E shtune, 03.05.2025, 06:26 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Presin përgjigje 17500 punëtorë të Trepçës

E marte, 05.01.2016, 08:35 PM


ME TË DREJTË PRESIN PËRGJIGJJE 17500 PUNËTORË TË TREPQËS NGA AKP.

Nga Ismet Uka

Punëtorët e Trepçës të përjashtuar dhunshëm nga puna padrejtësisht nga ana e regjimit Serb ne vitin 1990 kur Serbia nen pretekstin e krimit të Serbisë unike u a hoq autonomin e krahinave, ku punëtorët e Trepçës formimin e një Serbie të tillë në dëm të Kosovës  fuqishëm e kundershtuan.kshtu që punëtoria e Trepçës kurrë nuk lejuan që brenda Trepçës të aplikohen ligjet e Serbisë unike dhe regjimi i atëhershëm i ndëshkoj punëtorët e Trepçës me anë të dhunës policore e ushtarake i përzuri dhe i qiti në rrugë ku i la pa punë 17mi e 500 punëtor shqiptar.

Tani këta punëtor konsiderojnë që Trepça u ka borxh dhe borxhin e vet e kanë kërkuar të menaxhusja e pronave shoqërore AKP por ende punëtorët e Trepçës nuk kanë marr përgjigjej nga kjo organizatë që për çfar shkaku  mungon përgjigja punëtoret e Trepçës fare nuk janë bile as të informuar,që në kërkesat e punëtorëve ka qen rendi të informohen për shkakun e vonesës  në dhënien e  përgjigjes për kërkesat e tyre.

Punëtorët e përjashtuar nga puna në vitet e 90 janë në gjendje shumë të rënd ekonomike e sociale por edhe shëndetësore sepse secili nga ta vuan nga sëmundjet profesionale helmim me plumb kur dihet që kurimi i këtyre sëmundjeve është shumë i kushtueshëm.

Punëtorët e Trepçës konsiderojnë që as AKP por as dhoma e veçantë e gjykatës supreme nuk duhet të vonohet në dhënien e përgjigjes në kërkesën e shumë të drejt dhe legjitime të punëtorëve të Trepçës me qellim që këtyre punëtorëve dëmi i shkaktuar nga ana e regjimit Serb në atë kohë ky dëm duhet tu kompensohet gjithsesi .Kërkesës së punëtorëve të Trepçës të përjashtuar dhunshëm nga puna,në vitet e 90 por edhe fati i Trepçës në përgjithësi duhet të zgjidhet pa kurrfarë vonese sepse,Trepça është një bazë e fort ekonomike që kish me e këndell ekonomikisht shtetin e Kosovës. Por edhe sillja e vendimit të drejt të gjykatës supreme në favor të punëtorëve  të përjashtuar nga puna padrejtësisht do ti varroste ambiciet dhe pretendimet e Serbisë se ka far hise në pasurit e Trepçës.

Prandaj punëtorët e Trepçës me të drejt,presin që çështja e borxhit të tyre,por edhe çështja e Trepçës në përgjithësi të zgjidhet sa më par duke e shfrytëzuar potencialin kadrovik brenda Trepçës që me ato kuadro Trepça në atë kohë ishte shumë e rëndësishme për tregun vendor por edhe për atë ndërkombëtar.

Punëtorët e Trepçës të përjashtuar padrejtësisht  me anë të dhunës nga puna nga regjimi  Serb i mban shpresat që AKP por edhe dhoma e veçante e gjykatës supreme,e Kosovës do të sjellin vendim në favor të punëtorëve të Trepçës,dhe do ta përmirësojnë një padrejtësi të madhe që Serbia beri mbi këta punëtor që dhanë kontribut shumë të çmueshëm për lirin e pavarësinë e Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx