E shtune, 03.05.2025, 06:40 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Doreheqje, zgjedhje, qeveri teknike

E merkure, 13.01.2016, 09:39 PM


Doreheqje, zgjedhje, qeveri teknike, koha po ecen... ?!

Nga Zejdush Kastrati

Pas protestave te fundit,  te cilat,  fatkeqesisht,  edhe nje here eskaluan ne dhune,  ska mbetur tjeter,  dhe zgjidhjet e mundeshme,  per te mos na ndodh "sindromi "si ne Shqiperi me 97 ,  duhet,  se pari,  me reflektu pushteti, ne veqanti,  Qeveria,  me veprime konkrete,  dhe ate me doreheqje, qoft edhe doreheqje individuale si akte morale, (nese u ka mbet moral) te disa (zv) ministrave ,  apo me se miri, te vet Kryeministrit,  sepse, gjate ketyre muajve,  eshte akumulu aq shume energji negative,  sa qe duhet domosdo,  ventilim, perkatesisht shkarkim i kesaj energjie,  ose te shkohet ne variantin tjeter,  e qe eshte,  organizimi i zgjedhjeve te reja,  e pastaj,  edhe me nje qeveri teknike,  te perkrahur nga partite fituese, e cila do te angazhohej ne zbatimin me perpikeri te ligjeve dhe Kushtetutes,  e kurresesi te vazhdohet ne pafundesi sic po ndodh gjere me tani,  me akuza e kunderakuza,  me ofendime e kercenime,  nga cila do pale,  qe gjithnje po tentojne dhe po adresojne fajin,  tek njera- tjetra.

Me organizimin e zgjedhjeve e reja, jo qe ndoshta do te kete ndryshim shume te madh,  sa i perket konfiguracionit te ketij spektri aktual politik,  por eshte shume e preferuar dhe e shnetshme,  ne veqanti, per momentin neper te cilin po kalon vendi jone,  te merret,  si shembull apo yrnek,  edhe modeli i qeverisjes ne Kroaci,  nje qeveri teknike, pra, gjithesesi e pekrahur nga gjitha partite fituese, por edhe spektri tjeter politik, me nje kohezgjatje te caktuar, e zgjedhur nga njerez kredibel dhe profesioniste,  qofte edhe nga jasht(ne Kroaci eshte emeruar kryeminister z. Tihomir Oreshkoviq,  nje kroat i sjellur nga Kanada e larget,  qe nga mediat kroate,  eshte vleresuar,  se nuk po e dine mire as gjuhen krotate,  por i kalibrit nderkombetar).

Ne pytje eshte shteti, e jo interesi partiak e individual, andaj,  si ne familje,  qe gjithnje kerkohet qe kryefamiljari,  duhet te veproj,  edhe kur femiu eshte i djallezuar,  problematik, hajn.. .shumehere,  per hire te familjes,  behen edhe kompromise te dhimbshme, edhe ne kete rast,  i pari,  duhet te reflektoj,  ai qe eshte ulur ne krye te vendit, se,  koha,  nuk po pret....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx