E marte, 06.05.2025, 01:13 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kosova peng i mesazhit të vet

E hene, 18.01.2016, 08:56 PM


KOSOVA PENG I MESAZHIT TË VET

Nga Dedë Preqi

Është e qartë se popullata e Kosovës, ka arsye të shqetësohet, sepse mungesa  e përspektivës dhe e kushteve e ka prekur thellë në ndërgjegje dhe shpirt, të cilën nuk e ka merituar dhe nuk e ka pritë në këtë mënyrë, por e ka ëndërruar ndryshe. Nga gjitha këto përjetime ne mund të mësojmë, por ne kemi përjetuar aq shumë, sa që në kuptimin e plotë të fjalës, nuk kemi se çka të përjetojmë më keq.

Në rend të parë duhet të konsiderojmë se populli i cili ka qenë në një presion të rëndë fizik dhe shpirtëror për aq kohë të gjatë sa ka qenë vetë populli shqiptarë, është e natyrshme të mendohet se edhe pas lirimit të tij, apo në përjetësimin e lirisë ka përsëri  probleme tjera të papritura. Por, sot jemi në një kohë tjetër, dhe nga kjo pikpamje reagimet e qytetarëve janë të ndryshme përshkak të kushteve dhe mungesen  e gjërave më elementare, e cila shfaqet si rrjedhojë e një politike të brishtë e qeveritarëve të vendit.

Vuajtja dhe martirizimi i popullit shqiptarë për liri dhe pavarësi është një ndër veqoritë spicifike dhe të rralla të një populli në botë, i cili e dëshmoi në rrëthana të ndryshme historike, dhe mënyra se si ata i bartën vuajtjet e tyre është një veqori e rrallë, por e vërtetë. Mirëpo, nëse të gjitha ato vuajtje harrohen, apo e marrin një kuptim tjetër të varur prej mëshirës, atëherë jeta e tillë nuk do të kishte vlerë që të jetohet si njeri i lirë.

Në sëcilin kënd të botës njeriu konfrontohet me fatin e vet, poashtu edhe shqiptarët e patën një fat të tillë, të cilët ia dolën të fitojnë lirinë e tyre, duke sakrifikuar shumë, duke mos harruar edhe ndihmën e miqve dhe njerëzve të mëdhenj të botës liridashëse. Atëherë, a i shohim ato fryte sot dhe cilat janë frytet e përbashkëta, të cilat duhen të reflektohen te kjo popullatë? Pse sot ky popull nuk është i kënaqur me frytin e lirisë së vet, kush po e pengon  frymëmarrjen e tij  dhe  ecjen e  mbarshme???

Është koha sot, natyrisht, kur është e mundshme dhe e nevojshme të ndryshohet jeta shoqërore, së cilës i kushtohet vëmendje  më shumë dhe çdo gjëje që njeriu e bënë në të mirën e vet, ku mund të rrezulltojë të ketë një jetë më të begatshme dhe më të frytshme. Edhe populli i Kosovës e ka merituar këtë pjesë të lumturisë dhe qetësisë njerëzore, atëherë pse nuk vepron sot në një kahe të tillë, kush po e pengon në rrugën e vet?

Kur u çlirue Kosova, e gjithë bota i hapi sytë, por më shumë popullata e vet, e cila mbijetojë edhe një herë nga lufta barbare serbo-sllave, për të filluar jetën prej zeros dhe tutje, duke menduar se gjithçka u krye…? Kosova e posa çliruar i vendosi Institucionet e veta dhe e formoi shtetin institucional dhe më vonë e fitoi edhe Pavarësinë, e cila ishte gjëja më sublime dhe më e shtrenjtë e popullit të saj. Ishim tejet të lumtur, sepse përherë të parë në historinë e vet po udhëheqët  Kosova e lirë dhe në frymën demokratike.

Kaluan disa vite pas çlirimit të Kosovës, kaluan edhe disa vite pas pavarësisë së saj, Kosova shumë pak ka ndryshuar , e cila mbetët mbrapa zhvillimeve ekonomike dhe politike, duke u dalluar si një dele e zezë dhe vatër e varfërisë në këtë pjesë të rajonit. Dhe në kohën kur të gjitha vendet tjera kanë arritë ti tejkalojnë krizat e ndryshme të regjimëve dhe zhvillimëve ekonomike, Kosova sot thellohet edhe më shumë në valën dhe vargun e këtyre krizave, e cila nuk tregon rrezulltate që mbështetjen e kanë në forcat e programeve që insistojnë thyerjen e këtyre krizave politike dhe ekonomike.

Pjesa dërmuese e përmbajtjes së politikës ekzistuese në këtë qeverisje i takoi anës së luftës, (si meritë e saj)e cila që në fillim e humbi besimin e popullit dhe Institucioneve, duke uzurpuar dhe përvetësuar pronat shoqërore dhe shtetërore, të cilët edhe sot  predentojnë  edhe për një kohë të vazhdojnë  me avazin e tyre, sëcilës iu shtuan edhe të zezat tjera të korrupsionit dhe krimit të organizuar, që nuk do të ishte e arsyeshme të vazhdohet kjo avanturë politike e llojit të vet, pasojat e sëcilës janë të shumënduarshme dhe në përspektivë afatgjate  të rrezikshme për popullatën e vendit dhe shtetin e Kosovës.

Nisur nga shumë fakte dhe nga vetë fakti i politikës dhe ekonomisë së pa zhvilluar të vendit, si edhe mungesa e kushteve e nevojava qytetare, lirisht mund të thëmi se një qeverisje e tillë e ka quar Kosovën në një kolaps dhe labirint të rrezikshëm, që nuk mund të dilet lehtë. Prandaj, mjafton kjo si një akuzë e rëndë nga ana e popullit, e cila do të arsytohet vetëm me ndryshimin e kësaj garniture të deformuar qeverisëse, duke e zavendësuar me një gjeneratë të re dhe vitale, e cila do të jetë një shkëndi e mirëpritur nga gjithë popullata e vendit.

Dhe, për më tepër, askush nuk e ka të garantuar e të kushtëzuar qeverisjen dhe mandatin  e përhershëm në sistemin e demokracisë, as Presidenti, as kryeministri dhe të tjerët, dhe për këtë të vërtetë shumëkush mund të dal  lakuriq para drejtësisë dhe historisë, edhe pse dyfytyrësia me mllefin dhe ligësitë e veta, hargjon forcat e veta dhe përpjekët për ta nxjerrë vetën nga anarkia, kinse për t’u orientuar drejt integrimëve në Europë.

Kosova nuk mund të bëhët e atillë dhe peng i këtyre mesazheve, apo vatër e krizave dhe e varfërisë,  edhe pse frymën ia kanë zënë shërbëtorët e korrupsionit dhe krimit, epilogu i kësaj politike duhet të përfundojë sa më shpejtë me një grim dhe vizion të tjeshtë, që kjo garniturë e vjetër  politike të pushojë mandatin e saj, të cilën duhet ta „falenderojmë për atë që bani „ dhe na pruni deri këtu ku jemi,  por për fat të keq nuk na lakmoi askush. Efekti i qelësit të tillë të kësaj krize do të ishin gjenerat e reja intelektuale kosovare, të cilat do të vendosin fatin e popullit dhe garant i gjitha të mirave të këtij vendi.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx