Mendime
Dedë Preqi: Fëmijët e nëpërkëmbur
E diele, 03.01.2016, 01:55 PM
FËMIJËT E NËPËRKËMBUR, NDËRKAQ, TË BËJNË DRITË
Nga Dedë Preqi
Është e pa pranueshme që fëmijët të nëpërkëmbën edhe më keq kur ata rriten dhe vriten nëpër luftëra të ndryshme, ndërsa nënat dhe familjarët vajtojnë për tragjeditë dhe fatin e tyre. Ne lodhëmi duke mbajtë konferenca, opinione dhe ligjerata të thata, nëse shoqëria nuk ndërmerr hapa të vërtetë për t’ua kthyer ëndërrën dhe buzëqeshjen e tyre të qetë.
Fëmijët janë engjuj dhe krijesa, të cilët më shumë se të rriturit ëndërrojnë botën fëminore, duke i shpalosur projektet e tyre, por portat e këtyre projekteve nuk do të hapen, nëse dikush tjetër nuk u ndihmon dhe i inkurajon që projektet e tyre të realizohen.
Për fat të keq sot nëpër botë fëmijët nuk trajtohen të njëjtë, sidomos në ato vende ku dominojnë luftërat, ku dominojnë traditat fetare dhe në shumë vende tjera ku dominon varfërija e skajshme, dhe fëmijët e moshës jo madhore detyrohen të punojnë punë të rënda.
Prandaj, për sëcilën shoqëri jeta pa fëmijë është jetë e pakuptimtë, nëse shtati i tyre rritet me frikën dhe me peripeti të ndryshme, të cilët ata vetë nuk janë në gjendje të kuptojnë dhe t’a ndihmojnë vetëvetën, dhe as që e dinë se pse arrijnë në këtë gjendje, por çdo gjë u duket si një ëndërr e keqe.
Përpjekjet e këtij prezentimi dhe shpjegimet tjera nuk janë të mjaftueshme. Edhe në shoqërinë tonë shqiptare ka mangësi të projekteve të mirëfillta për fëmijë, të cilat shumë pak e lënë përshtypjen e ndikimit dhe shqyrtimin e këtyre problemeve, si detyra obligative dhe të domosdoshme.
Edhe pse kushtet, siq janë, ato që janë duhet të shfrytëzohen, sepse kompleksi më i rëndë i një shoqërie lidhet me rritën, edukimin dhe ardhmërinë e fëmijëve, duke ditur se, rrezulltat i çdo shoqërie është edhe rrezulltat i një veprimi të brendshëm shoqëror, e jo vetëm rrezulltat i asaj jete për ekzistencë.
Si rrjedhim i sëcilës shoqëri, madje edhe në kushte e rrethana të caktuara dalin në shesh këto skena të përditshme, ku fëmijët dalin në rrugë, apo janë të detyruar të shtrijnë dorën, duke kërkuar lëmoshë, mirëpo shoqëria e jonë dhe përgjegjësit qeveritar punën më të mirë të dinjiteshme dhe njerëzore mund ta bëjnë vetëm me një analizë të thjeshtë, që në vend të këtyre fëmijëve të shdërrojnë fëmitë e tyre.
Ekzistojnë mjaft shembuj të skenave të tilla të fëmijëve, shpeshherë të natyrave të dhimbshme e ndonjëherë edhe të natyrave të tjera, ku fëmijët përshkak të kushteve të dobëta sociale, ata detyrohen edhe nga prindërit, që të shtrijnë dorën për lëmoshë rrugëve të qytetëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Por çka të thëmi edhe për fëmijët që për nevoja të tyre dhe kushtet e dobëta, ata detyrohen që ti shdërrojnë pozitat e tyre të vendlypjeve, disa prej tyre vijnë prej Shqipërie në Kosovë, apo ndoshta anasjelltas, mirëpo si do që ta marrim, për të dyja shoqëritë tona këta shembuj janë vetëm një ngushëllim i shoqërisë tonë dhe shtetit, sepse buxhetet e të dyja anëve nuk janë edhe aq të pa mjaftueshme, për fëmijët e tillë, të cilët jetojnë me shpresa të thyera e duar të mërdhira.
Përqindja e fëmijëve në Shqipëri, që nuk janë të regjistruar fare në shkollë arrinë rreth 5%, fëmijët rom, ashkali dhe egjyptian janë më të privuarit, shkruan VOA. Dhe mbi 6oo fëmijë tjerë të zonave rurale, duke vequar pjesën veriore të këtij vendi nuk shkojnë në shkollë, të cilët janë të detyruar të mbyllen në shtëpi për shkak të hakmarrjes.
Statistikat në Kosovë, akoma nuk janë në gjendje të përgjigjen të dhënave të sakta për gjebdjen e fëmijëve që vijojnë shkollën dhe kjo shpërputhje i rritë pasojat dhe mungesën e përspektivës në këtë lëmi. Në mungesë të kësaj çështje më së shumti është i prekur komuniteti rom, ashkalinj dhe egjyptas, nga të cilët pjesa dërmuese kanë nivel të ulët të shkollimit, si edhe analfabet, duke e trashiguar edhe fëmijët e tyre.
Varfëria është pjesë e paçrrënjosur e jetës dhe e çdo shoqërie, por nëse jeta në përgjithsi ka kuptim, atëherë duhet të ketë mirëkuptim edhe shoqëria njerëzore, e cila i ka përgjësitë e veta të përmbushë detyrat e nevojshme, dhe të shfrytëzojë mundësitë për përmbushjen e vlerave morale dhe materiale, që i afrojnë situatat e tilla.
Ekzistojnë shumë faktorë, të cilët e ngulfasin, apo e ç‘rregullojnë jetën e fëmijëve në shoqërinë tonë, e një ndër ato është edhe faktori i frikës, që nënkupton fatin e atyre fëmijëve që përjetojnë frikë dhe ankth, duke jetuar në tortura të vrazhda, sepse u mungon përkujdesja prindore, kur prindërit e tyre janë të ndarë, si dhe shumica e tyre edhe nën ndikimin e alkoolit.
Shumica e fëmijëve në mungesë të kushteve për ekzistencë detyrohen të bëhen edhe viktima të trafikimit, viktima të prostucionit, apo në vend të librave e mbushin çantën e tyre me cigare, duke e braktisur edhe shkollën.
Një faktor tjetër shumë i mbrapësht dhe aktual në jetën e fëmijëve në Kosovë dhe Shqipëri, është edhe ndikimi i rrjetëve të ndryshme sociale dhe i filmave e videove parnografike, ku fëmijët përmes tyre munden shumë lehtë të menjanojnë rrugën e drejtë të jetës normale dhe morale, të cilët bëhën të varur dhe bien shpeshherë viktimë e këtyre formave degjeneruese.
Një preukupim tjetër dhe shumë i rrezikshëm i shoqërisë bashkëkohore është sot brenga ndaj atyre fëmijëve që merren dhe përdorin substanca narkotike, të cilën brengë e ka edhe shoqëria e jonë shqiptare, ku fëmijët e moshës jo madhore, duke filluar që nga shkollat fillore përdorimi i kësaj substance është në përdorim të vazhdueshëm.
Populli shqiptarë në Kosovë gjatë luftës së fundit përjetojë të gjitha nënçmimet, malltertimet e vrasjet, madje edhe ato në prani të fëmijëve, gjë që edhe këto ngjarje tragjike kanë rrezulltuar rëndë dhe me vrasjen psikike të tyre, të cilët mund të kenë mbetur gjallë, por me trauma.
T’i shpëtojmë fëmijët tanë nga dinamika e natyrave tragjike që e ka kapluar botën dhe jetën e tyre, duke ditur se e ardhmja e çdo shoqërie varet prej fëmijëve, prandaj, investimi në fëmijë duhet të jetë priroitet i parë, si nga prindërit, poashtu edhe nga Institucionet relevante.