Mendime
Bardh Nëngurra: Satira e qellueme e Stupcave
E marte, 05.01.2016, 10:01 PM
SATIRA E QELLUEME MA NË FUND E GRUPIT HUMORIST " STUPCAT "
Për festen e ndërrim moteve grupi tashma i njoftun humorist STUPCAT prezantuen nji satirë e cila hapi debate gjithandej shtresave të popullit në Dardani.
Nga Bardh M. Nengurra
Përsonalisht shumë rrallë shikoj TV dhe aq ma pak kam percjell humoret e këti grupi qe nga paslufta asht ba shumë i dashtun dhe popullor në Dardani.
Mirpo skeqin qe bani të ngritet në kambë nji popull i tan naten e ndërrim moteve e kam pa dhe e kam percjellë me kujdes. Asht hera e parë qe jam mahnitë me guximin intelektual dhe mjeshtrinë artistike qe demostruen ky grup humoristësh.
Nuk do flas asgja per grupin e tyne sepse as emnat nuk jua di aktorve, por do them mendimin tim në lidhje me debatet qe po zhvillohen dhe që kan marr hov në të gjitha mjetet mediatike dhe bloget e internetit.
Populli u nda në dy grupe. Ata qe pergëzojnë dhe perkrahin STUPCAT dhe në ata qe i sulmojnë, i shajn, qak edhe që kerkojnë vrasjen e STUPCAVE.
Shihet qartë se ata që i perkrahin jan familjar, farefis dhe simpatizant të të vramve gjatë dhe pas luftës në Dardani, si dhe jan shtresa e mirfilltë intelektuale e Dardanisë. Ndërsa ata që i kritikojnë dhe shajn STUPCAT janë simpatizant naiv deri në injorancë , patriot folklorik tipik shqiptar, por disa nga ata që kerkojnë vrasjen e STUPCAVE jan servil, puthadorë, të atyne " komandantve " që i zdepi keq stupc skeqi i STUPCAVE e pse jo shumica edhe mund të jen vet te zhytun në krim andaj e gjenë veten aty te mesazhi i satirës së STUPCAVE.
Ma së shumti më qudisin disa emna publik, si: poet, shkrimtar, gazetar, politikaj, analist e publicist qe sulmojnë skeqin shumë të mirë, artistikisht dhe teknikisht të interpretuem nga grupi STUPCAT! Dje pasdite nji gazetari i mirnjohun shqiptar kishte postue nji opinion të vetin per skeqin në facebook.com dhe aty u futen disa komentues e mes tyne edhe nji poet që ka shkrue poezi per fëmijë. Poeti i mjer pernjihere shfryu dijen e vetë dhe aftësinë se sa kupton ai diçka artistike satirike dhe filloj me shitje të patriotizmit folklorik banal katunaresk injorant. Asht familjar i nji të persekutuemi dhe të mbytuni në tortura në kohën e ish Jugosllavisë ky far poeti ( së paku ka mbiemnin si ai ) dhe tash mendon i shkreti pa tru në pocerrkën e ti se duhet me pranue ate qe ai e thotë dhe se kush i shpreh mendim ndryshe asht njeri i Beogradit. Kunder komentit të këti far poeti per fëmijë ( mjer fëmijet e Dardanisë kush ju shkruen vjersha ) pati dy reagime e i treti isha unë. Aq i zoti ishte ky far mjerani sa ju kishte pas duk emni dhe mbiemni im Bardh Nengurra si far nofke dhe menjihere kerkon të dal per fushe unë që ta din ai kush jam e tek pastaj të flasim mesveti. I tregova në detaje se ku kam lind dhe ku jetojë dhe se jam ai qe mund të me sheh edhe në shumë foto qe i kam në profilin tim në facebook. Poet zeza skeqin e STUPCAVE e kishte marr si denigrim per UÇK-në dhe as që donte ta din se e ka gabim. Unë fillova tä ve në dyshim aftësinë e ti intelektuale të nji krijuesi perderisa nji mesazh qe dergon nji satirë e nji grupi artistësh nuk e merr vesh. Quditesha se si nuk merrte vesh se me skeqin satirik te STUPCAVE mbrohet UÇK-ja, mbrohen vlerat , mundi, sakrifica, gjaku dhe jeta e luftëtarve dhe komandantve të sajë.
Ama sulmohen dhe demaskohen të gjithë ata që kan keqperdorë, uniformen, rangun e vet në hierarki ushtarake të UÇK-së. Çka ka të keqe tash këtu?! Kush asht në mbrojtje të UÇK-së ? Te vlerave të sajë. Janë STUPCAT dhe ata që perkrahin satirën e tyne apo janë këta far mjeranash si ky poeti i Drenicës qe dje mu nuk ma kuptojke emnin tim të pastër shqip dhe as togfjalshin poashtu të pastër shqip ( Nen-Gurra ) qe kam per mbiemen. Që vetem pse në komentin tim e shkrova Dardani e jo Kosovë ai me tha shko ti e Dardania e jote në Beograd.
Pasi ndërpreva komentet me at mjeran sepse ai iku, dhe kur ik në facebook na kishte pas bllokue mu dhe këtë mikun qe kishte publikue opinionin e vetë per skeqin e STUPCAVE qe u ba shkak i debateve tash mes meje e poetit mjeran. Mirpo unë komentet e poet qyqës i kam bart diku tjeter dhe i kam si dëshmi se si fliste ai. Pse ka ik ka ba mirë e pse ka ba bllokim vetem se asht lodh kot se ati asnjihere nuk ja kisha dergue ftesën ta baj mik në facebook.com.
Sot ne mengjes me zgjon nga gjumi nji telefonatë e nji miku nga Dardania që paska pas lexue komentet tona të ditës së djeshme në mbramje dhe me njofton se poet shkreta ka reague sepse asht bashkpuntorë i SHIK-ut dhe se edhe perflitet per dhunime femnash gjatë luftës. Falemnderova mikun tim nga vendlindja dhe per të saten here mu kujtue proverbi slloven që thotë; ... po ja shkele macës bishtin ajo mjaullinë .... Poet shkretës si duket ju paska pas shkel bishti me skeqin e STUPCAVE dhe edhe me komentin e mikut tim gazetar në facebook.com dhe mjaullinë tash nga frika mos po i shkelet kryet.
Unë mendojë se kunder skeqit të artistve të grupit STUPCAT reagojnë vetem ata qe jan me ndergjegje të vrame, që jan të perlyem me gjakun e bashkëluftëtarve dhe shokve të vet gjatë dhe pas luftës në Dardani. Ata qe kan ndergjegje të pastër skan pse e gjejnë veten mes sinjaleve që dergon si mesazh skeqi satirik i STUPCAVE.
Dhe keta qe kan ndergjegje të papaster i kuptoj pse reagojnë, ama si kuptoj disa tjerë qe shkaku i nji kryeneqësie si smundje patologjike shqiptare nuk dojnë se nuk dojnë ta kuptojnë se shumë pak ka pas Komandant të mirfilltë dhe luftëtar patriot në ato grupe kaqake qe po i quejn UÇK. Dhe jo vetem se ka pas shumë pak të tillë, por mjerishtë shumica e tyne jan vra e likuidue gjatë luftës , pas luftës deri në ditët e sotshme nga kasta tjeter qe unë ju them GRUPE KRIMINELE ENVEROSTALINISTE që kan studjue mirë taktiken e xhaxhit Enver Hoxha per likuidim të bashkveprimtarve dhe bashkluftëtarve. I kan vra naten e i kan vajtue diten qak edhe i kan shpall HERONJ të Popullit. Andaj aferim ju kjoftë STUPCAVE per stupcin që jua dhan matrapazve dhe perfituesve të luftës në emnin e UÇK-së dhe gjakut të luftëtarve të saj.
Këta që po sulmojnë STUPCAT , a mund të na tregojnë se a ishte Komandant i UÇK-së Sali Çeku? Nese ishte si u vra ai? Kush e vrau ? Pse gjithmonë asht perflit vrasja e Ti?! Dhe per vrasjen e Ti nuk dimë asgja unë as populli, por dinë ata që kan qenë me te, ushtarak dhe luftëtar kur AI u vra.
A ishte Komandant i UÇK-së Agim Ramadani? Nese po , pse adhe vrasja e Ti perflitet , asht e dyshimt se nga kush u ba?!
A ishte Ministër i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi? Kush e vrau ate në mesnatë në Tiranë?!
A ishte gazetari i parë reporter i UÇK-së Ali Uka? Kush e vrau ate në dhomen e ti ku ka banue? ! Ku ishte Hashim Thaçi cimeri i Ali Ukës kur u vra Ai? Pse ka ndodh vrasja me kaqavidhë?
A ishte Komandant i UÇK-së Ilir Konushevci? Kush e vrau ate dhe pse?
A ishte Komandant i UÇK-së Mujë Krasniqi-Kapuqi? Si u vra ai me 40 luftëtar? Pse perflitet se u dekonspiruen dhe i tradhtuen ata? ! Kush i tradhëtojë dhe pse?
A ishte Komandant i UÇK-së Adem Jasharaj? Pse u vra ai i rrethuem nga ushtria serbe dhe ku ishte ushtria e Komandantit? Pse ai luftojë vetem me familjaret e vetë? Si ban ta quejn Komandant legjendar Ademin ata qe derisa ai me femiljen luftonte, ushtaret diku afer kan pi çaj rusi e ju kan ra sharkijave e karadyzenave tu kendue kangen e Zhujë Selmanit.
A ishte Komandant i UÇK-së Ekrem Rexha -komandant Drini. Kush e vrau ate dhe pse?
A ishte Komandant i UÇK-së Ukë Bytyçi? Pse u vra Uka? Kush e deshti medomos vrasjen e Ti?
A ishte Komandant i UÇK-së Smajl Hajdaraj? Pse u vra Smajli? Kush e vrau?
A ishte Komandant dhe luftëtar i UÇK-së Tahir Zemaj qe me ushtaret e vet dhe bashkkomandantin Nazif Ramabaja e theu tmerrsishtë ushtrinë serbe në Loxhë të Pejes? Pse nuk u ndalen atentatet kunder Tahirit derisa ma në fund e vran vet të tretin?!
A ishte Komandant i UÇK-së Ismet Bicaj ? Pse edhe per vrasjen e Ismetit ka dyshime se kush e vrau e pse u vra?
A ishte luftëtar edhe Muharrem Vuthaj nga fshati Vrellë e istogut? Pse Muharremi me 9. plagë në shtat mbeti fikall vetem dhe vdiq nga gjakderdhja? Ku ishin bashkëluftëtaret e Muharremit?
Pse , pse e pse? Ka shumë PSE-ha qe nji ditë patjeter do ju jipet pergjigjeja se po nuk ju dha asnjihere nuk do ec shteti i jonë, shoqnija e jonë perpara.
Dje lexova edhe opinionin e njifar shkrimtari e patrioti shumë të perfolun nëper vite per mirë dhe per keq, opinion që ky e kishte dhanë në lidhje me skeqin e STUPCAVE. Quditesha se me sa zhdervjelltësi spjegonte ai pasunimin e ish Komandantve dhe se me sa zhdervjelltësi e lidhte ketu edhe faktin tjeter se paska edhe njerëz të LDK-së qe kan ble fabrika, dhe prona e janë ba të pasun. Nuk kishte harrue ti permend fondet gjatë luftës. Permend edhe njerez me emna. Unë quditem se si ata që jo vetem se se kan pranue LDK-në si Levizje gjithpopullore per formimin e institucioneve shtetformuese per çlirimin e Dardanisë, por edhe që e kan luftue tue ja vra njerzit ma eminent dhe kyq të strukturave të sajë, tash paturpësishtë thonë se Isa Mustafa e Bujar Bukoshi duhet me dhan llogari per fondin 3% sepse paska qen fond institucional ndersa per fondin Vendlindja thërret nuk ka të drejtë askush të kerkon llogari se nuk paska qen fond isntitucional. Mirë unë po pajtohem se në realitet ashtu ishte, ama a din ky far patrioti të na tregon se kush ishin ata që kerkonin shpesh edhe me dhunë e kerrcnime para nga mergimtarët dhe ku jan tash ato para?! Me çfar të drejte ata kerkuen para? Pse ata dolen kunder institucioneve tashma të formueme dhe funksionale të Dardanisë që i kishte formue LDK-ja?!
Nji mik i imi që shumë e respektojë si njeri dhe karakter, dhe di se edhe ai më respekton mu, por qe shpesh me zhgenjen me mendimet e tia diletante me çka shihet sheshit se asht nën ndikim të tmerrshem të nji ideologjie majtiste patriotiko -folklorike tipike shqiptare dje kishte komentue se skeqi i STUPCAVE asht dasht të nyancohet e jo ashtu si asht ba tue pergjithësue UÇK-në. Bile per ta zbut mllefin tim qe shpreha me at poetin e Drenicës ky miku im kishte komentue se ai edhe sikur STUPCAT ta kishin satirizue LDK-në do reagonte në të njejten menyrë sepse nuk ban të pergjithësohen gjanat. Une pasi e di se ai do e lexon këtë shkrim timin po i pergjigjem këtu se STUPCAT nuk kan sulmue UÇK-në e as Komandantet e sajë. Ata vetem se kan satirizue profiteret e luftës së UÇK-së andaj ska pas aspak nevojë per kurfar nyancimi. Ndersa se do e mbronte edhe LDK-në se kam asnji dyshim ama mos harro miku im i dashtun se dallimi mes neve simpatizantve të LDK-së dhe Ibrahim Rugovës me juve të majtet e ish LPK-së tash PDK, AAK, VV, NISMA, PD etj dhe simpatizantve të Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj, Albin Kurtit, Fatmir Limaj, Ferid Aganit etj. asht ne faktin se neve edhe pse jan larg me kilometra njerezit e LDK-së të zhytun me krimin dhe korrupsionin nga lideret e partive tueja majtiste megjithate neve simpatizantet e LDK-së i kritikojmë dhe i denoncojmë publikisht me shkrime dhe forma qe kemi mundesi njerzit e këqi mbrenda partisë qe e preferojmë. Personalisht kam disa dhjetra shkrime ku kam kritikue me emna njerzit e LDK-së si Sabri Hamitin, Lutfi Hazirin, Naser Osmanin, Agim Veliun, Isa Mustafën, Haki Rugovën, ma heret Eqrem Kryeziun, Fatmir Sejdiun e Nexhat Dacin etj, etj. Juve asnjihere jo vetem qe se bani nji gja të tillë, por doni me na i nxjerr syt po kritikuem neve sado qe i dini faktet dhe e dini se neve kemi të drejtë.