Mendime
Dedë Preqi: Dramat politike
E diele, 10.01.2016, 06:27 PM
DRAMAT
POLITIKE DHE AKTORËT E TRILLUAR
Nga Dedë Preqi
Shfaqja e veprimeve, sjelljeve dhe metodave të opozitës kosovare në Parlament, pothuaj se janë bërë bajate dhe munotone, duke gjuajtur veze nëpër koka dhe fytyrat e njerëzve të qeverisë, të cilëve në këtë mënyrë nuk ua prek sedren, kur ajo u mungon, poashtu dhe gazi lotsjellës në Parlament, për t’ua kthjellë pamjen pozitës,ata i vërboi edhe më shumë, por thënë troç, këto drama nuk sjellën gjë tjetër, vetëm se mund të qojnë në vargun e pa fund të skandaleve, në kohën kur populli po kërkon përspektivë, siguri dhe mirëqenje më të mirë qytetare.
Proceset demokratike duken të thjeshta, por substancën e kanë të ndërlikuar, sepse thjeshtë njeriu edhe pse shprehet e vepron i lirë, duke kërkuar të drejtat e veta, por edhe normat e demokracisë janë të përcaktuara në bazë të ligjeve, të cilat janë fleksibile, duke lejuar dhe limituar veprimet njerëzore.
Po bëhën disa vjet pas çlirimit të vendit dhe pavarësisë së Kosovës, kemi qenë të bindur se ndryshimet në këtë vend do të jenë vendimtare, të cilat vite me radhë i kemi pritur, duke investuar më të mundshmën dhe më të shtrenjtën, mirëpo sot na befasojnë shumë gjëra nga udhëheqja e deformuar e qeveritarëve të vendit, të cilët kanë apetite të pandalshme të vazhdojnë përsëri me këto defekte që mund të rrezikohet e ardhmja e e këtij vendi dhe populli.
Kosova si një shtet i ri demokratik, ka nevojë për projekte të reja politike dhe ekonomike, në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës së re demokratike, njëherazi vuajtjet dhe tragjikën e këtij populli ta kthejë në një mirëqenje qytetare.
Dhe me këto ndryshime në shërbim të shtetndërtimit, efektet do të ishin pozitive, sikur do të pajtoheshin fëmijët me kushtet e tyre, do të pajtoheshin të rinjtë që mos ta braktisin vendin, do të pajtoheshin pensionistët, të cilët kanë punuar me dhjetra vjet e nuk i gëzojnë të drejtat e tyre, do të pajtoheshin punëtorët, të cilët presin me vjet për një vend pune, do të pajtoheshin nxënësit, të cilët nuk kanë arsimim cilësor nëpër shkollat e tyre, do të pajtoheshin të sëmuarët, të cilët nuk kanë shërbim të mjaftueshëm shëndetsor, do të pajtoheshin studentët, të cilët kualifikohen me ndonjë diplom, por nuk kanë vende pune dhe gjithë qytetarët tjerë, të cilët fatkeqësisht në të kundërtën këta qytetarë sot në Kosovë, po përballën edhe me kushte më elementare.
E gjithë kjo pakënaqësi e qytetarëve të Kosovës, sjell një rrëmujë jetësore, nuk ka dyshim se grumbullimi i këtyre problemeve mund ta përkeqësojë dhe egërsojë qenjën dhe gjendjen e qytetarëve të vendit , të cilët me padurim shpërthejnë në protesta dhe mospajtime me një qeverisje të tillë, e cila mund ta përshkallëzojë situatën edhe më shumë në vazhdimin e qeverisjes së saj.
Dhe pikërisht kjo qeveri, bashkë me krerët e saj qeveritar, duhet t’ia kthejnë borxhin popullit të vet, dhe t’ua bëjë një të mirë të mundshme, që të japin dorëheqje nga rroli i tyre në qeverisje, sepse vetë përcaktimi në luajtjen rroleve e ka humbur konceptin e materjes, ngase autorët e kësaj drame i kanë devijuar rrolet, dhe se shumica e tyre janë të korruptuar dhe të kriminalizuar, prandaj edhe shikuesit ordinar, qytetarët e rëndomtë janë lodhë me një lloj drame të tillë, me autor dhe rrole të njëjta.
Edhe opozita me rrolet e veta të përçudshme, duhet të qartësohet me qëllimet e veta dhe të mobilizohet më mirë dhe më e organizuar, duke pasë parasysh se në mesin e vet ka aktor të lastuar dhe amator, por ka edhe aktor të mirëfilltë politik, në mesin e tyre edhe femra guximtare. Opozita duhet ta luaj rrolin e vet në Parlament dhe gjetiu, por rroli i tyre të jetë në dobi të qytetarit dhe Parlamentit, kurrsesi të huazojmë rrole të Parlamenteve dhe vendeve që kanë prevoja arrogante.
Nuk janë vezet e pulës vizion që sjellin dhe shërbejnë si faktor i rëndësishëm në ndryshimin e rrolit qeveritar. Nuk është gazi- lotsjellës materje e shëndoshë, që sjellë ndryshime të ligjeve në Parlament, ku aty bëhët tym e mjegull. Gjuajtja e gurëve janë modele të kopjuara, që sjellin të kundërtën e zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit, kur shkatërrimi i objekteve dhe tërësisë materiale të qyteteve tona, asgjësohet dhe demolohet pa mëshirë. Njëherazi, nuk është rrol artistik, apo politik dhe as njerëzor, kur qytetari, apo protestuesi hakmerret në policinë e vendit.
Pa dyshim se politika e Serbisë është dhelpërake, e cila i ka sjellë dhe po i sjellë shumë probleme Kosovës dhe qytetarëve të saj deri në Parlament, poashtu, duke e penguar dhe vonuar në shumë procese të njohjes së Kosovës, dhe akoma Kosovës i bishtëron me dredhitë e saj në marrëveshjet e Brukselit, dhe lëvizjet e saj para opinionit Europian janë vetëm për ndonjë marketing politik.
Mirëpo, fati jonë që Europa dhe Amerika mendojnë ndryshe, duke dëgjuar dy palët, për hir të një zgjidhjeje të drejtë të problemit të Kosovës, edhe pse Serbia vepron ndryshe, e cila nuk dëshmon me veprimet e saj në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit dhe as të interesave të fqinjësisë së mirë me Kosovën.
Mënyra e vetme e zgjedhjes së kësaj nyje politike, është vetëm dialogu demokratik dhe politik në mes pozitës dhe opozitës, të cilat duhet të heqin dorë nga format e dhunës dhe metodave tjera, të cilat metoda shqiptarët nuk i kishin asnjëherë gjatë historisë së vet. Dhe mënyra e vetme që Kosova të mbetët e fortë në fushëbetejat e paqës me Serbinë dhe rajonin, është fuqizimi dhe shfrytëzimi i gjitha forcave politike në Kosovë, për një jetë më të sigurtë dhe më të begatshme për gjithë qytetarët e vendit.
Fakti që Kosova është pranuar në Europë si bashkëbiseduese e barabartë me Serbinë, e cila duhet të përfillet nga të dyja palët, flet qartë për faktin se ajo duhet të konsiderohet si forcë reale politike e pa shmangshme edhe për Kosovën, ndërsa porosia amerikane, europiane, posaqërisht politika gjermane ia bëjnë të qartë Serbisë, që të dyja palët mos të humbin kohë, sepse konfliktet , dhuna dhe tensionet nuk janë produkte që e sjellin paqën dhe lidhin fqinjësinë e këtyre dy popujve në mes vete.
Ndërkaq, dramat politike dhe aktorët e trilluar në Kosovë, duhet të heqin dorë nga rrolet dhe veprimet e tilla, me ndryshimin dhe zavendësimin e dramave të reja edhe rrolet e aktorëve të rinj, përndryshe qytetarët e vendit nuk kanë sens politik, nuk kanë shije njerëzore dhe ndjenja qytetare, që të shohin përsëri drama të tilla politike, kur ka mundësi dhe nevojë të ndjejnë dhe të shohin më të mira në vendin e vet.