politik, që të shohim më mirë problemet që e mjegullojnë dhe gllabërojnë rrugën e integrimeve kosovare.

Shkolla e vjetër serbe politike e qobrilloviqëve dhe të tjerëve akoma ekziston,  dhe kosovaret humbin kohë me u marrë me këto filozofi të pshurrta dhe shovene, sepse prej saj, as serbët kurgjë nuk kanë fituar, por tashmë na qenkan edhe pasardhësit e tyre të gatshëm dhe hibrid të së njëjtës rrënjë, të cilët si model e kanë vetëm filozofinë dominimit dhe  okupimit të trojeve të huaja.

Mbaroi edhe ky vit dhe qështja e Mitrovicës veriore nuk e gjenë fillin e vet, me ç’rast me Asosacionin e komunave serbe po hapen dyert e formimit të një etnie të pastër serbe, edhe pse Kushtetuta e vendit nuk gjenë përputhshmëri të plotë, por e lejon, duke e bërë pakicën shumicë dhe tejët të fortë. Dhe duke qenë bartës të pushtetit të pavarur, ata bëhën edhe bartës të përgjegjësive objektive  dhe përgjegjës për fatin e gjithë serbëve të Kosovës.

Nuk janë çështje ato për të cilat fliten dhe shkruhen vetëm në shtyp, por çështja  e Veriut të Mitrovicës duhet të shqyrtohet dhe të shtrohen  analiza të thella politike, sepse me pasojat e të cilave do të mirren nesër gjeneratat e ardhshme, të cilët mund të bien viktimë e demagogjisë së kësaj  politike.

U bënë plot gjashtëmbëdhjetë vite të pas luftës  dhe Kosovën e gjejmë me pak ndryshime, sepse janë dëgjuar dhe vlerësuar më shumë logjikime të njëtrajshme politike nga ata që e muarën pushtetin në dorë, të cilët pothuaj se e kanë merituar si udhëheqës të UçK, por jo edhe të mbetën gjithherë në vijën e parë të frontit politik, sepse Kosova ka resurse tjera të mjaftueshme intelektuale edhe politike nga gjeneratat e reja, që presin me padurim të kyqën në rrjedhat e kohës dhe në politikën e Kosovës.

Për ta rrumbullaksuar skenarin e këtij viti, ky vit ishte i atillë, të cilin populli i vendit do ta vlerësonte më mirë, nëse kanë mbresa të knaqshme, apo kanë pasë një përspektivë të mirë qytetare. Dhe politika zyrtare e qeverisë aktuale në vend që të krijojë kushte të mirëfillta politike dhe basdhkëpunim me opozitën për një qeverisje të mirë, mos të themi se ndodhi e kundërta, e cila u pasqyrua me një unitet skandaloz, dhe  për të gjitha mëkatet e veta, duke e fajësuar opozitën.

Edhe opozita duhet ti lë anash frontet e veta skandaloze, sepse praktikat e tilla nuk janë parime demokratike dhe nuk sjellin fryte të demokracisë, duke e vrarë në kët mënyrë demokracinë , prandaj logjika e konfrontimeve mund të arrihet  vetëm përmes negociatave në mes palëve dhe sjelljeve  e normave parlamentare.

Kosova duhet të mësoj edhe nga praktikat rajonale, të cilat janë sot më të avansuara se vendi jonë edhe pse kaluan nëpër  të njëjtat periudha të luftës, sikur që kemi Kroacinë. Edhe ky vend pas luftës i kishte disa probleme të njëjta sikur që i ka Kosova me Serbinë, njëherazi kishte probleme edhe me korrupsionin, por pas një kohe jo shumë të gjatë i tejkalojë këto probleme, sepse përdori strategji të mirëfilltë politike, poashtu edhe ekonomike, ndërsa njerëzit e korruptuar i denoj sipas ligjit, e një ndër ta, ishte edhe kryetari i shtetit, dhe jo sikur në vendin tonë, të korruptuarit udhëheqin vendin, ndërsa ata që e kundërshtojnë korrupsionin gjinden nëpër burgje.

Kosova ka probleme të shumta, por kërkohet program pozitiv që do ti afrojë të gjitha frontet demokratike në mes vete, punë që nuk mund ti bëjnë anarkitë  e tashme udhëheqëse të kësaj qeverie, sepse hipotekat e tyre të korrupsionit janë të rënda, poashtu edhe hipotekat tjera, të cilat janë të pa numërta, por,  për tu liruar nga këto hipoteka tragjike,  Kosova duhet të qeveriset në të ardhmën me një strategji dhe projekt të ri politik dhe ekonomik.

Një politikë e urtë dhe strategjike do ti konvenonte vendit tonë, por jo edhe një e atillë, e cila fare pak bënë përshtypje për një qeverisje të mirëfilltë, dhe për dështimet e tilla kjo qeveri e meriton pushimin e përhershëm, duke filluar vitin e Ri, me mbarësi dhe një qeverisje të re,  dhe të gjitha të mbrapshtat do i lëmë në koshin e mbrapësht të këtij viti, si model të cilin nuk do ta lakmonin kurrë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora