E shtune, 03.05.2025, 06:16 PM (GMT+1)

Mendime

Demir Krasniqi: Moj Krasniqja e Malësisë

E marte, 05.01.2016, 08:18 PM


MOJ  KRASNIQJA  E MALËSISË  

 

Disa vargje i kam ujdisë  – e ,

Përmes telave  t’ çiftelisë – e ,

I: Për Krasniqen , o, e Malësisë – e ,

Që t’ia këndoj , o, se e kam fis – e  ! :I

Refreni:

Hej, moj  Krasniqe , moj ,  lule  fisi,

Bardh si bora , o , mbi kokë plisi !

I: Moj Krasniqe , moj , zemra e gurit ,

Shkëmb kalaje  e Bajram Currit !...:I

 

Moj Krasniqja , o,  e Malësisë – e ,

Perëndia , o,  t’ ka stolisë – e ,

I: Plot virtyte të  krenarisë – e ,

Lulja e fisit   shqiptarisë – e ! :I

Refreni:

Hej, moj  Krasniqe , moj , lule  fisi...etj.

 

Moj Krasniqe , moj , shkrep shkëmborë –e  ,

E fuqishme,  gurë madhështorë – e ...

I: Mrekulli, o,   plot  pasuri – e ,

E shkëlqyer plot  bukuri – e !...:I

Refreni:

Hej, moj Krasniqe , moj , lule fisi ...etj.

 

Moj Krasniqe , moj , fisi im – e  ,

Plot dhunti edhe   zbukurime  ,

I: Skaj me skaj , o, plot dekorime ,

Bukuroshe me kurorëzime !...:I

Refreni:

Moj Krasniqe , moj ,  lule fisi ...etj.

 

Gjilan, më 29.12.2015.   Demir KRASNIQI



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx