Mendime
Dedë Preqi: Djalli në bark
E marte, 05.01.2016, 10:00 PM
DJALLI NË BARK NUK LË REHAT
Nga Dedë Preqi
Gjatë gjithë shekujve me radhë mbi trojet shqiptare u vërsulën, sunduan dhe kaluan perandori të ndryshme, ato kanë lënë pasoja dhe gjurma nëpër kohë, por populli shqiptarë arriti të shpëtojë zhdukjes fizike dhe asimilimit, duke ruajtur gjuhën, kulturën, traditën dhe përkatësinë e vet iliro-dardane dhe duke mbetë deri dikund zot i trojeve të veta.
Mirëpo, çështë e vërteta, gjatë gjithë zhvillimit historik shqiptarët dallojnë shumë nga popujt tjerë, sepse do gjenim disa karakteristika që nuk i kanë popujt tjerë në botë, sidomos tiparet e ruajtjes së tolerancës ndërfetare, e cila i ka vequar shqiptarët deri në ditët e sotme.
Atëherë cili dreq po na hynë në bark dhe nuk po na lë sot rehat, sa në njërën anë, sa në tjetren, duke krijuar vepra të liga dhe të shëmtuara ndaj vetëvetës dhe vlerave kombëtare, në këtë rast edhe fetare, të cilat duhet të respektohen, sepse janë të patjetërsueshme. Në këtë kontekst toleranca ndërfetare në Kosovë, nënkupton lirinë dhe barazinë fetare të, të gjitha etnitetëve që jetojnë brenda këtyre trojeve.
Është e vërtetë se përmes tolerancës ndërfetare vendi jonë ka përfituar shumë, sepse këto tipare e kanë ruajtur përveq tolerancës fetare edhe marrëdhëniet e mira në mes popujve. Por, mjerisht, ata të cilët po i shkelin sot këto parime, nuk janë gjë tjetër, vetëm dështak dhe tradhëtarë të kombit, të cilët meritojnë të dënohen rëndë.
Në këtë kuadër, ekzistojnë njerëz dhe grupe të ndryshme, të cilët trumpetojnë fetarisht për ta përzier bërthamën e jetës tonë nacionale dhe fetare, dhe Kosova, si një shtet laik dhe multietnik, përshkak të përcaktimeve të tilla parimore, konsiderohen edhe marrëdhëniet ndërfetare duhej të ishin në funksion të interesave afatgjata.
Kosova në sytë e dikujna tjetër ndoshta mund të konsiderohet si një vend i përshtatshëm dhe një teren i volitshëm për shtrirrjen e disa doktrinave të huaja fetare, të cilat imponohen dhe diktohen nga armiqtë e këtij vendi, por udhëheqja e saj nuk duhet ti mbyllë sytë, sepse përmes gjërave të vogla, pjellin ato të mëdha, të cilat e shtojnë rreziukun kundër këtij vendi.
Është interesant se ky grup njerëzish të cilët janë të interesuar të prishin marrëdhëniet ndërfetare në Kosovë, çfarë mund të përfitojnë, kur këto marrëdhënie janë të ndëtuara dhe të sforcuara me shekuj, atëherë, shkatërrimi i monumenteve fetare dhe varrezave të njëri-tjetrit, nuk mund të shkatërrojnë fatin e këtij populli vlla, të cilët nuk i dallon as gjaku, as gjuha dhe as feja iliro-dardane.
Edhe pse dikush mendon ndryshe, por Kosova nuk do të bëhej objekt ku shfryejnë arrogancën, mllefin dhe ligësinë njerëzore, ata që nuk ia dojnë të mirën këtij vendi, të cilët një ditë do të dalin lakuriq para drejtësisë dhe do të japin llogari edhe para gjyqit të popullit.
Dikush mund ta ketë djallin në bark dhe ai nuk e lë rehat, por përpjekja për ta nxjerrë djallin nga barku, duhet të shfrytëzojmë metodat tjera, sidomos ne shqiptarët, por jo edhe të vdekurit ti zgjojmë nga varret, duke i mos lënë të pushojnë të qetë dhe ata janë të parët tanë, pa të cilët nuk do të ishim as ne.
Shkatërrimi i varrezave katolike në Ramajë, këto ditë ka nxitë reagime të shumta nga opinionet e ndryshme kosovare, e cila ngjallë një retrospektivë që mbanë një turp mbi supat e veta një shoqëri e tërë, e cila është e ndërtuar mbi bazën e bërthamës vëllezërore , që në botën e ndryshimeve epokale lind diçka qesharake dhe e pa pranueshme.
Duke ditur se kjo politikë është një farsë tradhëtare, e cila mbjellë urrejtje ndërfetare në Kosovë, kjo dëshmon se ndaj shqiptarëve akoma ekzistojnë forma të tilla, të cilat nuk pushojnë dhe nuk heqin dorë për ti ndarë dhe copëtuar shqiptarët në mes vete.
Edhe gjendja aktuale e jo stabile në Kosovë, dhe nga udhëheqja e saj e brishtë, i sjellin hipotekat dhe këto ngjarje të pa këndshme, të cilat përmes veprimeve dhe skandaleve të tilla, tentojnë dhe provojnë ta luhasin harmoninë ndërfetare dhe përmes kësaj forme të ndishme, të shkatërrojnë dhe stabilizojnë Kosovën dhe popullin e saj.
Keqbërësit nuk mund të jenë të pakapshëm, edhe pse ndoshta këto skandale mund të kenë preardhje nga qarqet e ndryshme, por ndoshta do të ishte pakëz më ndryshe sikur ta kishin të gjithë ndërgjegjën e pastër, në mënyrë që mos të rënkonim për plagët që na i shkakëtojmë vetës, së paku do të ankonim se këto plagë na i bëri i huaji.
Ky shkrim nuk është vetëm një reagim i një përsoni, por konsideroj se ky reagim është mendim dhe reagim i shimicës shqiptare, natyrisht dhe institucionale, kundër atyre që kanë tendenca të shkatërrojnë jo vetëm varrezat katolike shqiptare, por edhe varrezat tjera, të cilët sam ë parë të çvishen nga përgjegjësitë ndaj këtyre veprave të liga, dhe të vishen me një petk tjetër njerëzor, ashtu sikur e meriton populli shqiptar.