Mendime
Zejdush Kastrati: Na mbytet endrren e domokracise?!
E hene, 04.01.2016, 09:25 PM
Na
mbytet endrren e domokracise?!
Nga Zejdush Kastrati
Me rastin e fundvitit, gjithkund, aty ku respektohet në radhë te parë opinioni ,dhe ku transparenca është vlerë dhe kulturë komunikimi, mes pushtetarëve dhe opinonit të gjërë,liderët, pa hezitim, dalin dhe shpalosin e prezentojnë edhe sukseset e arrituar gjatë atij viti, shumë herë edhe me hiperbollizime e me promo që faktorizojnë dhe fuqizojne ata pushtetarë,por gjithashtu, ka mjaftë raste, kur nuk hezitojnë që edhe dështimet e difektet evidente, që kanë qenë pjesë e asaj periudhe te qeverisjes, qoftë ti pranojnë edhe si deshtime,por nganjeherë edhe të arsyetohen,kinse për mungese fondesh,eksperiencash apo edhe ndonje rivaliteti partiak e klanor,qe ka ndikuar ne keto deshtime,por mbi te gjitha , me këto prezentime e paraqitje në fundëvitë, tregohet se liderët ,cilët do qofshin e kudo qofshin ata ,janë të ndërgjegjshëm dhe ne shërbim të popullit dhe vendit që qeverisin, dhe mbi te gjitha kanë dinjitet e përgjegjesi ,për postin apo pozitën që mbajnë, në atë vend e shoqëri.
Megjithatë, në Kosovë, jemi dëshmitarë, që jo vetëm këtë fundë vit, por kuptohet ,ky vit ishte edhe më i theksuar në këtë aspekt, kur mungoi transparenca, mungoi debati, mungoi përgjegjësia,mumgoi vetëkritika, mungoi respekti,e dominoi injoranca,rrena, kamuflimi,provokimi , e në disa raste,nga disa liderë edhe kërcënimi, , e që tek audienca e gjërë ,u përqua,përmes mjeteve elektronike, dhe ate, përmes deklaratave të inqizuara nëpër kabinetet e tyre,e pastaj të emetuara nëpër media elektronike dhe te shkruara, apo përmes intervistave nëper disa gazeta ,ose përmes Fb, si formë komunikimi ,që më së shumti, e kanë përdorur liderët tanë, gjate ketij viti ,e që mund të themi , se kjo formë komunikimi,edhe është banalizuar skajshmërisht!!!
Ajo qe vlen të theksohet, është se të gjithë liderët e Kosovës, që nga Presidentja,Kryeministri, Kryeparlamentari,zëvendeskryeministri i pare,por edhe të tjerët, ama asnjë,nuk ishin të gatshëm, që të instalojnë një kulturë tjetër komunikimi me audiencën e gjërë, siq veprojnë liderët në shtetet me demokraci të zhvilluar, por edhe shtetet e rajonit, e si shmebull për së miri,mund të merret edhe Shqipëria, ku Kryeministri aktual, Edi Rama, për fundëvit,para një numri rekord gazetarësh, mbajti një takim me medie , ku ishte në disponim të gjithë atyre, që i parshtruan pytje te llojellojshme, e që të njejtën taktikë e kishte aplikar më herët gjatë pushtetit të tij, edhe ish krymeinitri Sali Berisha.
Në këtë aspekt, domosdo, fajin kryesor e kanë pikërisht këta liderë të cileët në radhë të parë , mund të themi se nuk kanë besim në vetëvehte, pastaj disave u mungon aftësia dhe kultura e komunikimit, disa të tjerë për shkak te hipotekave, e disa edhe përfoljeve për afera koruptive,por asesesi, nuk duhet amnistuar edhe mediet e në veqanti disa gazetarë që me teper jane “oborrtarë” të ketyre liderëve, të cilët , në cilësi të këshilltarëve të jashtëm,(apo sa për të lëpirë ndonjë koc) në koordinim, me keshilltarët e këtyre liderëve që mbajnë poste kinse për mardhënje me publikun,u japin këshilla lidereve të tyre,se nuk është mirë, të dalin në konferenca ,apo u sygjerojnë disa debate e intervista ,në televizione të caktuara, dhe me gazetarë të caktuar,por edhe në televizione, jashtë Kosoves!
Mbyllja në vetëvehte, dhe frika për të vendosur ura të mirëfillta komunikimi, sa më transparente dhe pa u friguar nga e vërteta, pastaj sfidimi me pytje që hapin dhe nxisin debat konstruktiv, është e vetmja mënyrë që në radhë te parë, do te përfitonin vetë liderët, pastaj edhe shoqëria e mediet , sepse tranzicioni që po na percjellë me vite,nuk mund të tejkalohet, pa nje transparencë të mirëfilltë e reale edhe me opinionin e gjërë,në të kundërtën,JU liderë të vendit tim, duhët ta dini se, NA MBYTËT ËNDRRËN E DEMOKRACISË !!!!